AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Peqin, “faktori Çam” përmbysi zgjedhjet në favor të PS-së

Bashkia e Peqinit në Shqipërinë qendrore është një zonë që mbështeste demokratët dikur me diferencë të madhe por pas vitit 2015, angazhimi i elementëve të PDIU-së në politikën vendore të zonës dhe afrimi i tyre me PS-në e përmbysi rezultatin. Situata duket më e balancuar në vitin 2021.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
20:16 | 08/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
590
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë radhazi në bashkinë e vogël të Peqinit në Shqipërinë qendrore, me një kandidat të ri, i cili ka punuar më herët si drejtor i OSHEE-së, Bukurosh Reçi. Përballë tij, për koalicionin Bashkë Fitojmë, Mustafa Pashja.

Bashkia e Peqinit përbëhet nga qyteti historik i Peqinit dhe ish-komunat Pajovë, Karinë, Përparim, Gjocaj dhe Shezë. Bashkia shtrihet në një zonë kodrinore në të dy krahët e lumit Shkumbin. Bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik ndërsa një institucion penitenciar përbën një burim punësimi për zonën.

Në regjistrin e votuese, Peqini numëron 30 mijë qytetarë ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit ka qenë 44%. Votuesit në Peqin zgjodhën Dashnor Sulën, një ish-prokuror, si deputet për Partinë Demokratike në vitin 2005, kohë kur Shqipëria votonte në sistem zgjedhor maxhoritar të korrektuar. Që nga ajo kohë, demokratët patën avantazh në bashki, duke fituar me 51% zgjedhjet e vitit 2007 dhe 60% zgjedhjet e vitit 2011.

Situata filloi të ndryshojë në vitin 2015, kur koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, ia dha Peqinin aleatit të vet të ri, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila zgjodhi Saimir Hasallën si kryetar bashkie. Hasalla fitoi me 67% të votave, një shumicë dhe përmbysje e pazakontë. PDIU e tregoi gjithashtu forcën e saj në zgjedhjet parlamentare të dy viteve më vonë, kur arriti të fitojë dy mandate deputetësh në qarkun e Elbasanit, ku në territorin e Bashkisë Peqin doli forcë e parë me 70% të votave. Elementët lokalë të PDIU-së, përfshirë Hasallën, u integruan në Partinë Socialiste në zgjedhjet e mëvona. Vetë Hasalla garoi për deputet për PS-në në vitin 2021 dhe arriti të marrë mbi 11 mijë vota pëlqyese. Hasalla është shfaqur aktualisht duke bërë fushatë për Bukurosh Reçin.

Zgjedhjet e vitit 2021 ishin disi më të balancuara, ku Partia Socialiste fitoi 50% të votave, dy partitë opozitare, PD dhe LSI morën 43% ndërsa 7% ishin vota të partive të tjera apo vota të pavlefshme.

Pjesëmarrja në votime ishte 44%. Numri i votuesve është rritur me 4 mijë mes viteve 2011 dhe 2023 ndërsa pjesëmarrja në votime ka rënë në 13 mijë në zgjedhjet e vitit 2021. Në krahasim me vitin 2021, kandidatët e së djathtës kanë humbur mbi 3 mijë vota ndërsa socialistët dhe aleatët e tyre vendorë kanë fituar rreth 1,600 vota.

Etiketa: bashkiBashkiaBashkia PeqinBukurosh ReçideputetIntegrim dhe UnitetkandidatëtkryetarLSIMustafa PashjaOSHEEPartiaPartia DrejtësiPartia SocialistePDPDIUprokurorPSPunëPunësimiSaimir HasallaSHShkumbinshqipShqipëriaVotavotuesitZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

KAS gjobit 15 kryebashkiakë për përdorim të burimeve publike në fushatë

Tjetri

Shpopullimi dhe investimet, temat kryesore të fushatës në Mirditë

Tjetri

Shpopullimi dhe investimet, temat kryesore të fushatës në Mirditë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.