AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Krujë, socialistët kërkojnë mandatin e tretë pas rezultatit të ngushtë të vitit 2021

Një zonë që dikur ishte bastion i opozitës kontrollohet prej kohësh nga socialistët, të cilët edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 patën një rezultat pozitiv, ndonëse shumë të ngushtë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
09:12 | 05/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
591
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bashkia e Krujës kontrollohet nga Partia Socialiste përmes Artur Bushit, një ish-emigrant që para se të merrte bashkinë e Krujës në vitin 2015, ishte zgjedhur kryekomunar i Thumanës në vitin 2011 për Partinë Socialiste. Përballë tij garon Agron Loka, i cili ka qenë kryetar i degës së Partisë Demokratike në qytezën e Fushë-Krujës, një nga njësitë administrative të bashkisë Krujë.

Kruja numëron 65 mijë votues dhe votat e saj janë të rëndësishme për zgjedhjet parlamentare për shkak se llogariten si pjesë e qarkut Durrës, një qark me një numër të lartë e në rritje deputetësh dhe që përbën një nga zonat kyçe të palëve konkurruese për llogaritë në kapjen e shumicës parlamentare. Banorët e bashkisë së sotme votuan në shumicë dërrmuese për kandidatët e PD-së në zgjedhjet e vitit 2007, ndërsa rezultati u ngushtua në vitin 2011. Socialistët fituan Krujën mes debateve më 2015. Në vitin 2021, ata fituan vetëm 225 vota më shumë se sa partitë e opozitës, PD dhe LSI, të marra sëbashku.

Rezultati i vitit 2021 sugjeron se gara e 14 majit është  e hapur.

Numri i votuesve në Krujë është rritur me 10 mijë nga viti 2011, ndërsa numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është rritur me më pak se 2 mijë. Shumica e shtesës së votave duket se i ka kaluar socialistëve dhe më pak, kundërshtarëve të tyre.

Pjesëmarrja në zgjedhje është e konsiderueshme. Në vitin 2021 ishte 56%, shumë më e lartë se sa mesatarja kombëtare prej 46%.

Demokratët kanë qeverisur qytetin e Krujës për herë të fundit në periudhën 2007-2015, ndërsa socialistët kanë kontrolluar Fushë-Krujën në vijimësi që pas vitit 2011. Komuna Nikël është kontrolluar nga socialistët me deputetin e tyre aktual Rrahman Rraja që së paku nga viti 2003.

Bashkia e Krujës shtrihet në një zonë prej 339 kilometrash katrore në Shqipërinë qendrore dhe ka terren të përzierë fushor dhe malor. Ajo përfshin njësitë administrative Bubq, Thumanë, Fushë-Krujë dhe Nikël në zonën fushore dhe Krujën e Cudhinë në zonën malore. Kruja dhe Fushë-Kruja janë statusin e qytetit.

Zona ka karakter ekonomik të përzierë, industrial dhe bujqësor, ku vendburimet e gurit gëlqeror përbëjnë bazën e industrisë së prodhimit të çimentos dhe të gëlqeres në vend si dhe shqetësimin kryesor për mjedisin dhe shëndetin për shkak të ndotjes së stërmadhe që kjo industri shkakton. Zona malore e Cudhisë përfshin parkun kombëtar të Qafë-Shtamës.

Qyteti i Krujës me kështjellën mesjetare, tregun e stilit osman, muzeun etnografik dhe muzeun kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është ndoshta vendi më i vizituar turistik në Shqipëri ndërsa turizmi ka sjellë edhe ruajtjen e traditës së artizanatit në disa zeje të kufizuara në Pazarin e Krujës.

Të dyja qytetet, Kruja dhe Fushë-Kruja, kanë si burime kryesore punësimi industrinë e veshjeve dhe këpucëve ndërsa qyteti i Fushë-Krujës siguron një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave edhe nga fabrika e çimentos.

Etiketa: AdministrativeAgron LokaArtur BushiBanorëBashkiaBashkia KrujëdeputetDurrëskandidatëtKrujëkryetarLSIParaPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePDPunëPunësimiPushteti vendorRrahman RrajaSHshqipShqipëriSkënderbeuTurizmiVotaVotueszgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Vendimi i KPK për Hysen Ajasllarin: Deklarim i pamjaftueshëm dhe cënim i besimit

Tjetri

Skrapari mbetet socialist pavarësisht Ilir Metës

Tjetri
Skrapari mbetet socialist pavarësisht Ilir Metës

Skrapari mbetet socialist pavarësisht Ilir Metës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.