AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kandidati i opozitës në Himarë, Alfred Beleri arrestohet në prag të zgjedhjeve

Policia e Vlorës e arrestoi kandidatin Alfred Beleri dhe një bashkëpunëtor të tij me akuzën e blerjes së votave, duke tensionuar situatën parazgjedhore në Bashkinë e Himarës. Përfaqësuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” e cilësuan arrestimin politik, ndërkohë që reagon edhe Athina zyrtare.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
14:44 | 12/05/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alfred Beleri
Kandidati i opozitës në Himarë, Alfred Beleri gjatë një takimi elektoral, Foto: Facebook.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Dhinonisios Alfred Beleri u arrestua pak pas mesnatës së të enjtes sëbashku me një bashkëpunëtor të tij me akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas procesverbalit të arrestimit të dalë nga policia, të cilin BIRN e disponon, Beleri “është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”. Bashkë me të është arrestuar dhe një person i identifikuar si Pandeli Kokoneshi.

Avokati i Belerit, Romarjo Meminaj i tha BIRN se arrestimi në flagrancë ishte i paligjshëm dhe i cilësoi akuzat “të pavërteta dhe pa asnjë bazë”.

Një burim në dijeni të hetimeve i tha BIRN se Beleri ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Beleri ishte në hetim prej datës 8 maj sipas tij dhe si prova ishin marrë pesë regjistrime audio dhe dy video.

“Beleri në bisedë me të infiltruarin i ka ofruar këtij të fundit para dhe dokumente greke në këmbim të votave që do të mblidhte,” tha burimi në kushtet e anonimatit. Më pas,  Beleri akuzohet se e ka dërguar të infiltruarit te i arrestuari tjetër, ku sipas personave të përfshirë në hetim është bërë edhe shkëmbimi i parave.

Në njoftim për shtyp, Prokuroria vuri theksin te metodat speciale në hetim. “Bazuar në faktet e mbledhura gjatë hetimit dhe në provat e siguruara në dinamikë, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Matrix” është bërë në arrestimi në flagrancë i shtetasve”, njoftoi Prokuroria.

Arrestimi i Belerit solli reagime të menjëhershme nga opozita. Kreu i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, që shkoi menjëherë në komisariatin e policisë së Himarës e cilësoi arrestimin politik.  Dule tha se Beleri ishte rrëmbyer në restorantin e tij dhe e cilësoi arrestimin të porositur nga Rama.

“Zoti Beleri duhet të lirohet menjëherë,” tha Dule. Ai e konsideroi aktin të paprecedentë dhe kërkoi monitorim nga komuniteti ndërkombëtar për zgjedhjet në Himarë.

Reagim të ngjashmëm bëri edhe Sali Berisha, që drejton koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Berisha akuzoi kryeministrin se kishte urdhëruar arrestimin e Belerit duke akuzuar atë për veprime mafioze në tokat e Himarës. “Është një veprim i verbër politik, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës”, tha Berisha në një konferencë shtypi me gazetarët.

Vetë kryeministri reagoi në rrjetet sociale duke këmbëngulur se nuk kishte lidhje me arrestimin. “Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë”, tha Rama. Ai po ashtu tha se rasti ishte “një sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve”, duke vënë në dukje se “shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar”.

Reagim të menjëhershëm, për arrestimin e Belerit pati edhe nga qeveria greke. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje, nga një takim i tij elektoral në Lesbos, për lirimin e Belerit. Mitsotakis, tha sipas faqes Ertnews.gr, se Greqia nuk do të toleronte sa i përket mbrojtjes së të drejtave të minoritetit dhe shtetit të së drejtës. “Unë dua që këtu nga Lesbos t’i dërgoj një mesazh mikes sonë, Shqipërisë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, citohet Mitsotakis.

Ndërkohë, pas një takimi në Ministrinë e Jashtme, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri ka shkuar në Vlorë ku pritet të takojë avokatin e Belerit dhe të vizitojë zyrat e policisë. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme tha se nuk ka pasur notë proteste nga Greqia, por është shprehur shqetësim me gojë për arrestimin.

Dhionisios Alfred Petro Beleri është kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garon për mandatin e tij të katërt. I njohur shkurtimisht si Fredi Beleri, ai ka garuar për PBDNJ-në në zgjedhjet e vitit 2015 dhe fitoi 27% të votave.

Beleri sipas policisë është i dënuar më herët me tre vjet burg për “nxitje të urrejtjes nacionale”. Ai është akuzuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste si i përfshirë në atë që njihet si “Masakra e Peshkëpisë” në vitin 1994, kur një grup i armatosur sulmoi një postë kufiri të Shqipërisë duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe plagosur tre të tjerë. Beleri i ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi për shpifje ndaj Taulant Ballës për këtë akuzë.

 

Etiketa: AkuzaAlfred BeleriarrestimiBashkiaBashkia HimarëBashkimin EvropianBIRNblerjeBurgDhionisios Alfred Petro BelerDhionisios Alfred Petro BeleriEdi RamFredi BelerigazetarGreqiaHetimHetimethimarëJorgo GoroKyriakos MitsotakisLesbosliraOpozitapadiParaPartisë SocialistePBDNJPiSPoliciaProkuroriProkuroriaprotestePunëPunëtorQeveriaRamaRrjetet socialeSali BerishaShpifjeshqipShqipëriShqipëriaVangjel DulevideoVotazgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Tre kandidatët për Patosin, ‘derë më derë’ për të fituar garën

Tjetri

Devolli i pret zgjedhjet me papunësi dhe lista borxhesh

Tjetri
Devolli i pret zgjedhjet me papunësi dhe lista borxhesh

Devolli i pret zgjedhjet me papunësi dhe lista borxhesh

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.