AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Korçë, socialistët në avantazh të lehtë

Qyteti i Korçës nuk ka pasur një kryebashkiak demokrat që nga viti 2007, por zgjedhjet e vitit 2021 sugjerojnë se gara është larg nga të qenit e vendosur.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:30 | 05/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Banorët e bashkisë së Korçës pritet të zgjedhin në 14 maj mes kryebashkiakut aktual, Sotiraq Filo, i cili mban postin që nga viti 2013 dhe që garon për Partinë Socialiste dhe pedagoges së ekonomisë, Ledina Alolli, e cila garon si përfaqësuese e koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë. Bashkia e madhe e Korçës ka pasur një kryebashkiak socialist që kur koalicioni PS+LSI fitoi me lehtësi në zgjedhjet e vitit 2015, ndërsa qyteti i Korçës, ku jetojnë gati 70% e votuesve të bashkisë së madhe, kanë votuar një kandidat socialist që nga viti 2007, kur Niko Pelesh mposhti me rezultat të thellë kandidatin demokrat, Gjergji Papa.

Korça është një nga bashkitë ku numri i votuesve dhe pjesëmarrja në përqindje ka rënë gjatë dekadës së fundit. Dy grupet e mëdha kanë humbur vota, ndërsa grupi “Të tjerë” ku përfshihen partitë e vogla dhe qytetarët që kanë djegur votat si të pavlefshme, ka njohur rritje.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, socialistët dhe aleati i tyre aktual, Partia Socialdemokrate, fituan sëbashku 21 mijë vota, vetëm 600 vota më shumë se sa dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Tetë përqind e votave u kaluan partive të vogla ose ishin vota të pavlefshme, gjë që sugjeron se gara për 14 majin, së paku në teori, mbetet e hapur.

Numri i votuesve në Korçë është 109 mijë ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit ka qenë 42%.

Këshilli i Bashkisë Korçë ka 41 anëtarë. Në garë për këshilltarë janë 15 parti, të cilat kanë në listat e tyre 591 kandidatë. Për këshilltar garon edhe Lazjon Pjetri si i pavarur.

Korça është një bashki që shtrihet në rrafshnaltën me të njëjtin emër në Shqipërinë juglindore, një zonë malore. Vetë fusha e Korçës gjendet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit. Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative, të cilat janë: Korçë, Qendër Bulgarec, Voskop, Voskopojë, Lekas, Vithkuq, Mollaj dhe Drenovë. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Korçës dhe qarkut Korçë. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 62 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu.

Një qendër e rëndësishme kulturore dhe historike, zona e Korçës ka pësuar rënie popullsie dhe vështirësi ekonomike gjatë tre dekadave të fundit, pasi industria e kohës së Komunizmit është mbyllur duke e lënë qytetin me një bazë modeste ekonomike. Zonat bujqësore përreth Korçës konsiderohen gjerësisht toka pjellore ndërsa zonat malore të Drenovës, Vithkuqit e Voskopojës janë të njohura si destinacione turistike. Bashkia e re numëron 5700 kompani të regjistruara, përfshirë biznesin e vogël për vetëpunësim.

Vetë Korça ka zhvilluar turizmin duke shfrytëzuar trashëgiminë e pasur arkitekturore të qytetit.

Etiketa: AdministrativeBanorëbashkiBashkiaBashkia KorçëFushaKorçëKryebashkiakLedina AlolliLëvizja Socialiste për IntegrimLSIPartiaPartia DemokratikePartia SocialdemokratePjetriPSPunëshqipSotiraq FiloTokaVotaZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Skrapari mbetet socialist pavarësisht Ilir Metës

Tjetri

Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë së Mikhail Zorin

Tjetri

Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë së Mikhail Zorin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.