AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Deputetët e Kuvendit miratojnë dyfishim pagash për veten dhe ministrat

Deputetët socialistë dhe demokratë në Komisionin e Ligjeve u bënë bashkë në kritikat për projektligjet e qeverisë që i përjashtonin nga rritja e pagave dhe votuan me iniciativë të tyre rritjen e koeficentit për veten dhe ministrat e kabinetit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:27 | 23/05/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjatë një seance në Komisionin e Ekonomisë. Foto: LSA.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën dy projektligje të Këshillit të Ministrave në funksion të së ashtuquajturës reformë për rritjen e pagave në administratën publike; “Për kompetencat për caktimin e pagave…” si dhe “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”.

Projekti i dytë që parashikon rritje pagash dhe një sistem të ri hierarkie në administratën publike përjashtonte nga rritja vetëm deputetët e Kuvendit dhe ministrat, gjë që u bë shkak për debate në komision.

Deputetë të të dy krahëve politikë votuan për rritjen e koeficentit të pagave të tyre dhe të ministrave, sipas një propozimi të ardhur nga Komisioni i Ligjeve, pasi e konsideruan fyese për hierarkinë institucionale përjashtimin nga skema e re e qeverisë.

Pagat e deputetëve do të llogariten me koeficent 0.73 dhe ato të ministrave me 0.75 në një hierarki që nis me pagën më të lartë të Presidentit të Republikës, bazuar në propozimin e deputetes Antoneta Dhima, që sipas saj ka për qëllim “përcaktimin e një hierarkie të drejtë dhe dinjitoze të pagave”.

Propozimi i qeverisë parashikonte një pagë prej rreth 156 mijë lekësh për deputetët, ndërsa me koeficentët e rinj paga e tyre dyfishohet dhe shkon në rreth 310 mijë lekë.

Deputeti i opozitës, Agron Shehaj e cilësoi reformën një ofendim të Kuvendit dhe i kërkoi  ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, sqarim për logjikën e skemës së pagave, ku drejtori i përgjithshëm në ministri e ka pagën më të lartë se ministri.

“Mos është kjo një tallje e Ramës, duke përbuzur punën e ministrave dhe deputetëve, mos vallë i konsideron të korruptuar, apo një shfaqje populiste e tij që të detyrojë deputetët që të votojnë për pagat e tyre?” pyeti ai ministren.

Ibrahimaj tha se, “nuk ishte çështje vlerësimi, por prioriteti”.

“Ne donim që të gjitha kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nismë për rishikimin e koeficentëve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët,” u përgjigj ministrja.

Ndërsa Arbi Agalliu nga Partia Demokratike e cilësoi skemën e re si një shpërbërje të logjikës së shtetit. “Nuk ca sens logjik që një specialist ta ketë pagën më të lartë se eprori i tij,” tha ai.

Ndryshimin e koeficentëve për pagat e deputetëve dhe ministrat e kërkuan dhe deputetët e mazhorancës.

“S’më intereson nëse më gjykojnë,” tha deputeti i PS-së, Alban Xhelili , duke shtuar se nuk ishte çështja se po flisnin për pagat e tyre, por të paktën të ruhet niveli i pagave për deputetët.

Edhe deputeti Erion Braçe  e kritikoi skemën e re të pagave të sjellë nga qeveria.

“Mjerë ai që e sheh Kuvendin si një vend që ka grumbulluar ca njerëz për të vjedhur, për t’i shërbyer vetes së tyre,” tha Braçe.

Gjithashtu, Braçe kërkoi nga qeveria që skema e rritjes së pagave të shoqërohet me një reformë të administratës.

“Kjo reformë nuk duhet të degradojë në shpërndarje parash për këdo që ka zënë një cep zyre, edhe për ata që nuk e meritojnë,” tha ai.

Braçe kritikoi dhe hendekun e pagave mes drejtuesve dhe punëtorëve në shoqëritë aksionere në sektorin e ujësjellësit, energjisë, postës, duke kërkuar që të ketë indeksim pagash për punonjësit.

Kritika për skemën e vendosjes së pagave në kompanitë publike erdhën edhe nga opozita.

Edmond Spaho tha se ka abuzime masive me pagat në këto shoqëri.

“Albcontrol, paga disa herë më të larta se Presidenti,” tha ai,  duke shtuar se fondet janë përdorur dhe për “xhakuzi, masazhe, festa harbuese”.

Në lidhje me sistemin e pagave në shoqëritë publike u përgjigj Ermal Nufi, shefi i kabinetit të zëvendëskryeministres Belina Balluku, i cili tha se ato funksionin sipas ligjit për shoqëritë tregtare dhe nuk kishte kompetencë Këshilli i Ministrave në caktimin e pagave.

“Kemi konflikt ligjor,” tha ai duke shtuar se pagat në këto shoqëri vendoseshin nga bordet drejtuese.

Skema e re e rritjes së pagave në administratë hyn në fuqi me datë 1 prill dhe pse Kuvendi pritet ta kalojë të enjten për miratim. Kryeministri Edi Rama propagandoi këtë rritje me disa kategori të administratës gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve.

 

Etiketa: Agron ShehajAlban XheliliAlbcontrolAntoneta DhimaArbi AgalliudebateDelina IbrahimajdeputetEdi RamaEdmond SpahoErion BraçeKëshillit të MinistraveKomisionKomisioni i Ekonomisë dhe FinancaveKomisioni i LigjevekonfliktKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendiLigjOpozitaPagatpaktPartiaPartia DemokratikePSPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaReforma e pagaveRritja e pagaveSH
I mëparshmi

Gjyqtarja Elvana Çiçolli përballet me vetingun

Tjetri

“Kryeqyteti i luftës” po kthehet në katund prej braktisjes

Tjetri
Çorovoda, Skrapar

“Kryeqyteti i luftës” po kthehet në katund prej braktisjes

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.