AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS rrëzon sërish kërkesën e Partisë së Lirisë për numëruesin e katërt

Pas një votimi që Kolegji Zgjedhor e rrëzoi si të paligjshëm, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi për herë të dytë pretendimin e Partisë së Lirisë për të marrë numëruesin e katërt.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:58 | 10/05/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, rrëzoi të mërkurën për herë të dytë ankesën e Partisë së Lirisë për të marrë numëruesin e katërt në të gjithë Grupet e Numërimit (GNV), pasi Kolegji Zgjedhor e quajti të pavlefshëm vendimin e parë.

Kolegji shpalli të martën vendimin për ankesën e Partisë së Lirisë duke konstatuar “pavlefshmëri absolute” të vendimit të KAS-it, pasi ishte marrë pa shumicë votash për shkak të votimit 2 me 2 të katër anëtarëve të pranishëm.

Vendimi i zbardhur i KAS shpreh qëndrimin pro pretendimeve të Partisë së Lirisë nga anëtarët; Elvis Çefa dhe Ledio Braho dhe qëndrimet kundër nga Ilirjan Rusmalit dhe Elvin Lakos, të cilët votojnë për rrëzimin e ankesës.

Edhe pse pa shumicë votash, KAS kishte vendosur rrëzimin e ankesës duke u bazuar me arsyetimin e “mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimmarrje”, por ky arsyetim u quajt i paligjshëm nga Kolegji duke e detyruar KAS-in që të marrë një vendim të ri brenda 24 orëve.

Gjatë rishqyrtimit të ankesës, Partia e Lirisë pretendoi se i takon asaj numëruesi i katërt duke  kërkuar rrëzimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i cili ndau me short mes saj dhe PDIU-së të drejtën e propozimit të numëruesit të 4-t, në 50 për qind të GNV-ve në gjithë vendin.

Vendimi i dytë i KAS të mërkurën e rrëzoi sërish ankesën e kësaj partie me shumicë votash pas një seance të gjatë debatesh, ku Partia e Lirisë kërkoi përjashtimin nga shqyrtimi i çështjes të anëtarit të KAS-it, Ilir Rusmaili.

Sipas përfaqësuesit ligjor të Partisë së Lirisë në KQZ, Ilir Kaziaj, anëtari i KAS-it ka interesa politike në vendimmarrje, pasi po kandidon për një pozicion të lartë publik që do të votohet në Kuvend. Ai po i referohej kandidaturës së Rusmailit për Avokat të Popullit, një proces i mbetur pezull në Kuvend për më shumë se 1 vit.

Rusmaili u mbrojt duke cituar Kodin Zgjedhor dhe marrëveshjen mes partive politike në vitin 2020, që sipas tij, përcaktonin edhe partitë që u takonte e drejta për të propozuar numërues.

Kërkesa e Kaziaj u kundërshtua nga KAS me argumentimin se të gjithë anëtarët janë njerëz të ligjit dhe respektojnë ligjin.

Sipas Kodit Zgjedhor, grupet e numërimit përbëhen nga 4 anëtarë, ku nga 1 anëtar kanë dy partitë e mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, anëtari i tretë dhe i katërt caktohet nga partitë e vogla të mazhorancës dhe opozitës që kanë mbi 2 mandate deputetësh në Kuvend.

Por, Partia e Lirisë pretendoi se PDIU nuk mund të quhet parti opozitare pasi deputetët e saj janë deklaruar të pavarur dhe kanë mbështetur politikisht qeverinë dhe se për më tepër nuk po e ushtron të drejtën për të propozuar numërues.

PDIU, e cila garon e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit në nivel këshillash dhe vetëm në një bashki me kandidat për kryetar,  i kundërshtoi këtë pretendime dhe kërkoi që të zbatohej ligji e t’i njihej e drejta si parti opozitare për të pasur numëruesit e saj.

PL dhe PDIU do të ketë mundësinë të propozojë anëtarë në 50 për qind të grupeve të numërimit në vend, duke e lënë kështu pa numërues në gjysmën e vendit koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”, ku PL bën pjesë.

 

Etiketa: bashkideputetElvis ÇefaGrupet e NumërimitGrupet e Numerimit te VotaveIlir KaziajIlir RusmailiIlirian CelibashiIlirjan CelibashiKASKodi ZgjedhorKolegjiKolegji ZgjedhorKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveKQZkryetarKuvendLedio BrahoPartiaPartia DemokratikePartia e LirisëPartia SocialistePDIUPLSHVendimVendimiZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Socialistët përpiqen të mbajnë Kamzën pas humbjes së thellë më 2021

Tjetri

Biznesi i Sokol Malajt në transportin e naftës vë në pikëpyetje karrierën si prokuror

Tjetri
Biznesi i Sokol Malajt në transportin e naftës vë në pikëpyetje karrierën si prokuror

Biznesi i Sokol Malajt në transportin e naftës vë në pikëpyetje karrierën si prokuror

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.