AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Maliqi, bashkia që nuk ka ndryshuar kryetar që nga viti 2000

Gëzim Topçiu i Partisë Socialiste garon për mandatin e tij të ri më 14 maj përballë Alfred Gegës nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Topçiu ka drejtuar bashkinë e qytetit Maliq që nga viti 2000 dhe bashki e re që nga viti 2015, duke e bërë atë kryebashkiakun më jetëgjatë në vend.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gëzim Topçiu, kandidati i Partisë Socialiste për mandatin e shtatë të kryetarit të bashkisë Maliq, ishte 33 vjeç kur u zgjodh kryetar i bashkisë së qytetit në vitin 2000. Nëse do të zgjidhet sërish, ai do të jetë 60 vjeç në fund të mandatit dhe do të ketë kaluar më shumë se gjysmën e jetës në postin e kryetarit.

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka vendosur të sfidojë Topçiun me një mjek, Alfred Gegën.

Bashkia e Maliqit ka preferuar gjithmonë kandidatë të së majtës në zgjedhjet lokale, por në zgjedhjet e viteve 2007 dhe 2011, rezultati ka qenë i ngushtë. Socialistët zgjeruan fitoren e tyre në zgjedhjet që pasuan ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në territorin e bashkisë arritën të marrin 52% të votave përkundrejt 43% që morën dy partitë opozitare, PD dhe LSI.

Bashkia e Maliqit pa pësuar rënie në pjesëmarrjen në zgjedhje, gjë që ka gjasa të jetë shkaktuar nga emigrimi i një pjese të popullsisë, por votat duket se i kanë ikur më shumë partive të opozitës. Në zgjedhjet e vitit 2011, në qytet dhe në komunat përbërëse të bashkisë së re u hodhën 26 mijë vota ndërsa më 2021, 24 mijë.

Bashkia e Maliqit shtrihet në rrafshnaltën e Korçës në Shqipërinë juglindore.

Kjo bashki përbëhet nga 7 njësi administrative, të cilat janë: Maliq, Libonik, Gorë, Moglicë, Vreshtas, Pirg dhe Pojan. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Korçës dhe qarkut Korçë. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 80 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu.

Qyteti i Maliqit nisi të ndërtohej pas tharjes me punë të të burgosurve të kënetës së Maliqit, e cila filloi të përdorej për kultivim me panxhar sheqeri. Qyteti u ndërtua në funksion të një fabrike të sheqerit dhe të alkoolit të nxjerrë nga melasa si dhe industritë shoqëruese, niseshtesë së misrit dhe majasë së bukës. Një termocentral i vogël u ndërtua në këtë kuadër.

Industria në fjalë është mbyllur para tre dekadash ndërsa së fundmi në këtë bashki është hapur një fabrikë për përpunimin e peshkut. Pjesa tjetër është zonë bujqësore.

Etiketa: AdministrativeAlfred GegabashkiBashkiaBashkia MaliqEmigrimiGëzim TopçiuKorçëkryetarLokaleLSIMjekParaPartisë SocialistePDPushteti vendorshqiptermocentralVotazgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
Tjetri
I paraburgosuri humb jetën si pasojë e arrestit kardiak

I paraburgosuri humb jetën si pasojë e arrestit kardiak

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.