AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Himara, socialistët në pozicion të fortë përballë kandidatit të PBDNJ, Fredi Beleri

Socialistët kanë realizuar fitore të njëpasnjëshme në Himarë përballë një opozite të ndarë në shumë kandidatë dhe parti, gjë që duket se është forcuar nga bashkimi i ish-komunës Horë-Vranisht me bashkinë e re. Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, gara këtë herë është ndarë në vetëm dy kampe.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:17 | 26/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
589
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në vitin 2011, kandidati socialist Jorgo Goro arriti të realizojë një fitore të ngushtë në zgjedhjet e bashkisë së qytetit Himarë, ndërsa kryebashkiaku i mëparshëm, Vasil Bollano, përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, humbi. Goro fitoi 42% të votave ndërsa Bollano 39%. Dy kandidatë të tjerë përfaqësonin koalicionin përreth PD-së dhe partinë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA.

Në zgjedhjet e vitit 2015, kur qytetit të Himarës iu bashkuan edhe komunat Lukovë dhe Horë-Vranisht, socialistët e patën më të lehtë fitoren. Këtë herë ata ishin në koalicion me LSI-në ndërsa ish-komuna Horë-Vranisht, ku përfshihen disa nga fshatrat mbështetëse historike të komunizmit shqiptar si Kuç dhe Tërbaç, u dha atyre fitore të thellë.

Socialistët arritën ta forcojnë më thellë rezultatin e vet zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur arritën të fitojnë 59% të votave, përkundrejt 37% të opozitës së përbërë nga demokratët dhe LSI. Ata fituan me mbi 50% të votave në të trija njësitë e bashkisë, por në Horë-Vranisht, rezultati për socialistët ishte 82%.

Jorgo Goro garon në zgjedhjet e 14 majit 2023 për mandatin e tij të katërt. Përballë tij garon  Dhionisios Alfred Petro Beleri, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. I njohur shkurtimisht si Fredi Beleri, ky i fundit ka garuar për PBDNJ-në në zgjedhjet e vitit 2015 dhe fitoi 27% të votave.

Numri i votuesve në Himarë ka mbetur pak a shumë në të njëjtat nivele përgjatë dekadës së fundit, por numri i votave të hedhura realisht në kutitë e votimit ka ardhur në rënie të vazhdueshme. Pjesëmarrja ishte 40% në vitin 2011 dhe ra në vetëm 26% në zgjedhjet e vitit 2021, një nga nivelet më të ulëta në vend. Në vlerë absolute, në zgjedhjet e vitit 2015 morën pjesë afro 8700 votues, ndërsa më 2021, ishin vetëm 5900. Një pjesë e rënies mund të jetë shkaktuar nga vendimi i komitetit COVID për të ndaluar të votojnë emigrantët që mund të ktheheshin për të votuar ndërsa efekti i shkëputjes së lidhjeve me vendlindjen të emigrantëve të vjetër apo largimi i mëtejshëm i popullsisë është i vështirë të përcaktohet për shkak të mungesës së censusit të popullsisë dhe banesave.

Në terma absolutë, numri i votave për socialistët ka rënë më pak se sa numri i votave të kandidatëve të tjerë.

Situata gjithsesi duket ndryshe në zgjedhjet e 14 majit. Fredi Beleri është përfaqësues i PBDNJ-së dhe besohet se do të jetë në gjendje të thërrasë mbështetës nga emigrantët në Greqi. Ndonëse socialistët me të vërtetë kanë fituar 59% të votave më 2021, Himara është një bashki e vogël me numra të vegjël. Dhjetë apo njëzet autobuzë nga numri i madh i emigrantëve mund të ndryshojë balancën.

Himara është një bashki bregdetare me burime të konsiderueshme natyrore për turizëm, bujqësi e blegtori e peshkim, si dhe me objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Ajo shtrihet në 572 kilometra katrore dhe, pavarësisht burimeve të lakmueshme natyrore, është një nga zonat më pak të populluara në vend dhe më të goditura nga emigrimi masiv dhe kolapsi demografik. Në censusin e vitit 2011, vetëm 7800 nga mbi 25 mijë banorët e regjistruar u gjendën në shtëpi, gjë që sugjeron se dy në tre banorë kanë emigruar.

Himara është gjithashtu  një nga të paktat bashki të vendit që kanë mbërritur sakaq në pikën e rënies demografike natyrore, gjë që do të thotë që prej vitesh, lindjet në këtë bashki janë më të pakëta se sa vdekjet. Dhe tendenca është gjithashtu në përkeqësim. Në vitin 2021, në Himarë pati vetëm 50 lindje ndërsa numri i vdekjeve ishte 183.

Etiketa: BanorëbashkiBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëblegtoriCOVIDDhionisios Alfred Petro BeleriEmigrimifitoreFredi BeleriGreqiHimarahimarëJorgo GoroLSINumri i vdekjevePBDNJPDPushteti vendorVendimiVotuesZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ermal Tauzi – Gjykata Kushtetuese

Tjetri

Vdekja e çuditshme e individit liberal

Tjetri
Vdekja e çuditshme e individit liberal

Vdekja e çuditshme e individit liberal

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.