AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Fushata’ e shefes së Kadastrës në favor të Gjicit denoncohet në KQZ

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi të mërkurën dhjetra denoncime nga organizatat e shoqërisë civile për përdorim të aseteve publike në fushatë – përfshi edhe rastin e Dallëndyshe Bicit në përkrahje të kandidatit të Kukësit. Përfaqësuesja e Bicit u mbrojt se ajo ishte gjendur rastësisht në këtë aktivitet politik.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:03 | 26/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallandyshe Bici dhe kandidati për bashkinë e Kukësit, Safet Gjici gjatë takimit elektoral më 16 prill.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallandyshe Bici u shfaq në oborrin e një shkolle në Fshat të Kukësit më 16 prill si pjesë e një takimi elektoral të kandidatit socialist për bashkinë e Kukësit, Safet Gjici.

Bici mori mikrofonin dhe ofroi premtime në emër të kryeministrit në këmbim të votës për kandidatin Gjici.

“Jam këtu me bekimin e Kryeministrit për të qenë në krah të kandidaturës më të mirë për Kukësin,” tha Bici në takimin elektoral.

“Nëse votat tuaja do jenë për Partinë Socialiste dhe kryetarin e palodhur Safet Gjici, atëherë dhe investimet do të jenë shumë të mëdhaja,” dëgjohet të thotë ajo në një video që përfaqësues të organizatës “Qendra Qytetare” e depozituan si provë pranë KQZ-së.

Sipas “Qendresës Qytetare”, prania e Bicit përkrah kandidatit Gjici është një rast tipik i përdorimit të aseteve publike në fushatë në kundërshtim me dispozitat ligjore të Kodit Zgjedhor.

“Bazuar në dispozitat ligjore për rregullimin e procesit ligjor, drejtorët e agjencive shtetërore ndalohen që të marrin pjesë në takime elektorale dhe aq më shumë të bëjnë thirrje politike në favor të kandidatëve,” tha Dhimitër Zguro, këshilltar ligjor i “Qëndresa Qytetare” në KQZ.

Sipas tij, Bici kishte bërë thirrje të hapura për votimin e Gjicit dhe kishte premtuar në emër të kryeministrit investime në zonë në këmbim të kësaj mbështetje politike. “Qëndresa Qytetare” kërkoi nga komisioneri Ilirian Celibashi marrjen e masave administrative ndaj Bicit dhe kandidatit Gjici.

Drejtoresha e ASHK-së, Dallëndyshe Bici u përfaqësua në mbledhjen e KQZ nga Ledia Lila, e cila pretendoi para Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve se Bici kishte qenë në Kukës për arsye familjare, pasi ishte fshati i saj i origjinës dhe se kishte marrë pjesë rastësisht në këtë aktivitet politik.

“Ky aktivitet nuk është organizuar nga zonja Bici dhe aty nuk është bërë asnjë premtim elektoral për atë që ajo si zyrtare ka në dorë, si shpërndarja e titujve të pronësisë,” tha përfaqësuesja e Kadastrës.

Rasti i Bicit nuk ishte i vetmi që u shqyrtua në mbledhjen e së mërkurës. Qëndresa Qytetare ka denoncuar dhe një akt ligjor të Këshillit të Ministrave për dhënien e shpërblimeve pensionistëve në prag të zgjedhjeve vendore, si dhe përfshirjen e zyrën arsimore vendore të Vlorës në organizimin e një takimi me të rinjtë votues për herë të parë me zyrtarë të PS-së.

Po ashtu, Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncoi përdorimin e administratës shtetërore në një takim elektoral të PS-së me gratë në Vlorë, ku sipas KSHH-së kishin marrë pjesë punonjëse të institucuoneve vendore në një orar zyrtar të punës.

Dhjetra denoncime të tjera nga KRIIK dhe organizata të tjera të shoqërisë civile në lidhje me mosraportime të aktiviteteve publike dhe përdorim të aseteve publike për fushatë u shqyrtuan nga Komisioneri, i cili shtyu vendimmarrjen për sanksione për mbledhjen pasardhëse.

Shumica e institucioneve të denoncuara nuk kanë dërguar pretendime dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për informacion nga KQZ për aktivitetet e denoncuara.

Përfaqësuesi i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në KQZ, Franci Nuri, kërkoi marrjen e sanksioneve maksimale që të nxisin respektimin e ligjit nga administrata. Sipas tij, përdorimi i aseteve publike nga partia në pushtet është në përmasa shumë më të mëdha se sa denoncimet.

Administrata e KQZ-së bëri të ditur se për periudhën 14-20 prill janë ndaluar 37 aktivitete, mes të cilave 19 janë ndaluar për shkak të pjesëmarrjes së personave partiakë dhe pjesa tjetër për mosrespektim të afateve në raportim.

Për realizimin e aktiviteteve të ndaluara dhe mosraportim të tyre, komisioneri Celibashi i propozoi të martën Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve gjoba në masën 10 000 lekë për kryetarin e bashkisë Prrenjas dhe kryetarin e bashkisë Korçë, si dhe më masën 5 000 lekë për persona përgjegjes për raportimet në gjashtë raste të tjera.

KAS deri më tani ka vendosur sanksione minimale në masën 5 000 për personin përgjigjes dhe 2 500 lekë për kryetaren e bashkisë Lushnje për zhvillimin e aktiviteteve të ndaluara,  si dhe gjobë 5000 lekë  personit përgjegjës për raportim në bashkinë Tropojë për mosraportim të aktivitetit publik të kryetarit të bashkisë.

 

Etiketa: AdministrataAdministrativeASHKDallandyshe BiciDallëndyshe BiciFranci NurifushataIlirian CelibashiinvestimeKASKëshillit të MinistraveKëshilltar ligjorKomisioneriKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKomiteti Shqiptar i HelsinkitKQZKRIIKKSHHLushnjeMASmbështetjeParaPartiapensionistëPSPunëQëndresa QytetareSafet GjicisanksionevideoVlorëVotuesZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Këshilltari ligjor, Ermal Tauzi përballet pa telashe me vetingun

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Pali Deçolli – Prokuroria e Durrësit

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Pali Deçolli – Prokuroria e Durrësit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Pali Deçolli – Prokuroria e Durrësit

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.