AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Poliçani, Adriatik Zotkaj në kërkim të mandatit të gjashtë

Kryebashkiaku i bashkisë së vogël të Poliçanit në qarkun e Beratit përballet me dy sfidantë nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe nga Partia Demokratike për mandatin e tij të gjashtë, në një bashki ku popullsia është pakësuar dhe ku PS zakonisht fiton me shumicë plebishitare.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
21:24 | 03/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Adriatik Zotkaj u zgjodh kryetar i bashkisë Poliçan për herë të parë në vitin 2004 dhe më pas, më 2007, si përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Që nga ajo kohë, ai duket se e ka përmirësuar vazhdimisht rezultatin e vet zgjedhor, ndërsa Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në territorin e kësaj bashkie në vitin 2021 me 63% të votave. Zotkaj, kryebashkiaku i dytë më jetëgjatë në Shqipëri pas Gëzim Topçiut të Maliqit, kërkon aktualisht mandatin e tij të gjashtë.

Përballë tij garojnë Florian Qama, një ekspert i teknologjisë së informacionit dhe mësues, i cili kandidon në emër të Partisë Demokratike, dhe Behar Xhaferajt, i cili garon në emër të koalicionit Bashkë Fitojmë.

Bashkia e Poliçanit përbëhet nga 3 njësi administrative, të cilat janë: Poliçan, Tërpan dhe Vërtop. Nga këto, Poliçani është aktualisht pjesë e rrethit Skrapar ndërsa dy njësitë e tjera janë pjesë e rrethit Berat. Të gjitha njësitë janë pjesë e qarkut Berat. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 26 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu.

Bashkia e re e Poliçanit përbëhet nga qyteza ish-industriale e Poliçanit dhe dy komuna të cilat nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qytezën pasi kanë qenë më parë pjesë e rrethit Berat. Nga këto, komuna Tërpan, e cila shtrihet në një terren të thyer malor dhe ka një lidhje të tërthortë me Poliçanin, përmes Beratit.

Qyteti i Poliçanit ka qenë një qendër e rëndësishme e industrisë ushtarake dhe e industrisë së materialeve të ndërtimit për shkak të burimeve të mëdha të gurit. Poliçani ka qenë më herët një fshat në varësi të Beratit, i cili u shpall qytet në vitin 1967.

Industria mekanike pushoi së ekzistuari pas viteve 1990 dhe u kufizua në disa raste vetëm në procesin e demontimit të municioneve, gjë që solli papunësi shumë të lartë në qytezë, e cila filloi të depopullohej nga të rinjtë. Shfrytëzimi i rezervave të gurit vijon sot në mënyrë private. Industria e nxjerrjes së gurit dekorativ është në ditët e sotme një resurs i konsiderueshëm ekonomik për zonën.

Numri i votuesve të regjistruar në zonë ka rënë me rreth 1 mijë vetë, nga 14 mijë në 13 mijë, duke reflektuar largimin e të rinjve dhe rënien natyrore të popullsisë. Numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka rënë nga 7800 në 6200 vetë. Pjesa më e madhe e rënies së votuesve ka gërryer nga ana e partive të opozitës.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik ZotkajBashkiaBashkia PoliçanBehar XhaferajBeratFlorianFlorian QamakryetarPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePushteti vendorshqipShqipëriSkraparzgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

‘Makineri’ shtetërore dhe punësime elektorale në garën për bashkinë e Dibrës

Tjetri

Socialistët duken komodë në bashkinë e trazuar të Lushnjës

Tjetri
Socialistët duken komodë në bashkinë e trazuar të Lushnjës

Socialistët duken komodë në bashkinë e trazuar të Lushnjës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.