
Ndotja plastike pёrbёn njё problem gjithmonё e mё shqetёsues, pёrfshirё dhe vendin tonё. Shqipёria konsiderohet njё nga vendet me përqindjen më të lartë të plastikës së patrajtuar nё Mesdhe, rreth 73 pёr qind.
Ndërkaq, rreth 65 pёr qind e mbetjeve në ujërat detare të vendit tonë janë materiale polimere artificiale dhe 58.5 pёr qind vijnë nga burime përgjatë bregdetit, si rezultat i menaxhimit të dobët të mbetjeve dhe aktivitetit turistik. Nga njё studim pioner u konfirmua prania e mikroplastikёs edhe nё sediment, ujë dhe aparatin tretës të dy lloje gaforresh në zonёn lagunore Kune-Vain.
Plastika gjendet nё tokё, ajёr, nё trupat e gjallesave, si dhe nё ushqimin dhe ujin qё konsumojmё. Pasojat e ndotjes plastike prekin mjedisin dhe organizmat e gjallё duke ndikuar nё shёndetin e tyre, pёrfshirё dhe njeriun.
Përbërësit e plastikës shkaktojnë çrregullime nё sistemin endokrin, sistemin nervor, tё frymёmarrjes, imun, kardiovaskular, infertilitet etj.
Sipas njё vrojtimi tё kryer pёr herё tё parё nё vendin tonё, nё gjashtё qytete nё Shqipёri, ku Tirana kishte numrin mё tё madh tё tё anketuarёve (606 individё), megjithёse 95 pёr qind ishin tё mendimit se plastika ёshtё e dёmshme pёr mjedisin, pёrsёri i pёrdornin qeset plastike gjatё pazarit dhe nuk i ndanin mbetjet nё burim. Si ta shpjegojmё kёtё fakt?
Si fillim, rutinizimi i pёrdorimit tё qeseve plastike nё kushtet kur aksesi ndaj tyre ёshtё i thjeshtё. Prej kёtej, normalizimi i pёrdorimit tё tyre, megjithёse bie ndesh me perceptimin se ato janё tё dёmshme pёr mjedisin dhe faktin se ky perceptim lipsej tё “drejtonte” sjelljen e pёrditshme, sëbashku me prakticitetin, ndikojnë në përdorimin e madh të qeseve plastike.
Mospёrputhja mes perceptimeve se plastika ёshtё e dёmshme pёr mjedisin dhe sjelljeve, qё i detyrohet katёr faktorёve tё sipёrpёrmendur, fare mirë mund tё shmanget, pёrmes zbatueshmёrisё tё ligjit pёr reduktimin e ndotjes plastike. Së paku, masat pёr uljen e ndotjes plastike duhet tё pёrqёndrohen nё heqjen e qeseve plastike nga qarkullimi.
Njё fakt tjetёr i vёrejtur me shqetёsim gjatё vrojtimit ishte pёrcaktimi si pёrgjegjёs pёr mbledhjen/grumbullimin e mbetjeve plastike, prej njё pjese tё madhe tё tё anketuarve (rreth 70%), tё bashkisё sё qytetit ku jetonin dhe Ministrisё sё Turizmit dhe Mjedisit.
Si merret me mend, njё nga masat kryesore për uljen e ndotjes plastike do të ishte pёrmirёsimi i besimit dhe bashkёpunimit mes banorёve dhe institucioneve, qё ata i konsiderojnё pёrgjegjёs pёr mbledhjen/ grumbullimin e mbetjeve plastike. Gjithashtu, krijimi i hapёsirave, ku banorёt tё kenё mundёsi tё ndajnё mbetjet nё burim dhe përfshirja e tyre aktive, duke pasur parasysh dëshirën e të anketuarëve për përfshirje (48% e tyre) qё tё mundet tё ulet, përdorimi i madh i qeseve plastike nё pёrditshmёri.
Mbase më e rëndësishmja, vendosja e theksit tek ndikimi i plastikës në shëndet, mjedis si dhe te perspektiva turistike e qyteteve të marra në studim, mund të shërbejnë si gurë themeltarë të fushatave ndërgjegjësuese dhe me shpresë, të ndikojnë në sjelljet dobiprurëse ndaj vetes, anëtarëve të shoqërisë dhe mjedisit atypari.
*Botuar fillimisht në Klima.al