AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Socialistët përpiqen të mbajnë Kamzën pas humbjes së thellë më 2021

Partia Socialiste kërkon një mandat të dytë përballë dy kandidatëve kundërshtarë në Bashkinë e Kamzës, e cila ka votuar rregullisht opozitën, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar i dha PD-së dhe LSI-së një fitore edhe më të thellë se sa zakonisht.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:11 | 10/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
586
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Biznesmeni Rakip Suli kërkon një mandat të dytë në postin e kryetarit të Bashkisë Kamëz, pasi mori bashkinë në vitin 2019 në zgjedhje pa garë, hera e parë që socialistët kontrollojnë pushtetin në njësinë tradicionalisht opozitare. Nëse ai fiton, PS-ja do të ketë thyer një barrierë të rëndësishme elektorale dhe pasojat mund të ndjehen edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023. Suli përballet me dy kundërshtarë, Arjan Hoxhën e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Bilbil  Bajraktarin nga Partia Demokratike.

Kamza është bashkia e tetë më e madhe në vend për nga numri i votuesve dhe një bashki e populluar përgjatë tre dekadave të fundit përmes rritjes së shpejtë demografike. Bashkia e re përbëhet nga ish bashkia Kamëz, e krijuar përreth një qyteze periferike të Tiranës dhe ish-Komunës Paskuqan, e cila gjithashtu ka njohur rritje të shpejtë demografike dhe që ka qenë dhe vijon të jetë e lidhur më shumë me Tiranën se sa me Kamzën.

Bashkia Kamëz është pjesë e qarkut Tiranë, kufizohet me qytetin e Tiranës dhe në shumë kuptime është vijim organik i qytetit të Tiranës. Një nga arsyet se pse maxhoranca socialiste e ndau në bashki më vete në vitin 2015 është fakti që kjo bashki mbështet në shumicë opozitën dhe se bërja e saj pjesë e bashkisë Tiranë mund të krijonte balancë mes palëve.

Bashkia e Kamzës është qeverisur në vijimësi nga Partia Demokratike me përjashtim të katër viteve të fundit ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021, dy partitë e koalicionit aktual opozitar, PD dhe LSI, fituan në dy njësitë përbërëse të Kamzës me rezultat edhe më të thellë se sa PD fitonte zakonisht.

Popullsia votuese në Kamës është shtuar nga 81 mijë në vitin 2011 në 109 mijë në vitin 2023. Pjesëmarrja në votime ishte 52% në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar kur PD dhe LSI fituan 53% të votave ndërsa Partia Socialiste fitoi vetëm 40% të votave. Socialistët patën fituar 43% të votave në zgjedhjet e vitit 2011, gjë që sugjeron se votat shtesë në këtë bashki, rreth 10 mijë gjatë kësaj periudhe, janë shtuar më shumë për opozitën se sa për maxhorancën.

Bashkia e Kamzës ka një sipërfaqe prej 37 kilometrash katrore, një nga bashkitë më të vogla në vend sa i përket territorit. Ajo është edhe bashkia me densitetin më të lartë të popullsisë në vend. Sipas të dhënave të Censusit të vitit 2011, densiteti ishte 2800 banorë për kilometër katror. Bashkia Kamëz rrethohet nga jugu, lindja dhe, pjesërisht nga veriu, nga Bashkia Tiranë ndërsa në veri-perëndim kufizohet nga bashkia Krujë e në perëndim nga bashkia Vorë. Bashkia Kamëz numëron 560 të punësuar.

Ndërtimi, tregtia dhe punishte të ndryshme përbëjnë bazën ekonomike të bashkisë së re, e cila ka nominalisht 14 fshatra por që pothuajse të gjitha janë aktualisht zona suburbane me pak aktivitet bujqësor.

Etiketa: Arjan HoxhabashkiBashkiaBashkia KamëzBashkia KrujëBashkia Tiranebashkia Vorë. Bashkia KamëzBiblil BajraktariCensusiKamëzLindjaLSIMaxhorancaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPSPunëRakip SuliTiranëzgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

“Nuk kam arsye të votoj”: Fierakët druhen të flasin hapur për zgjedhjet

Tjetri

KAS rrëzon sërish kërkesën e Partisë së Lirisë për numëruesin e katërt

Tjetri
KAS  amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

KAS rrëzon sërish kërkesën e Partisë së Lirisë për numëruesin e katërt

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
protesta 1

Nga arroganca teknokratike tek lëndimi narcisistik i pushtetit

10:38 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.