AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Socialistët në vështirësi për të mbajtur bashkinë e Hasit

Bashkia e Hasit është qeverisur nga socialistët që nga viti 2015, ndërsa më herët, balanca e forcave mes PS-së dhe PD-së ka qenë në ekuilibër. Por në zgjedhjet e vitit 2021, Hasi i dha një humbje shumë të rëndë socialistëve, të cilëve nuk u mjaftoi pushteti vendor për t’u mbështetur sadopak.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
09:34 | 25/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
589
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bashkia e Hasit në veri të Shqipërisë ishte një nga surprizat elektorale, një zonë tradicionalisht e djathtë, e cila votoi kandidatin e koalicionit të majtë të përbërë nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2015.

E majta fitoi zgjedhjet me rezultatin 52 me 45%, por fakti është që edhe në zgjedhjet e mëparshme, ato të vitit 2007 dhe 2011, kandidatët e majtë për kryetarë komunash në rrethin Has janë paraqitur mirë përballë demokratëve, duke qeverisur bashkinë e Krumës, e cila është qendra e bashkisë së re Has krijuar pas reformës së vitit 2015.

Situata duket gjithsesi se ka ndryshuar, dhe jo në favor të socialistëve. Ish- kryebashkiaku i tyre Adem Lala u dënua nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me privatizimin e një ndërtese shtetërore në Krumë. Ndërsa rezultati zgjedhor i socialistëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ishte katastrofik. Ata morën vetëm 35% të votave në zgjedhjet parlamentare përkundrejt 63% që morën demokratët.

Bashkia e Krumës numëron rreth 17 mijë votues në listat e zgjedhësve, por numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka rënë, nga gati dhjetë mijë në zgjedhjet e vitit 2011, në 8 mijë në zgjedhjet e vitit 2021, duke reflektuar shkallën e lartë të emigrimit. Pjesëmarrja gjithsesi ka qenë e konsiderueshme, 73% në vitin 2007, 50% në vitin 2021.

Në garën e 14 majit garojnë Miftar Dauti për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe Beqir Mulaj për Partinë Socialiste. Tetëmbëdhjetë parti garojnë me lista të mbyllura për 21 mandatet e këshillit bashkiak të Hasit. Në listat e tyre gjenden 396 emra, ose afërsisht një kandidat për çdo 40 votues.

Bashkia e Hasit ka një sipërfaqe prej 400 kilometrash përgjatë kufirit me Kosovën dhe në të përfshihen zonat administrative Krumë, Fajzë, Gjinaj dhe Golaj. Bujqësia dhe punësimi ditor në qytetet e Kosovës pranë bashkisë së re, si Gjakova dhe Prizreni, përbëjnë burimet kryesore të jetesës, krahas të ardhurave nga emigrimi nga vende të tjera, veçanërisht në Britaninë e Madhe.

Relievi i zonës shtrihet nga rreth 300 metra mbi nivelin e detit deri në malet e larta të Gajrepit, Pashtrikut dhe Maja e Kunorës, të cilat gjenden në lartësitë 1400-1900 metra mbi nivelin e detit.

Hasi gjendet gjithashtu në shtegun turistik malor Theth-Valbonë-Kukës dhe turizmi rural apo malor mund të jetë një perspektivë e mirë ekonomike për këtë zonë.

Hasi njihet si krahinë etnografike me traditë të gjatë zejtare në produktet e leshit të punuara me shije si dhe për zanatçinj bukëpjekës.

Toka bujqësore e disponueshme për banorët e zonës u reduktua ndjeshëm pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës, i cili përmbyti disa lugina dhe fshatra.

Bashkia e Hasit numëron 232 të punësuar.

Etiketa: Adem LalaAdministrativeBanorëBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e HasitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia Vorëe majtaEmigrimiGjakovahaskandidatëtKosovëKrumëkryetarLëvizja Socialiste për IntegrimmandatetMiftar DautiPartiaPartia SocialistePunëPunësimiPushteti vendorshqipStruktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarThethTokaTurizmiVotueszgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Koalicioni ”Bashkë Fitojmë”, pa numërues votash në gjysmën e vendit

Tjetri

Gëzim i dyfishtë: Bashkëjetesa fetare i ka rrënjët e thella në Berat

Tjetri
Berati, qyteti ku e shkuara dhe e tashmja shkëmbehen pas çdo rrugice (Foto)

Gëzim i dyfishtë: Bashkëjetesa fetare i ka rrënjët e thella në Berat

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.