AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pjesëmarrja bie në 35%, ndërsa palët i bëjnë thirrje mbështetësve të votojnë

Shqiptarët duket se po refuzojnë të marrin pjesë në votime në mënyrë masive të dielën, ku në krahasim me vitin 2021, ka një rënie në masën 9% për të dhënat deri në orën 17.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
18:02 | 14/05/2023
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
0
587
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
NJë votuese në Tiranë i drejtohet kutisë së votimit | Foto ilustruese: Nensi Bogdani

Rreth 35% e shqiptarëve rezulton se kanë marrë pjesë në zgjedhje deri në orën 17, sipas të dhënave të pjesshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat i referohen raportimeve nga gjysma e qendrave të votimit. Pjesëmarrja në zgjedhjet për pushtetin vendor 2023 rezulton se është 9.3% më i ulët se sa pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021.

Pjesëmarrja është më e ulët në pjesën më të madhe të bashkive, me përjashtime të pakta.

Në Fushë-Arrëz, pjesëmarrja e raportuar deri në orën 17 ishte 52%, ose 7% më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2021 në të njëjtën orë. Pjesëmarrje të tjera të larta shënohen në bashkitë Kukës e Pustec (50%), Has (48%) dhe Devoll (47%).

Pjesëmarrja më e ulët në vend shënohet në bashkinë Finiq në jug të vendit (17%), pasuar nga Fieri, 22% dhe Dropulli, 25%.

Mes bashkive të mëdha, pjesëmarrja duket me rënie të jashtëzakonshme në Tiranë. Deri në orën 17, pjesëmarrja ishte vetëm 37%, ose 14% më pak se sa pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021 në të njëjtën orë. Në Elbasan, pjesëmarrja ishte 34%, nga 45% që ka qenë më 2021. Rënia më e madhe e pjesëmarrjes vërehet në Fier, (minus 17% në krahasim me vitin 2021), si dhe në bashkinë e vogël të Skraparit, (minus 14%).

Në Shkodër pjesëmarrja ishte 32%, 6 pikë më pak se sa zgjedhjet e kaluara.

Në Vlorë, ku pjesëmarrja ka qenë historikisht shumë e ulët, kësaj here duket se po thyhet një rekord tjetër negativ. Deri në orën 17, pjesëmarrja ishte 28%, nga 34 që ka qenë më 2021.

Ndërsa ora e mbylljes së kutive të votimit po afron, palët politike u shfaqën në televizione me thirrje thuajse të dëshpëruara për mbështetësit që të dalin të marrin pjesë në votime. Partia Socialiste i bëri thirrje veçanërisht të moshuarve, të cilët, sipas saj, nuk arritën të votojnë në orët e para të mëngjesit për shkak të defekteve në identifikimin elektronik të votuesve.

I tensionuar u duk edhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ndërsa i bëri thirrjen e fundit shkodranëve të dalin në zgjedhje.

“Apeli i Partisë Socialiste është mos i lini këto 90 minuta të ikin pa votuar!” deklaroi Bora Muzhaqi nga selia e Partisë Socialiste.

“Janë edhe 90 minuta për gjyshërit e gjyshet që nuk votuan dot sot herët në mëngjes, po edhe për gjithë ata të moshuar, të reja e të rinj, nëna e baballarë, që ende nuk kanë dalë të votojnë!”, shtoi ajo.

Ndryshe nga thirrja e socialistëve, që dukshëm i drejtohet pensionistëve, Këlliçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë e përqendroi mesazhin e tij te të rinjtë.

““Të rinj dhe të reja merrni pjesë masivisht në votime deri në orën 19:00. Është një shans që nuk do të na vijë më për katër vitet e ardhme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë,” deklaroi Këlliçi.

Zgjedhjet për pushtetin vendor historikisht kanë shënuar pjesëmarrje më të ulët se sa zgjedhjet parlamentare. Por ecuria e deritanishme sugjeron se pjesëmarrja këtë herë mund të jetë edhe më e ulët se sa në zgjedhjet lokale të së shkuarës.

 

Pjesëmarrja në votime, ora 17:00
2021 2023 Diferenca
Shqipëria 43.89 34.54 -9.35
Tiranë 51.79 37.43 -14.36
Durrës 38.4 31.01 -7.39
Elbasan 45.74 34.11 -11.63
Shkodër 38.15 31.77 -6.38
Vlorë 33.7 28.59 -5.11
Fier 39.41 22.35 -17.06
Korçë 38.66 29.09 -9.57
Kamëz 48.48 39.56 -8.92
Lushnje 42.29 32.34 -9.95
Lezhë 39.92 36.83 -3.09
Berat 41.48 31.86 -9.62
Pogradec 44.09 34.74 -9.35
Kavajë 34.45 34.06 -0.39
Krujë 51.08 40.19 -10.89
Kurbin 42.24 37.27 -4.97
Dibër 51.19 42.04 -9.15
Maliq 46.66 39.52 -7.14
Sarandë 31.05 28.63 -2.42
Malësi e Madhe 36.9 35.08 -1.82
Kukës 47.7 49.86 2.16
Kuçovë 37.62 28.14 -9.48
Divjakë 45.13 37.53 -7.6
Gjirokastër 42.81 34.35 -8.46
Vau-Dejës 38.51 37.53 -0.98
Cërrik 38.15 29.32 -8.83
Shijak 42.1 37.02 -5.08
Patos 40.84 30.26 -10.58
Devoll 48.9 47.44 -1.46
Librazhd 49.98 39.98 -10
Rrogozhinë 33.07 31.75 -1.32
Mallakastër 44.46 40.42 -4.04
Dimal 43.49 33.49 -10
Finiq 13.58 17.56 3.98
Vorë 50.9 39.92 -10.98
Peqin 45.92 35.82 -10.1
Bulqizë 47.08 43.77 -3.31
Mat 48.77 41.25 -7.52
Mirditë 46.53 41.11 -5.42
Selenicë 37.57 31.42 -6.15
Gramsh 51.22 43.45 -7.77
Belsh 37.57 34.74 -2.83
Roskovec 46.1 43.97 -2.13
Prrenjas 47.96 41.82 -6.14
Himarë 23.7 31.91 8.21
Tropojë 45.66 43.01 -2.65
Dropull 15.4 25.26 9.86
Has 47.91 47.88 -0.03
Përmet 35.53 35.2 -0.33
Memaliaj 39.52 31.88 -7.64
Klos 51.45 46.71 -4.74
Kolonjë 44.78 37.29 -7.49
Delvinë 32.55 30.84 -1.71
Skrapar 51.26 36.87 -14.39
Poliçan 45.42 36.87 -8.55
Tepelenë 45.81 38.21 -7.6
Pukë 50.8 51.09 0.29
Konispol 33.29 34.46 1.17
Këlcyrë 38.16 42.47 4.31
Fushë-Arrëz 45 52.22 7.22
Libohovë 40.95 46.13 5.18
Pustec 34.85 49.81 14.96
Etiketa: ApeliBardh SpahiabashkiBashkiaBelshBeratBIRN InfografikBulqizëCërrikDevollDurrëselbasanFierGramshhashimarëKamëzKëlcyrëKorçëKrujëKuçKurbinLezhëLibrazhdLokaleLushnjeMalësi e MadheMallakastërMatParaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePatospensionistëPërmetPogradecRoskovecRrogozhinëSelenicëSHshijakShkodërshqipShqipëriShqipëriaSkraparTiranëVotueszgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e së dielës

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Julian Zonja – Prokuroria e Tiranës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Julian Zonja – Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar - Julian Zonja – Prokuroria e Tiranës

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.