AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Tre kandidatët për Patosin, ‘derë më derë’ për të fituar garën

Tre kandidatët e Patosit thanë se ishin gjatë gjithë kohës duke zhvilluar takime me qytetarët e të gjitha zonave për t’u njohur me problemet e tyre dhe për të prezantuar programet, ndërsa kandidatja e koalicionit opozitar, Sofije Alushaj ngriti pretendime për përdorim e administratës nga pushteti.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qyteti e Patosit | Foto: Edmond Hoxhaj

Tre kandidatët për Bashkinë Patos duket se po zhvillojnë fushatë intensive, megjithëse jo të zhurmshme. Asnjë prej tyre nuk ishte i disponueshëm për të zhvilluar një intervistë, ndërsa në komunikimet telefonike u shprehën se ishin gjatë gjithë kohës duke u takuar me qytetarët e të gjitha zonave të bashkisë, për të mësuar mbi problemet me të cilat hasen, si dhe për t’u prezantuar programet për katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë, qyteti i Patosit dukej thuajse i zbrazët pasditen e të premtes më 5 maj. Numëroheshin me gishta të moshuarit që kalonin kohën në sheshin kryesor të qytetit, si dhe kalimtarët ishin të pakët.

Bashkia e Patosit ka gati 35 mijë votues. Kjo njësi vendore përbëhet nga qyteti i Patosit dhe ish-komunat Rruzhdije e Zharrëz.

Dy grupimet e opozitës kanë garuar dy gra për pozicionin e kryetarit të Bashkisë Patos, mjeken Sofije Alushaj për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe mësuesen Pranvera Rizaj nën siglën e Partisë Demokratike. Ndërkohë, Partia Socialiste, PS garon me Fation Duron. Prej vitit 2015 në krye të Bashkisë Patos është zgjedhur socialistja Rajmonda Balili. Ajo ishte zgjedhur në 2011-ën edhe si kryebashkiake e qytetit të Patosit.

Një pensionit që qëndronte i ulur në një stol në sheshin kryesor të qytetit, e vlerësoi të qetë fushatën zgjedhore.

“Deri tani nuk ka ndonjë problem, ndonjë atakim ndonjë zënie me njëri-tjetrin. Jemi patosarak, e njofim njëri-tjetrin dhe mendoj se në zgjedhje do vemi mirë”, tha ai.

Lidhur me programet e kandidatëve i moshuari nënvizoi se të gjitha palët bëjnë shumë premtime, por shtoi se nuk dihet sa do realizohen.

Një tjetër qytetar e cilëson si ‘fushatë të djallosur’, pasi sipas tij, gjithçka është e përqëndruar në dorën e pushtetit dhe gara nuk është e barabartë.

“Çfarë fushate do bëjë pjesa tjetër pa asnjë fond e pa mbështetje? Tërë administrata për pushtetin”, pohoi ai.

Një djalë i ri tha se nuk di gjë fare për fushatën pasi kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania dhe do largohej së shpejti.

Edhe kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sofije Alushaj ngriti pretendime për shkelje të ligjit ndaj kandidatit socialist gjatë një komunikimi telefonik. Sipas saj, në funksion të fushatës së Duros është vendosur administrata si dhe po kryhen investime elektorale. Ajo prretendoi gjithashtu se ndaj administratës po ushtrohet trysni.

Kandidati Fation Duro nuk ju përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve për koment lidhur me pretendimet e ngritura nga Alushaj.

Kandidatja e Partisë Demokratike, Pranvera Rizaj komunikoi ndër të tjera nëpërmjet aplikacionit ‘Whatsapp’ prioritetet e programit të saj. Rizaj theksoi se nëse do të zgjidhet, do t’i japi frymëmarrje infrastrukturës, punësimit, biznesit, politikave sociale, arsimit, shëndetësisë, sportit e turizmit.

“Programi për Patosin është i realizueshëm dhe çdo gjë do të jetë transparente”, theksoi ajo.

 

Etiketa: AdministrataArsimiBashkiaFation DuroGjermaniGjermaniagrainvestimekandidatëtkryetarmbështetjeMjekPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePatosPranvera RizajPSPunëSHSofije AlushajTurizmiVotueszgjedhje
Tjetri
Alfred Beleri

Kandidati i opozitës në Himarë, Alfred Beleri arrestohet në prag të zgjedhjeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.