AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Socialistët duken komodë në bashkinë e trazuar të Lushnjës

Me një ish-kryebashkiak në burg për shpërdorim detyre, socialistët duket se kanë avantazh në bashkinë e Lushnjës, votuesit e së cilës kanë zgjedhur tradicionalisht të majtën së paku që nga viti 2007.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
09:52 | 04/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
586
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Socialistët kanë qeverisur bashkinë e qytetit të Lushnjës që nga viti 2007, kur mposhtën demokratët dhe rezultatet e tyre zgjedhore kanë qenë që nga ajo kohë, të thella. Socialistët pritet të kërkojnë mandatin e pestë radhazi për qytetin dhe të tretin për bashkinë e madhe me anë të kryetares aktuale në detyrë, Eriselda Sefa, pasi kryebashkiaku jetëgjatë i mëparshëm Fatos Tushe ra në burg për abuzim me detyrën. Sefa nuk ka një jetëshkrim të publikuar online, por ajo ka punuar më parë si nënkryetare e bashkisë deri sa i zuri vendin Tushes. Përballë saj garon kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka, i cili është një ekonomist agrar.

Lushnja ka 105 mijë votues në listat zgjedhore, ndërsa këshilli bashkiak ka 41 anëtarë. Për zgjedhjet e 14 majit, 12 parti garojnë për këshilltarë duke prezantuar në listat e tyre të mbyllura 505 kandidatë.

Rezultatet zgjedhore të së shkuarës tregojnë se, me përjashtim të vitit 2007, kur PD dhe PS ishin pranë për nga numri i votave, socialistët kanë pasur rezultat të konsiderueshëm. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021, banorët e Lushnjës i dhanë Partisë Socialiste 51% të votave ndërsa kundërshtarët e tyre aktualë, koalicioni Bashkë Fitojmë, morën vetëm 41% të votave bashkë.

Popullsia votuese në Lushnjë është rritur në mënyrë të konsiderueshme, nga 94 mijë në vitin 2011, në 105 mijë këtë vit. Numri i qytetarëve që kanë votuar ka ardhur në rënie dhe pjesëmarrja gjithashtu. Në vitin 2021 në territorin e bashkisë votuan 49  mijë qytetarë nga 51 mijë që patën votuar më 2011. Këto vota duket se janë humbur më shumë nga partitë e opozitës aktuale dhe më pak nga Partia Socialiste. Pjesëmarrja në votime, vetëm 47% në vitin 2021, reflekton shkallën e lartë të emigrimit të vazhdueshëm. Megjithatë, kjo pjesëmarrje është pak më e lartë se sa mesatarja kombëtare, e cila ishte 46% më 2021.

Lushnja shtrihet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë në një zonë fushore dhe kodrinore, e cila përbën pjesën më të rëndësishme të bujqësisë shqiptare. Afërsisht 43% e votuesve janë banorë të qytetit të Lushnjës. Kjo bashki përbëhet nga 11 njësi administrative, të cilat janë: Lushnjë, Allkaj, Bubullimë, Hysgjokaj, Golem, Dushk, Karbunarë, Ballagat, Fier Shegan, Kolonjë dhe Krutje. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Lushnjës dhe qarkut Fier. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 85 fshatra.

Lushnja është edhe zona bujqësore më e rëndësishme e Shqipërisë me prodhime të bimëve të arave, zarzavateve, bostanoreve dhe prodhimeve blegtorale në zonat e ulëta, si dhe me ullinj e vreshta në zonat kodrinore. Gjatë dekadës së fundit janë zhvilluar serat për prodhim zarzavatesh jashtë sezonit natyror për konsum vendës dhe për eksport.

Toka e Lushnjës mbillen zakonisht dy herë në vit dhe në raste të veçanta edhe tre herë në vit. Tipar tjetër është afërsia e kësaj zone bujqësore me tregjet kryesore konsumatore të vendit si Tirana, Durrësi dhe Vlora. Gjatë dekadave të fundit, fermerët e zonës janë përqendruar në përdorimin e teknikave që realizojnë prodhim të hershëm të fushës, si dhe në prodhimin e zarzavateve në sera për të realizuar furnizimin e tregut në periudhat e dimrit. Gjithashtu, mbjellja e drithërave është një tjetër burim ekonomik i të ardhurave të banorëve.

Tregtimi i prodhimeve bujqësore kryhet përgjithësisht në tregun pranë qytetit të Lushnjës nga ku nisen edhe një pjesë e madhe e eksporteve bujqësore të Shqipërisë për tregjet në brendësi të Ballkanit apo në Europën qendrore e lindore.

Gjithashtu në zonat rurale ka banorë të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në mbarështrimin e bagëtive si lopët dhe delet, si dhe në prodhimin e nënprodukteve të qumështit. Në këto zona operojnë disa kompani të përpunimit të qumështit, të cilat kanë krijuar një rrjet të grumbullimit të qumështit shtëpi më shtëpi duke krijuar kushtet për profilizimin e një pjese të fermerëve drejt mbarështimit të lopëve.

Etiketa: abuzimAdministrativeBanorëbashkiBashkiaBashkia LushnjeBurgEduart SharkaEriselda SefaFatos TusheFierPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePDprodhimPSPushteti vendorshqipshqiptareTiranaTokaVloraVotaVotuesvreshtaZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Poliçani, Adriatik Zotkaj në kërkim të mandatit të gjashtë

Tjetri

Kurbin, socialistët në vështirësi pas dy fitoreve pa kundërshtarë

Tjetri
Kurbin, socialistët në vështirësi pas dy fitoreve pa kundërshtarë

Kurbin, socialistët në vështirësi pas dy fitoreve pa kundërshtarë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.