AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Erozioni detar përparon pa asnjë barrierë në bregdetin e Adriatikut

Në bregdetin mes Durrësit dhe Kavajës, përparimi i detit këtë dimër ka dëmtuar me dhjetra biznese, investimet publike si dhe rezervatin natyror të Rrushkullit, ndërkohë që institucionet e pushtetit vendor thonë se nuk kanë të dhëna dhe specialistë për të adresuar pasojat.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
16:48 | 28/04/2023
në Artikull kryesor, Mjedisi, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shëtitorja në bregdetin e Golemit është dëmtuar nga erozioni detar përgjatë dimrit. Foto: Eriola Azizolli.

Luan Shtaza, një tregtar i paisjeve të plazhit, doli më herët këtë vit për të shitur me karrocën e tij ambulante në një nga plazhet e Golemit në Kavajë, por u habit nga përparimi i detit drejt tokës.

“Çdo vit deti përparon drejt tokës. E shikoni atë kullën afër detit, ishte kullë vrojtimi, por e ka marrë avancimi i detit gjatë këtij dimri,” tregon 52-vjeçari.

Në zonën e Golemit në Bashkinë e Kavajës, bizneset që operojnë në fushën e turizmit i janë përgjigjur erozionit me breza gurësh dhe dheu, por nuk ia kanë dalë të parandalojnë dëmet.

“Po përgatisim sezonin, por çdo vit duhet ta nisim me riparimet e dëmtimeve që bën deti gjatë dimrit. Këtë vit ka prishur gjithë stukturën prej druri që ishte në tokë nga bregu deri tek hoteli,” thotë pronari i një hoteli në vijën e parë.

Erozioni detar është sipas ekspertëve një fenomen natyror normal, i bazuar në forcat tidale të baticë-zbaticës, duke sjellë gërryerjen e hapësirës bregore prej forcës së valës detare dhe avancimin e detit në tokë. Në brigjet e buta ranore, fenomenti i erozionit shfaqet më agresiv dhe avancimi i detit është më i madh dhe më i shpejtë.

Megjithatë, ritmet e erozionit në bregdetin shqiptar konsiderohen alarmante.

“Rasti i Adriatikut lindor është padyshim një shembull mjaft i qartë i shfaqjes së kësaj dukurie. Zona më e prekur është zona nga jugu i Shëngjinit deri në pjesën e Spillesë në Kavajë,” tha Olsi Nika, drejtues i “Eco Albania”.

“Ritmi i erozionit është absolutsht alarmant dhe kushtëzon habitatet bregdetare tranzitore si dhe ka një ndikim të pakthyeshëm në speciet dhe habitatet bregdetare,” shtoi Nika.

Një kullë roje është marrë përpara nga deti në bregdetin e Golemit. Foto: Eriola Azizolli.

I gërshetuar edhe me pasojat e ndryshimeve klimatike, erozioni përbën një kërcënim serioz për sektorët kyçë të ekonomisë si turizmi, peshkimi dhe bujqësia. Të kërcënuara janë edhe specie të ndryshme, të cilët nuk mund t’u përshtaten habitateve të reja.

Naim Ndroqi, një 62-vjeçar nga Tirana, shkon çdo fundjavë për peshkim në Malin e Robit dhe i hedh grepat në det në orët e para të mëngjesit. Por rrallëherë zë peshk dhe fajëson për këtë ndryshimin e bregdetit.

“Dal herët dhe deri në mbrëmje peshkoj. Për pasion, se peshk nuk ka më. Me këto ndryshime në det, s’ka peshk më,” u ankua ai.

Njësoj si në Golem, edhe në Malin e Robit dëmet e dimrit janë të dukshme. Një pjesë e shëtitores është dëmtuar, duke përfshirë edhe disa shtylla elektrike buzë detit.

Bashkia e Kavajës konfirmoi dëmtimin e shëtitores si pasojë e erozionit, ndërsa shtoi se nuk kishte një zyrë dhe specialistë përkatës që merreshin me këto çështje.

“Është dëmtuar një pjesë e shëtitores në  Malin e Robit, për shkak të erozionit”, tha Bashkia e Kavajës në një përgjigje për BIRN pas një kërkese zyrtare.

Sipas saj, erozioni ishte vërejtur në Malin e Robit dhe në zonën e Karpenit.

Edhe Rezervati Natyror i Menaxhuar në Rrushkull me një sipërfaqe prej 565 hektarësh është duke u përballur me erozionin, ku si pasojë janë gërryer 75 hektarë tokë nga deti. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e konsideron erozionin si problemin kryesor për Rezervatin.

Për ekspetin Olsi Nika, rasti i Rrushkullit është shqetësues jo vetëm për shkak të ritmit të erozionit, por dhe në ndryshimin e vijës bregdetare.

“Rasti i zonës së Rrushkullit, ku deti avancon drejt tokës me një ritëm alarmant deri në 2 metër në vit. Ky ritëm erozioni ndikon padyshim në definimin e vijës bregore dhe patjetër edhe në humbjen e habitateve tranzitore të bregdetit,” tha Nika.

Pavarësisht dëmeve të mëdha dhe të përsëritura, fenomeni i erozonit po neglizhohet nga institucionet lokale dhe ato qendrore.

Bashkia e Durrësit i tha BIRN se nuk dispononte të dhëna në lidhje me erozionin detar, ndërsa institucioni i Prefektit tha se kjo çështje nuk ishte në fushën e tij të veprimit.

Por qasje të tilla kritikohen nga ekspertët, të cilët vlerësojnë se erozioni nuk është vetëm një fenomen natyror, por shkaktohet edhe nga dora e njeriut.

Olsi Nika nga “Eco Albania” thotë se shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve për llogari të industrisë së ndërtimit ka sjellë tashmë pasoja për bregdetin e Adriatikut, përfshi edhe zonën mes Durrësit dhe Kavajës.

“…Arsyeja kryesore është gërryerja dhe marrja e sedimenteve prej lumenjve Ishëm dhe Erzen me qëllim furnizimin e industrisë së ndërtimit”, tha Nika.

Jo më pak ndikim ka edhe urbanizimi i bregdetit si pasojë e ndërtimeve.

“Nga ana tjetër, shkatërrimi i dunave ranore bregdetare për t’i hapur rrugë urbanizimit të bregdetit në këtë zonë, ka ndikuar negativisht duke i hequr bregdetit mburojën e fundit kundër erozionit,” përfundon Nika.

Bizneset u përpoqën të vendosnin barriera prej girësh dhe dheu, pa mundur të parandalojnë dëmet. Foto: Eriola Azizolli.
Etiketa: Agjencia Kombetare e Zonave te MbrojturaBashkiaBashkia e DurrësitBashkia e KavajësBIRNEco AlbaniaerozioniErzenIshëmLokaleMbrojtja e mjedisitMjaftMjedisindikimOlsi NikaParapasojaPeshkimiSHTiranaTurizmi
I mëparshmi

Çmimet e banesave bien për herë të parë në gjashtë vjet

Tjetri

Kompromisi Balla-Alibeaj paralizon punimet e Kuvendit deri në zgjedhje

Tjetri
Kompromisi Balla-Alibeaj paralizon punimet e Kuvendit deri në zgjedhje

Kompromisi Balla-Alibeaj paralizon punimet e Kuvendit deri në zgjedhje

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.