AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ornaldo Rakipi mund të bëjë diferencën në Bashkinë e Vorës

Partia Socialiste duket se po e mbështetet fushatën e saj në bashkinë e vogël të Vorës te deputeti i ri, Ornaldo Rakipi, i cili, në zgjedhjet e vitit 2021, arriti të marrë në këtë bashki mbi 3500 vota pëlqyese ose mbi 40% të të gjitha votave të fituara nga socialistët.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Ornaldo Rakipi, deputeti i Partisë Socialiste që u bë i njohur në vitin 2021 pasi arriti të “thyejë herësin” për t’u futur në parlament, duket se është i zënë në këtë kohë. Nga postimet e tij në Facebook, ai njofton se po merr pjesë në takime elektorale në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për postin e kryetarit të Bashkisë Vorë, Blerim Shera.
“Me Blerimin, Vora premton të kthehet në një vatër mundësish per të rinjtë dhe të ketë një fytyrë të re urbane,” deklaroi ai në 24 prill, duke publikuar foto nga një takim në qytetin e Vorës.
“Bërxullë, me banorët e zonës në një takim me energji fantastike dhe optimizëm për perspektivën e zhvillimit të zonës me ekipin e punës dhe përkushtimit me në krye Blerimin, për V❤rën që duam,” shkroi ai pak ditë më vonë. [link]
Banorët e Vorës do të kenë mundësi të zgjedhin mes Blerim Sherës, një sociolog që ka punuar në sistemin arsimor të Vorës para se të bëhej kryebashkiak vitin e kaluar dhe Indrit Hoxhës, një prurje e Forumit Rinor të Partisë Demokratike që ka punuar edhe si nëpunës i Bashkisë Tiranë në periudhën 2011-2015.
Zgjedhjet në territorin e Bashkisë Vorë kanë qenë me rezultat të përafërt mes palëve. Në zgjedhjet e vitit 2021, kandidatët e PS-së morën 48% të votave përkundrejt 49% të kandidatëve të PD-së, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015, kryebashkiaku i mëparshëm i qytetit, Fiqiri Ismaili, arriti të fitojë me një numër shumë të vogël votash përballë kandidatit të LSI-së Luan Sallaku, i cili garonte në koalicion me Partinë Socialiste. Situata duket se ka ndryshuar kryekëput më vonë, megjithëse bashkia kaloi në trazira. Agim Kajmaku, kryetari i bashkisë që doli nga zgjedhjet pa garë të vitit 2019, humbi mandatin nga ligji për dekriminalizimin, ndërsa bashkia e Vorës konsiderohet financiarisht e falimentuar për shkak të detyrimeve të prapambetura. Pavarësisht kësaj, socialistët fituan me lehtësi zgjedhjet e parakohshme në vitin 2022 përballë dy kandidatëve të opozitës së përçarë.
Socialistët arritën gjithashtu sukses të rëndësishëm elektoral në Vorë në vitin 2021, kur, ata dhe aleatët e tyre, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, fituan 54% të votave, vota të rëndësishme që llogariten në Qarkun Tiranë dhe që janë vendimtare për shumicën parlamentare.
Angazhimi i Rakipit në Bashkinë Vorë është i kuptueshëm. Në zgjedhjet e vitit 2021, ai mori 3500 vota pëlqyese në territorin e Bashkisë Vorë, ose 40% të të gjitha votave që mori Partia Socialiste në ato zgjedhje në Vorë. Rrjedhimisht, mbështetja e Rakipit mund të jetë vendimtare për kandidatin socialist.
Ornaldo Rakipi është i biri i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili u përzu nga parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Aqif Rakipi është gjithashtu një nga gjashtë shqiptarët e “emërtuar” nga Shtetet e Bashkuara si “të përfshirë në korrupsion madhor” dhe të sanksionuar duke i ndaluar hyrjen, diçka që në gjuhën politike është përkthyer si “non grata”. Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, “është përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor, pëfshirë korrupsion në, ose për llogari të, ose ndryshe të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose me një zyrtar aktual apo të shkuar, në çfarëdolloj niveli të qeverisë në Ballkanin Perëndimor, të tilla si përvetësim i aseteve publike, shfrytëzim i aseteve private për përfitim personal ose qëllime politike, apo ryshfet.”
Njoftimi komenton gjithashtu në mënyrë të përgjithshme se “grupe të shumta” të krimit të organizuar, kanë ofruar në Shqipëri para, dhurata, premtime për vende pune apo koncesione në shkëmbim të votave për partinë e tyre të parapëlqyer politike. Rakipi, thotë njoftimi, “ka përdorur ndikimin e tij politik për të emërtuar njerëz të vet në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë”.
Kryeministri Edi Rama e ka transformuar në slogan politik shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ai nuk do të bashkëpunojë me kryebashkiakët e opozitës, rrjedhimisht duke i mohuar aksesin në taksa qytetarëve që zgjedhin kundërshtarë të tij në zgjedhje. Deklarata e tij për mosbashkëpunim me “nongratat” e kundërshtarit politik, dukshëm nuk e ndalon që të bashkëpunojë me nongratat e tjera.

Etiketa: Agim KajmakuAqif RakipiBanorëBashkiaBashkia VorëBEBlerim SheraDekriminalizimDekriminalizimiEdi RamaelbasanFacebookFiqiri IsmailiIndrit HoxhakandidatëtKorrupsionkorrupsion madhorKryebashkiakKryeministri Edi RamakryetarLSImbështetjenon grataOrnaldo RakipiParaparlamentPartiaPartia SocialdemokratePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPSPunëPunëtorQarkun TiranëRamaryshfetSali BerishashqipShqipëriShtetet e BashkuarataksaTom DoshitraziraVorëVotazgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
Tjetri
Historia e zgjedhjeve lokale shqiptare, zbuloni 61 analizat e BIRN

Historia e zgjedhjeve lokale shqiptare, zbuloni 61 analizat e BIRN

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.