AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dimali, votuesit pakësohen në dëm të opozitës

Bashkia e Dimalit, ish-Ura Vajgurore, ka mbështetur socialistët në mënyrë të përsëritur, ndërsa numri i votuesve ka rënë dhe maxhoranca ka arritur të ruajë rezultatet e veta të mëparshme.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
18:08 | 08/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryebashkiakja socialiste e bashkisë Dimal, Juliana Memaj kërkon më 14 maj  një mandat të tretë përballë dy kandidatëve të opozitës, Dritan Sulës nga Partia Demokratike dhe Gentian Meçit nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Sula është një biznesmen në zonë, sipas prezantimit nga Partia Demokratike, ndërsa Gentian Meçi është mësues.

Memaj fitoi mandatin e saj të parë në vitin 2015, pasi pati punuar avokate shteti në Tiranë.

Bashkia e Dimalit shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore në Shqipërinë qendrore dhe ka karakter kryesisht bujqësor ndërsa në territonin e bashkisë ka një numër aktivitetesh të shfrytëzimit të gurit gëlqeror në zonën e Malit të Shpiragut.

Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative, të cilat janë: Ura-Vajgurore, Poshnje, Kutalli dhe Cukalat. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit Berat dhe pjesë e po këtij qarku. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 34 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu.

Bashkia ka një sipërfaqe prej 156 kilometrash katrore. Bujqësia është e përqendruar te zarzavatet dhe bostanoret në fushë dhe në sera, si dhe në ullinj e në vreshta.

Dimali është njohur më herët si Ura Vajgurore dhe ka ndryshuar emrin së fundmi, duke përdorur emrin e një vendbanimi të lashtë që gjendet në territorin e kësaj bashkie.

Bashkia ka 31 mijë qytetarë me të drejtë vote, nga të cilët, 9,300 jetojnë në qytezën e Dimalit ndërsa pjesa tjetër, në ish-komunat përbërëse. Pjesëmarrja në zgjedhje ka ardhur në rënie, nga 56% në vitin 2011, në 47% në vitin 2021, gjë që duket se reflekton shkallën e emigrimit.

Partia Socialiste ka fituar me diferencë të konsiderueshme. Në zgjedhjet e vitit 2021, PS fitoi 49% të votave ndërsa dy partitë kryesore të koalicionit opozitar, PD dhe LSI, morën 40% të votave.

Etiketa: AdministrativeavokatebashkiBashkiaBashkia DimalBeratBiznesmenDritan SulaGentian MeçiJuliana MemajKutalliLSIPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPSshqipURAUra VajgurorevotuesitvreshtazgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

KLGJ vendos të verifikojë gjendjen shëndetësore të gjyqtarit Sami Ujkashi

Tjetri

KAS gjobit 15 kryebashkiakë për përdorim të burimeve publike në fushatë

Tjetri
KAS  amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

KAS gjobit 15 kryebashkiakë për përdorim të burimeve publike në fushatë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.