AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Kryebashkiaku i vetëm i djathtë në Shqipëri kërkon një mandat të dytë

Kryetari në detyrë i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia shprehet se qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkon ta gjunëzojë kështjellën e fundit të opozitarizmit në Shqipëri, ndërsa rivali i tij socialist, Benet Beci thekson se lufta politike e ka spostuar vëmendjen nga zhvillimi i qytetit.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
3 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bardh Spahia prezanton kandidatët për këshillin bashkiak

Pasditen e të hënës tek Çinari në Shkodër, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, i udhëhequr nga kryetari i bashkisë, Bardh Spahia prezantoi kandidatët për këshillin bashkiak në rajonin Nr.1 të qytetit verior.

Shkodra është e vetmja bashki në Shqipëri që drejtohet nga opozita, pas fitores së saj në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022. Ndërsa vendi i drejtohet përsëri kutive të votimit të dielën, për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiak në 61 njësi të qeverisjes vendore, Spahia nënvizoi se Shkodra ishte kështjella e fundit opozitarizmit në vend.

“Shkodra e mbajti gjallë frymën e opozitarizmit, edhe falë asaj qëndrese me 6 mars, jemi prapë sot këtu me bindje absolute se do të fillojmë dallgën që do ta pastrojë këtë vend nga kjo e keqe e madhe që e ka zanë tash 10 vite,” tha Spahia.

Disa qindra metra larg, në një sallë konferencash në katin e dytë të hotel Rozafa – një ndërtesë në stilin arkitekturor të realizmit socialist në qendër të Shkodrës, kandidati për kryebashkiak nga Partia Socialiste, Benet Beci ishte i angazhuar në një takim me të rinjë e qytetit.

Takimi u hap nga një studente 21-vjeçare, e cila i bëri thirrje bashkëmoshatarëve të saj të mos votonin preferencat politike të familjarëve të tyre.

“Këto janë zgjedhjet tona, pa përfshirë prindërit tanë, pa përfshirë gjyshërit tanë,” tha ajo.

Që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991, Shkodra ka votuar në mënyrë konsistente të djathën shqiptare duke u konsideruar si një nga bastionet më të forta politike të saj.

Socialistët patën shansin ta drejtonin qytetin në vitin 2019 – kur opozita bojkotoi zgjedhjet vendore, por e humbën mandatin pasi u zbulua se krybashkiaku i zgjedhur nga radhët e tyre, Valdrin Pjetri ishte i dënuar për trafik droge në Itali.  Mazhoranca humbi një shans të dytë për ta qeverisur bashkinë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kur opozita ishte e ndarë në dy kandidatë.

Bardh Spahia, 47 vjeç, kërkon të dielën mandatin e tij të dytë në krye të bashkisë Shkodër. Ai ka studiuar për mjekësi dhe është marrë me politikë prej kohësh. I ati, Ali Spahia, ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Në vitin 2017, Spahia është zgjedhur deputet në Shkodër, ndërkohë më herët ka mbajtur funksionin e sekretarit të përgjithëm të Presidentit dhe atë të zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Benet Beci, 58 vjeç, është i biri i akademikut dhe gjuhëtarit shkodran Bahri Beci. Ai ka shërbyer më parë si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe i Korporatës Eleketroenergjetike Shqiptare, pëpara se të angazhohej në politikë për Partinë Socialiste dhe të zgjidhej deputet në vitin 2021.

Edhe pse zgjedhjet janë vendore, mesazhi i Spahisë përpara mbështetësve të tij të hënën ishte thellësisht politik. Ai e akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e majtë që ai drejton, se e kishin diskriminuar Shkodrën, duke i alokuar fonde më pak se bashkitë e tjera dhe duke mbyllur zyrat rajonale të disa institucioneve qendrore dhe dy gjykata, duke synuar t’i gjunëzonin shkodranët dhe të theynin rezistencën e tyre.

“Janë impenju dhe po mundohen me thy me çdo kusht shpirtin e opozitarizmit të Shkodrës, sepse e dinë se ba me thy Shkodrën, kanë thy simbolin e demokracisë, simbolin e opozitarizmit dhe mendojnë se kështu munden me garantu jetë të gjatë në pushtet,” deklaroi Spahia.

Ai theksoi se qeveria ka pasur kohë mjaftueshëm gjatë këtyrë 10 viteve në pushtet me i treguar vëmendje Shkodrës, por sipas tij e ka trajtuar bashkinë në mënyrë armiqësore dhe degraduese për ta gjunëzuar, duke u munduar me i marrë votën.

“E kanë gabim se nuk i merret vota shkodranëve, as me kërcënime, as me presion dhe as duke i shtrëngu lakun në fyt,” paralajmëroi ai.

Benet Beci, takim me të rinjtë në hotel Rozafa

Spahia i tha BIRN pas fjalimit se gjuha e ashpër ndaj qeverisë ishte një kundërpërgjigje ndaj përfshirjes së kryeministrit Edi Rama në garën vendore për kryebashkiak dhe kërcënimit e tij se do t’i mohonte qytetit verior financimet e qeverisë qendore, në qoftëse qytetarët nuk do ti jipnin votën Partisë Socialiste dhe kandidatit të saj.

“Është e pafalshme që kryeministri zgjedh të kërcënojë me mungesën e investimeve në rast të mosdhënies së votës nga ana e shkodranëve,” tha ai duke i kërkuar institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të reagonin.

Spahia theksoi se Rama e ka detyrë Kushtetuese të ruaj balancat territoriale në shpërndarjen e fondeve, ndërsa e akuzoi kreun e qeverisë së po e persekutonte qytetin verior ekonomikisht për arsye politike.

Krybashkiaku i djathtë theksoi se oferta e tij për votuesit mbështetej në një program gjithëpërfshirës, e fokusuar tek domosdoshmëria e kthimit të Shkodrës në një bashki me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, një bashki që fokusohet tek turizmi si kolonë kryesore dhe inovacioni, por që nuk lë jashtë vëmendjes zhvillim e zonave rurale, rininë, sportin dhe artin.

Rivali i tij socialist, Benet Beci e ka mbështetur kandidaturën e tij dhe ofertën për zgjedhësit shkodranë në eksperiecën e tij si menaxher, duke bërë një fushatë të distancuar nga beteja politike. Ai i tha BIRN se lufta politike është e vlefshme në fushata të tjetër lloji dhe fajësoi spostimin e vëmendjes tek beteja politike në të shkruarën për problemet që ka sot qytetit.

“Besoj se të gjithë bien dakord se Shkodra sot është qyteti me infrastrukturën më të varfër, pa parqe, pa rrugë biçikletash” tha Beci, ndërsa shtoi se diskursi politik nuk i përgjiget kërkesave të qytetarëve. “Në këtë fushatë, në këtë moment, besoj se qytetarët kërkojnë ta transformojnë Shkodrën,” shtoi ai.

Beci theksoi se programi i tij për votuesit mbështetej në disa elementë. I pari është fuqizmi i punës së bashkisë, e cila sipas tij duhet jetë e pandikuar politikisht dhe më bazë meritokracinë. Ai shtoi se elementi i dytë janë investimet, ku përfshihen investimet strategjike për ta kthyer Shkodrën në një qendër rajonale ekonomike, kulturore dhe historike.

Një nga projektet kryesore të promovuara prej Becit është një park në hyrje të qytetit, në brigjet e lumit Buna. Ai gjithashtu theksoi se Shkodra është unike për sa i përket trashëgimisë kulturore, e cila duhet të riaktivizohet.

“Ne bëmë një Marub përpara disa vitesh dhe u kthy gati si një ‘brand’ për Shkodrën,” tha ai, duke iu referuar Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, i rinkonstruktuar gjatë kohës që Beci drejtonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Beci theksoi se ngjashëm me Marubin, Shkodra ka shumë asete artistike dhe ndërtesa trashëgimi kulturore, të cilat mundë të bëhen pjesë e intenerarit turistik.

“Ato nuk duan shumë investim, por krijohet një pol manjetik kulturor dhe artistik që kthehet në ekonomi dhe punësim”, tha ai.

Sipas Becit projekti i parkut hyrës së qytetit dhe i intenerarit të ri turistik, duhet të kombinohet me kalanë, ofertën e bregdetit nga Velipoja, ofertën e malit nga Thethi dhe Shirokën.

“Është e gjitha një mozaik i madh, i cili po të koordinohet në një formë të ofertës turistike, ajo do vetëm një ngacmim të vogël që të kthehet në ekonomi dhe punësim,” tha ai.

“Shkodra e ka këtë kapacitet gati, duhet vetëm të nxitësh një lëvizje investimesh, që të prodhojë edhe ekonomi edhe punësim,” përfundoi Beci.

Etiketa: Ali SpahiaBahri BeciBardh SpahiaBashke FitojmebashkiBashkia ShkodërBenet BeciBIRNÇinarideputetDrogeEdi RamaekonomiFondeFondi Shqiptar i ZhvillimitfushataGjykataInvestimet strategjikeItalikandidatëtkryetarkushtetueseLuftaMarubiMjekmjekëOpozitaParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePjetriPunëQeveriaRamaRozafaSHShkodërshqipShqipërishqiptarestudenteTrafikTrafik DrogeTurizmiValdrin PjetriVotavotuesitZgjedhjetzhvillim
Tjetri
“Balanca të tmerrshme”: Hetimi pasuror rrezikon karrierën e gjyqtarit Petraq Çuri

“Balanca të tmerrshme”: Hetimi pasuror rrezikon karrierën e gjyqtarit Petraq Çuri

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.