AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Gara për bashkinë e Beratit rrotullohet rreth turizmit

Kandidatët për kryebashkiak të Beratit shohin te turizmi zgjidhjen e problemeve ekonomike të zonës, ndërsa premtojnë zgjatje të kohës së qëndrimit të vizitorëve në qytet dhe investime në infrastrukturën e nevojshme për turizëm të qëndrueshëm.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
19:30 | 09/05/2023
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Turistë të huaj në qytetin e Beratit. Foto: Eriola Azizolli.

Rruga pranë urës së varur që ndan lagjet “Mangalem” dhe “Goricë” ishte e mbingarkuar me makina të dielën e 7 majit në qytetin muze të Beratit.  Tre oficerë policie të sektorit të qarkullimit rrugor, dy mesoburra dhe një vajzë e re, mundohen të vënë rregull mes morisë së mjeteve dhe këmbësorëve që përshkojnë qytetin.

“Prisni, prisni të kalojnë këmbësorët,” përsërit si refren oficerja e re, duke u drejtuar tabelën mjeteve në rrugë, ndërsa kalimtarët kalojnë rrugën grupe-grupe.

“Ja, këtë ditë presim. Gjatë javës ka turistë, por më pak, e shtuna dhe e diela është plot,” tha Valentina Këmbaci, e cila shet fruta në pedonalen e qytetit.

Pak më tutje në bulevardin përpara Qendrës së Kulturës, ‘Margarita Tutulani”, turistët ndalojnë të dëgjojnë tingujt e muzikës rrok që vjen prej fonive.  Një prej tyre, Michael Carr, një 18-vjeçar nga Skocia, nis të kërcejë me ritmin.

“Është kaq bukur. Diell, aromë lulesh, qytet me shumë dritare. Tani ka dhe muzikë,” tha 18 vjeçari, që kishte menduar se rastësisht ishte bërë pjesë e një feste.

Vetëm kur i shpjegojmë se në fakt gjendet në një miting elektoral të kandidatit Zija Ismaili, një mjek ligjor që garon për koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë në zgjedhjet lokale, ai reagon i habitur: “Ah, do të ketë zgjedhje?! Mendova se kishte ndonjë festë në qytet”.

Ismaili garon përballë kandidatit socialist, Ervin Demo, një pedagog i ekonomisë dhe ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Arsimit, i cili kandidon në zgjedhjet e 14 majit për një mandat të dytë si kryetar bashkie në Berat.

Por ndryshe nga turisti që u tërhoq prej muzikës, banorët janë më pak entuziastë ndaj mitingjeve elektorale dhe më të vëmendshëm ndaj grupeve me turistë.

“Ata do të bëjnë punën e tyre. Atë punë kanë, çdo katër vjet. Ne të shpresojmë që të kemi sa më shumë turistë, se këtë vit e kemi nisur mbarë shumë,’ i tha BIRN Përparim Nonaj.  Pensionisti ka një banesë në lagjen “Mangalem” që familja e ka kthyer në bujtinë dhe është shumë i kënaqur me sezonin, që këtë vit ka nisur shumë më herët.

“E kemi nisur që përpara marsit këtë vit. Urojmë që të shkojë kështu, aty i kemi sytë. Aty i ka sytë Berati, po këta, këtë punë kanë,” tha Nonaj duke treguar me dorë nga regjia lëvizëse ku disa djem punojnë për çmontimin dhe largimin e saj.

Turizmi si kryefjalë e fushatës

Shtabi elektotal i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Zija Ismaili. Foto:Eriola Azizolli.

Hera e fundit që Partia Demokatike ka pasur drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të qytetit ka qenë para vitit 2000. Nga viti 1995 deri në vitin 2000, bashkia u drejtua nga Milika Jaho, një grua që u përball gjatë drejtimit të qytetit edhe me trazirat e vitit 1997. Më pas votat kanë shkuar vetëm majtas.

Rezultatet e zgjedhjeve në Berat që prej vitit 2000 tregojnë një avantazh në rritje të socialistëve në qytet dhe në zonat për rreth tij. Në vitin 2007, rezultati i votave mes kandidatëve të majtë dhe të djathtë ishte 47 me 43%. Në vitin 2021, rezultati ishte 53 me 39%.

Duke mos besuar se mund të ketë ndonjë ndryshim në zgjedhjet e 14 majit, qytetarët në përgjithësi duken të painteresuar për fushatën, përveçse atyre të angazhuar në struktura partiake.

Madje, ata që e kanë një punë në turizëm e shohin me bezdi fushatën. “Sot u bë shumë rrëmujë nga takimi që kishte Saliu, ikën dhe disa që donin të blinin,” ankohet Valentina Këmbaci, ndërsa i shet kumbulla të freskëta disa vizitorëve nga Kosova.

Dreka i gjen të gjitha restorantet e qytetit plot. Pasditja është e tejmbushur në pedonale me vizitorë dhe banorë, të rinj dhe të reja, që rikthehen në qytet gjatë fundjavave.

Kandidatët për kryebashkiakë e kanë kuptuar lidhjen e fortë të qytetit me turizmin dhe të dy këmbëngulin se do ta përmirësojnë atë.

“Këta që shihni ju sot në Berat, janë vizitorë, jo turistë. Vijnë, shikojnë dhe ikin. Unë i kam idetë e qarta se si do ta transforjnë këtë sektor jetik për qytetin,” thotë Zija Ismaili. Ai premton restaurim dhe rindërtim të të gjithë objekteve në lagjet muzeale dhe në zonën e mbrojtur dhe infrastrukturë moderne për pjesën tjetër të qytetit. Ismaili këmbëngul se ai mund t’i bëjë më të gjata qëndrimet e turistëve dhe më të gjallë ekonominë e qytetit.

Edhe kryebashkiaku aktual, Ervin Demo është i fokusuar te turizmi. Demo thotë se në katër vjet bashkia ia ka dalë të ketë turizëm gjatë gjithë vitit dhe se numri i turistëve është dyfishuar nga viti 2019, kur ai ka marrë drejtimin e bashkisë në zgjedhjet pa opozitë.  “Në vitin 2019, 210 mijë turistë e vizituan Beratin. Ky ishte viti që mbahej si rekord dhe matja e vizitueshmërisë bëhej duke mbajtur si referim këtë vit, si viti më i mirë. Por, gjatë vitit 2022 Beratin e kanë vizituar 400 mijë vizitorë”, tha Demo.  Sipas tij aktivitetet e organizuara nga bashkia, kanë ndihmuar në rritjen e numrit të vizitorëve.

Demo flet me superlativa për rritjen e turizmit në qytet, ndërsa përmend se aty po ndërtohen 30 hotele të reja dhe se mbi gjysma e kredive bankare merren për të investuar në turizëm.

Të gjithë besojnë në fitore

Një poster elektoral i Partisë Socialiste në qendër të Beratit. Foto: Eriola Azizolli.

Në zyrat e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” diskutohej për impaktin e pjesëmarrjes në takimin elektoral të së dielës.  Pjesë e grupit të punës janë antarë, drejtues strukturash lokale të PD dhe ish-LSI-së, sot Partia e Lirisë.

Aktivistët aty besojnë se koalicioni u jep më shumë mundësi për fitore, por shumica janë të vetëdijshëm që përballja nuk është e lehtë. “Do Zoti e përmbysim rezultatin këtë herë”, tha Desantina Arizaj, një prej drejtuesve të PD-së në nivel lokal.

Vetë kandidati i sheh shpresat e tij te zemërimi me keqqeverisjen prej socialistëve. “Kam parë zemërim gjatë kësaj fushate. Për mënyrën se si qyteti është transformuar në beton këto katër vite. Sot qyteti ka një bashki, ku qytetari nuk e gjen më veten, ndaj unë kam bindje se në këto zgjedhje qytetarët do të zgjedhin individin pa u ndikuar nga partia,”  i tha BIRN Zija Ismaili.

Mjeku thotë se synon që me drejtimin e bashkisë të rikthejë në qytet të larguarit me shpresën se do të sjellin zhvillim si potenciale njerëzore.

“Do të bëjë gjithçka që të ikurit të shohin sërish të ardhmen këtu, sepse vetëm kështu mund ta bëjmë Beratin qytetin e vizitueshëm çdo ditë të vitit,” thotë Ismaili.

Por edhe në krahun tjetër ka jo më pak optimizëm. Madje, Demo thotë se po shpreson ta thellojë diferencën, edhe aq të madhe, mes socialistëve dhe të tjerëve në bashkinë që drejton.

“Besoj se këtë vit rezultati do të jetë më i thellë në favor të Partisë Socialiste. Do të jetë më i thellë sepse besoj që dhe elektorati gri do votojë për kandidaturën time, pasi besojnë fort tek puna dhe transformimi i qytetit që është bërë në këto 4 vite”, tha Demo.

Kryebashkiaku pretendon se investimet dhe puna e tij në promovimin që i është bërë qytetit kanë sjellë rritje të turistëve dhe kanë përmirësuar ndjeshëm gjendjen e biznesit në qytet.

“E kam nisur punën me promovimin. Qyteti është promovuar me sete videosh, 20 të tilla të transmetuara kudo nëpër botë”, thotë ai.

 

 

Etiketa: 1997aktivistAktivistëBanorëbashkiBashkiaBashkia e BeratitBeratBIRNErvin DemofitoreHotelekandidatëtKosovaKryebashkiakkryetarLokaleLSIMakinaMjekParaPartiaPartisë SocialistePDPunaPunëShpresONturistTurizmizgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majitzhvillimZija Ismaili
I mëparshmi

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin për gjyqtarin Laurent Fuçia

Tjetri

Basketbolli si metaforë për garën elektorale në Lezhë

Tjetri
Basketbolli si metaforë për garën elektorale në Lezhë

Basketbolli si metaforë për garën elektorale në Lezhë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.