AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Shpopullimi dhe investimet, temat kryesore të fushatës në Mirditë

Qetësia në rrugët e qytetit të Rrëshenit është shenjë e emigracionit masiv që i shqetëson qytetarët dhe ka gjetur rrugë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, ku kryebashkiaku Ndrec Dedaj kërkon një mandat të tretë duke nënvizuar rekordin e tij për realizimin e punëve publike.

Elvis HilangaElvis Hila
3 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndrec Dedaj , kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një takimi elektoral në Rrëshen

Veç cicërimave të zogjve dhe ndonjë të moshuari që pushonte nën hijen e pemëve, qendra e qytetit të Rrëshenit ishte e zbrazët të premten. Në rrugë nuk ka shenja të fushatës elektorale dhe njerëzit, si në shumë qytete të Shqipërisë, nuk duken të interesuar për zgjedhjet.

E vetmja shenjë se jemi në sezon zgjedhor është një mbishkrim në anë të Rrugës së Kombit pranë mbikalimit të Rrëshenit.

“Non Grata tani nuk meritojnë asgjë”, shkruhet në tabelën që shoqërohet me fotot e përfaqësuesve të opozitës dhe që shërben si poster elektoral i socialistëve.

Në qytet ka pak lëvizje dhe akoma më pak prej atyre me të cilët folëm janë interesuar për zgjedhjet e 14-majit.

“E kam hum fare shpresën tek politika. Asgjë nuk është bërë për Mirditën. Vinë, mashtrojnë, marrin votat dhe largohen, duke mos bërë asgjë. S’kam fare plan të dal të votoj”, tha një 65-vjeçar, i ulur në një nga stolat e qendrës së Rrëshenit.

Në bashkinë e Mirditës, që ka për qendër qytetin e Rrëshenit janë në garë dy kandidat. Ndrec Dedaj, i kërkon një mandat të tretë në krye të Bashkisë Mirditë nën siglën e Partisë Socialiste dhe Albert Mëlyshi, që garon për koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Bashkia e Mirditës numëron 27 mijë votues, të cilët pritet të vendosin për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak më 14 maj.  Mirdita është drejtuar prej 12 vjetësh nga socialistët, por këta kanë lëshuar terren dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, mazhoranca mori 1 mijë vota më pak se opozita.

Socialistët e kanë bazuar fushatën e tyre për zgjedhjet e 14 majit në punët publike të bëra në bashki gjatë tetë viteve që e kanë drejtuar.

“Po bëjmë një fushatë të qetë derë më derë, duke prezantuar punët që kemi bërë. Mirdita ka pësuar një transformim rrënjësor gjatë 8 viteve të fundit”, tha kryebashkiaku Ndrec Dedaj.

Dedaj pretendon se në zonë janë realizuar shumë investime, sidomos në pjesën urbane të bashkisë.

“Ne kemi bilanc pune ndaj dhe kërkojmë një mandat të tretë për të vijuar projektet dhe vizionin tonë për Mirditën, e cila nuk kishte njohur më parë kaq shumë investime”, tha ai.

“Shumë punë na presin dhe jemi të bindur se do ta fitojmë këtë garë”, shtoi Dedaj, ndërsa premton vëmendje më të madhe për fshatrat dhe potencialin e tyre në agro-turizëm.

Kandidati i Bashkë Fitojmë, Albert Mëlyshi

Në krahun tjetër kandidati i opozitës Albert Mëlyshi, i cili jeton në Rrëshen,  e ka përqendruar fushatën e tij tek shpopullimi dhe mbrojtja e bukurive natyrore të Mirditës, të cilat sipas tij janë të kërcënuara nga lejet koncensionare të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve.

“Do të jemi krah banoreve të për mbrojtur pasuritë natyrore të Mirditës të cilat janë të kërcënuara nga lejet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve. Vendimmarrjet tona do të jenë në konsultim me banorët dhe jo siç është vepruar deri më tani, ku zëri i qytetareve nuk është dëgjuar”, thotë kandidati i opozitës Albert Mëlyshi.

Mëlyshi, ndër të paktët kandidatë në këto zgjedhje që i njofton paraprakisht takimet e tij të fushatës elektorale, po ashtu pretendon se është më afër zgjedhësve ndërsa ironizon rivalin e tij se e ka qeverisur bashkinë nga Tirana.

“Mirdita nuk mund të drejtohet me telefon nga Tirana siç ka ndodhur këto 8-vite nga kryetari aktual i Bashkisë,” tha Mëlyshaj.

“Kjo histori duhet të marrë fund me 14-maj dhe jam i bindur se ne do ta fitojmë këtë garë”, shtoi ai.

Ai po ashtu pretendon se ka një plan që do të ndalojë shpopullimin e zonës nga emigrimi duke premtuar lehtësim të procedurave për hapje të bizneseve dhe më pak taksa.

Banorët e Rrëshenit me të cilët biseduam janë të ndarë në qëndrime.

“Janë bërë disa punë të mira, por kërkohet më shumë punë sidomos në fshatra”, thotë një qytetar rreth 50 vjeç që kërkon të mos identifikohet. Ai thotë se do të votojë për socialistët, por vë në dukje humbjen e shpresës dhe largimet masive.

“Janë boshatisur fshatrat dhe duhet të ketë më shumë vëmendje për të ndaluar këtë fenomen, i cili ka marrë përmasa të frikshme”, theksoi ai.

Ata që votojnë për kandidatin e opozitës mendojnë se kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse bashkia ndërron duar.  Gjin Marku një emigrant i rikthyer pas 30-vitesh nga emigracioni, tha se situata duhet të ndryshoje sepse bashkia nuk po ju shërben aspak qytetarëve.

“Mirdita nuk mund të drejtohet nga Tirana siç ka ndodhur këto 8 vite, ku kryetari jeton në Tiranë dhe nuk don t’ia dije për komunitetin ku është zgjedhur”, shtoi Marku.

Ai shtoi se vetëm ndryshimi në pushtet do u mundësojë njerëzve të kenë një kryebashkiak që u qan hallet.

 

Etiketa: Albert MëlyshiBanorëbashkiBashkiaBashkia MirditëEmigrimiIlir MetainvestimeKryebashkiakMbrojtjaMetaMirditëNdrec Dedajnon grataOpozitapaktPartisë SocialistePunëSali BerishaSHshqiptaksaTiranaVotaVotueszgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Malaj – Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Malaj – Prokuroria e Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.