AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KPA vendos të verifikojë tre çështje të hetuara nga Bledar Bejko

Kolegji vendosi që të verifikojë tre çështje të hetuara nga prokurori Bledar Bejko, për të cilin denoncuesit pretentojnë se ka zvarritur hetimet.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:02 | 17/05/2023
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Bledar Bejko pas seancës në KPA. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 17 maj që të verifikojë tre prej pesë çështjeve të denoncuara nga publiku ndaj prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko, të depozituara pas konfirmimit të këtij të fundit në Komisionijn e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Albana Shtylla sqaroi të mërkurën se është vendosur që t’u kërkohen prokurorisë dhe gjykatës së Durrësit që të japin informacion dhe të vendosin në dispozicion dokumentacion lidhur me ecurinë procedurale të këtyre çështjeve për të cilat denoncuesit ngrenë pretendime më së shumti për zvarritje të hetimeve. Po ashtu, iu kërkua subjektit që të vendosë në dispozicion gjithë dokumentet që ai disponon lidhur me ecurinë e hetimit dhe përfaqësimit në gjykatë të tre dosjeve.

Nga sa u relatua, u mësua se një prej çështjeve ka të bëjë me kallëzimin e banorëve të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Për dy çështje të tjera, KPA ka vlerësuar se nuk është e nevojshme të kryhen verifikime të mëtejshme.

Prokurori Bledar Bejko u konfirmua në detyrë më 26 maj 2022 nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Olsi Komicin. Ai iu nënshtrua dy seancave dëgjimore, me pyetje kryesisht mbi pasurinë dhe profesionalizmin.

Komisionerja Publike Irena Nino e vlerësoi vendimarrjen e KPK-së për Bejkon, të pambështetur në vlerësim të drejtë të fakteve, provave dhe legjislacionit për vetingun e magjistratëve. Ajo kreu ankim në të cilin kërkon shkarkimin e tij për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

Nino u qëndroi shkaqeve të ngritua në ankim gjatë paraqitjes së parashtrimeve të martën. Ndërsa për denoncimet e reja u shpreh se nuk ishte e nevojshme që t’i nënshtroheshin debatit gjyqësor, pasi sipas saj, shkaqet e ngritura në ankim ishin të mjaftueshme për të konkluduar kërkimin përfundimtar për shkarkimin e subjektit.

Bejko kreu kundërankim, duke pretenduar se ankimi ishte depozituar në Kolegj jashtë afatit dhe se nuk duhej të pranohej. Po ashtu, ai kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e ankimit.

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimAnkimiBanorëBledar BejkoBledar BjekoBrunilda BekteshiGjykatëGjykatësGjyqIrena NinoKolegjKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKMagjistratOlsi KomiciOlsi KomicinPamela QirkoProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit Durrës
I mëparshmi

Gjyqtari Besnik Hoxha përballet me barrë prove në të tri kriteret e vetingut

Tjetri

Katёr kalorёsit e ndotjes plastike

Tjetri
Katёr kalorёsit e ndotjes plastike

Katёr kalorёsit e ndotjes plastike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.