AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Durrësi, një garë e fortë në zgjedhjet e 14 majit

Opozita ka humbur zgjedhjet në bashkinë e qytetit Durrës që nga viti 2000 dhe në territorin e bashkisë së re, që nga viti 2015. Por rritja e opozitës gjatë zgjedhjeve të ashpra të vitit 2021 dhe ndryshimi i konjukturave në qytet duket se e bën garën të hapur më 14 maj.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:38 | 04/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Partia Demokratike në opozitë e ka kontrolluar për herë të fundit Bashkinë e Durrësit në vitin 2000. Socialistët e morën pushtetin në qytetin e dytë më të madh të vendit, fillimisht me mjekun Miri Hoti në vitin 2000 e më pas, me Lefter Kokën, aktualisht ish-ministër në pritje të gjykimit për korrupsion dhe pastrim parash. Demokratët humbën shansin e tyre më të mirë në vitin 2007, kur Vangjush Dako mposhti kundërshtarin me vetëm 300 vota më shumë.

Socialistët krijuan pas kësaj një makineri të stërmadhe elektorale në qarkun Durrës, ku përfshihen edhe lidhjet famëkeqe me elementë të krimit të organizuar, falë të cilave ishin në gjendje të përmirësonin rezultatin e tyre zgjedhor, veçanërisht në zgjedhjet bashkiake.

Rezultatet kanë qenë më mikse në zgjedhjet parlamentare. Në vitin 2005, deputetët e fituar në përballjet për qarkun Durrës ishin instrumentale në sigurimin e shumicës parlamentare të Partisë Demokratike, ndërsa ish-komunat përbërëse të bashkisë së re votuan demokratët më 2007 me rezultat të thellë dhe me rezultat më të ngushtë në vitin 2011.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Durrësi ishte shumë i rëndësishëm për socialistët, të cilët vendosën kryetarin e tyre në listat e këtij qarku, por rezultati nuk ishte aq i thellë. Socialistët fituan vetëm 3 mijë vota më shumë në një bashki, ku votat e “të tjerëve”, pra partive të vogla dhe votat e djegura nga votuesit si të pavlefshme, ishin 7,500. Durrësi pati zgjedhje të pjesshme në vitin 2022, ndërsa kryebashkiakja e mëparshme dha dorëheqjen pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Emiriana Sako, kryebashkiakja aktuale, fitoi ato zgjedhje në të cilat morën pjesë vetëm 26% e votuesve, përballë dy kandidatëve të PD-së së përçarë.

Me një fjalë, gara për Durrësin nuk duket kurrsesi e mbyllur. Socialistët kanë hasur telashe të vazhdueshme me politikanët e tyre në qark. Përveç Kokës, i cili është aktualisht në burg dhe që ishte faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e vitit 2021, ish-kryebashkiaku jetëgjatë Vangjush Dako është shpallur “i përfshirë në korrupsion madhor” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i është ndaluar të hyjë në SHBA, njësoj si drejtuesit të opozitës, Sali Berisha.

Durrësi ka 266 mijë votues sot dhe numri i votuesve të regjistruar është rritur me mbi 51 mijë nga viti 2011. Durrësi është gjithashtu një bashki që historikisht ka pasur pjesëmarrje shumë të ulët në zgjedhje, duke sugjeruar se votuesit në këtë qytet nuk binden dot kollaj për të dalë të dielave në votime. Ndërsa numri i zgjedhësve është rritur me 51 mijë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në votime është rritur me vetëm 14 mijë mes zgjedhjeve të vitit 2011 dhe atyre të vitit 2021. Socialistët kanë shtuar 8 mijë vota, ndërsa kundërshtarët e tyre, PD dhe LSI të marra sëbashku, kanë shtuar 4,400. Diçka më shumë se sa kaq janë shtuar në kategorinë “të tjerë”, vota të hedhura për partitë e vogla apo vota të pavlefshme.

Banorët e Durrësit pritet të votojnë më 14 maj për të zgjedhur nëse do t’ia lënë bashkinë kryebashkiakes aktuale, Emiriana Sako, një arkitekte që garon për Partinë Socialiste, apo do të ndryshojnë krah për herë të parë në shumë kohë për të zgjedhur kandidatin e opozitës, ish-deputetin Igli Cara. Ai ka qenë deputet më parë dhe ka studiuar biokimi.

Në garë për 51 postet e këshillit bashkiak janë dymbëdhjetë parti me 730 kandidatë në listat e tyre të mbyllura.

Bashkia e Durrësit ka një sipërfaqe prej 338 kilometrash katrore dhe shtrihet përgjatë bregdetit të Adriatikut në një zonë fushore dhe kodrinore në Shqipërinë qendrore. Kjo bashki përbëhet nga gjashtë njësi administrative, të cilat janë: Durrësi, Sukthi, Ishmi, Katundi i Ri, Rrashbulli dhe Manëz.

Durrësi është porti kryesor i vendit nga ku kalon pjesa dërrmuese e tregtisë së jashtme, si për importe ashtu edhe për eksporte. Durrësi shtrihet nga Shkëmbi i Kavajës në jug deri në Kepin e Rodonit në veri dhe përfshin resortin më të madh turistik të vendit në Gjirin e Durrësit dhe në Gjirin e Lalëzit, ku gjatë viteve të fundit janë zhvilluar shumë fshatra turistike.

Ekonomia në Durrës përfshin një bazë jo të vogël industriale, përfshirë industrinë fason si dhe aktivitet të shërbimeve të marketingut Call Center, krahas sektorit të ndërtimit. Durrësi ka gjithashtu portin më të madh të peshkimit në vend. Bashkia e Durrësit numëron gati 1700 të punësuar.

Problemet kryesore të qytetit lidhen me një krizë kronike në menaxhimin e mbeturinave urbane, veçanërisht gjatë sezonit turistik, dhe një krizë të vazhdueshme në furnizimin me ujë. Ujësjellësi i Durrësit është borxhliu më i madh në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Etiketa: AdministrativeBanorëbashkiBashkiaBashkia DurrësBashkia e DurrësitBurgCall centerDakoDepartamenti Amerikan i ShtetitdeputetDurrësEkonomiaEmiriana SakofasonHotiIgli CaraIshmiKorrupsionkorrupsion madhorLefter KokaLSIPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePastrim parashPDportiPunëPushteti vendorQarkun DurrësSali BerishaSHSHBAShkëmbi i KavajësshqipVangjush DakoVotaVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

I paraburgosuri humb jetën si pasojë e arrestit kardiak

Tjetri

Vendimi i KPK për Hysen Ajasllarin: Deklarim i pamjaftueshëm dhe cënim i besimit

Tjetri
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Hysen Ajasllari

Vendimi i KPK për Hysen Ajasllarin: Deklarim i pamjaftueshëm dhe cënim i besimit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.