AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Skrapari mbetet socialist pavarësisht Ilir Metës

Bashkia malore në Shqipërinë e Jugut ka votuar të majtën vazhdimisht dhe vazhdimisht. Partia Demokratike dhe aleatët e tyre, Lëvizja Socialiste për Integrim, iu afruan suksesit në zgjedhjet e vitit 2011, kur fituan disa nga komunat, por jo qytetin e Çorovodës. Zgjedhjet e vitit 2021 sugjerojnë se opozita ka pak shanse pavarësisht se bashkëudhëhiqet nga Meta.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
14:05 | 05/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
587
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bashkia malore e Skraparit në Shqipërinë e jugut është një zonë ku popullsia po pakësohet me shpejtësi. Regjistri i zgjedhësve numëronte gati 15 mijë vetë në këtë zonë në vitin 2011, ndërsa më 2013, ka diçka më shumë se sa 13 mijë. Pjesëmarrja në votime, e cila shërben si matës indirekt i emigrimit, ka rënë nga 9 mijë, në 7 mijë. E megjithatë, shumica dërrmuese e rënies së numrit të votuesve është gërryer nga mbështetësit e opozitës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në territorin e kësaj bashkie, socialistët arritën të fitonin 51% të votave, një diferencë komode kjo në raport me dy partitë e opozitës aktuale, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat morën vetëm 42%.

Skrapari ka qenë një krahinë mbështetësish të fortë të Partisë Socialiste pavarësisht se në të shkuarën, nga gjiri i saj ka pasur gjithashtu edhe ballistë. Në zgjedhjet e vitit 2015, kur Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim garuan bashkë, Skrapari dha 85% të votave për këtë koalicion, ndërsa në lista për këshillet bashkiake, LSI mori 57%.

Skrapari është një bashki që dukshëm ka pëlqyer Ilir Metën kur ky i fundit ka garuar majtas, ndërsa fakti që Meta ka lindur atje nuk ngjan se ka mjaftuar kur ai garoi në opozitë me socialistët më 2021.

Votuesit në Skrapar pritet të zgjedhin më 14 maj mes kryetarit aktual të bashkisë, Adriatik Memës, i cili më herët ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes në pozicione të ndryshme civile, dhe Euglen Mustafallarit, kandidat i Koalicionit Bashkë Fitojmë.

Shtatë parti garojnë për 15 poste të Këshillit Bashkiak. Në listat e tyre gjenden 114 kandidatë.

Skrapari shtrihet në 831 kilometra katrore në një terren të thyer malor. Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative, të cilat janë: Çorovodë, Qendër Skrapar, Bogovë, Vëndreshë, Çepan, Potom, Leshnje, Gjerbës dhe Zhepë. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit Skrapar dhe pjesë e qarkut Berat. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 106 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu.

Bashkia ka një densitet të ulët të popullsisë dhe rrjet rrugor të kufizuar. Qyteza e Çorovodës u ndërtua në funksion të industrisë ushtarake gjatë kohës së komunizmit. Aktualisht ajo ka një fabrikë të vogël fason ndërsa krahina merret edhe me shfrytëzimin e gurit dekorativ. Gjatë viteve të fundit, zona është bërë tërheqëse për turistët e natyrës me kanionet e Lumit Osum.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik MemabashkiBashkiaBashkia SkraparBeratEuglen MustafallarifasonLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMatMetaOsumPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePotomraportSHshqipSkraparturistvotuesitzgjedhje 2013Zgjedhjet
I mëparshmi

Krujë, socialistët kërkojnë mandatin e tretë pas rezultatit të ngushtë të vitit 2021

Tjetri

Korçë, socialistët në avantazh të lehtë

Tjetri
Korçë, socialistët në avantazh të lehtë

Korçë, socialistët në avantazh të lehtë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.