AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Mundësia unike e Gjermanisë për të lokalizuar varret masive të luftës në Kosovë

Ish-shefi i policisë serbe Vlastimir Djordjeviç po vuan dënimin në një burg gjerman për mbulimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës gjatë kohës së luftës. A mund ta bindin autoritetet gjermane atë të zbulojë se ku janë varrosur trupat e mbetur ende të pagjetur?

Praveen MadhirajungaPraveen Madhiraju
3 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-shefi i policisë serbe Vlastimir Djordjeviç. Foto: GJPNJ.

Përpjekjet e fundit të Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten në titujt kryesorë të lajmeve për elementet e saj politikisht të ndjeshme, siç është shkalla në të cilën Kosova do t’u japë të drejta zonave me shumicë serbe në veriun e saj dhe shkalla në të cilën Serbia do të formalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Megjithatë, Deklarata për Personat e Zhdukur e nënshkruar në Bruksel në fillim të këtij muaji dhe marrëveshja e marsit 2023 e nënshkruar në Ohër, secila i ofron Gjermanisë një mundësi të rëndësishme që mund të ndihmojë në pajtimin dhe paqen e qëndrueshme.

Si në Deklaratën e këtij muaji për Personat e Zhdukur ashtu edhe në aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, Kosova dhe Serbia njohën nevojën për të gjetur urgjentisht më shumë se 1,600 personat nga të dyja palët që janë ende të zhdukur në lidhje me konfliktin.

Shumë prej të zhdukurve janë shqiptarë etnikë të cilët u vranë gjatë luftës dhe trupat e tyre u zhvendosën në Serbi në një fushatë të organizuar për fshehjen e krimeve, ku u hodhën në varre masive. Deklarata e majit 2023, në veçanti, pranon në mënyrë implicite atë që ne të gjithë e dimë. Ka akoma më shumë varre masive për t’u gjetur.

Një dëshmitar dhe arkitekt kryesor i operacioneve të mbulimit të krimeve nga ana e Serbisë tani ndodhet në një burg gjerman. Vlastimir Djordjeviç, ish-shefi i policisë serbe, u dënua për krime lufte në vitin 2011 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, në Hagë dhe u dërgua në Gjermani për të vuajtur dënimin me 18 vjet burg. Djorgjeviçi ka të ngjarë të jetë mundësia e fundit dhe më e mirë për të marrë informacione nga një figurë qendrore në atë fshehje krimesh dhe shkelje të qarta të ligjeve të luftës.

Njohuritë e Djordjeviçit mbi vendndodhjen e varreve masive në Serbi janë të vërtetuara mirë. Sipas një grupi pune të GJPNJ-së dhe të Ministrisë së Brendshme serbe të krijuar në vitin 2001, presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç thirri një takim të krerëve të ushtrisë dhe policisë së tij në mars 1999 pasi ai u përball me kërcënimin e një fushate ajrore nga ana e NATO-s. Në atë kohë, operacionet brutale të Serbisë dhe krimet e luftës të kryera në Kosovë ishin ndër lajmet kryesore në mbarë botën.

“Zhdukni çdo gjurmë”

Një kamion frigoriferik me 86 kufoma në lumin Danub në prill 1999. Foto: Ministria e brendshme serbe.

Aktakuzat e mëparshme të GJPNJ-së lidhur me luftën në Bosnje i kishin vënë në dijeni udhëheqësit serbë se ata mund të ishin nën radarin e gjykatës. U fol se vetë Millosheviçi mund të bëhej kreu i parë i shtetit që do të paditej nga një gjykatë ndërkombëtare.

Djordjeviçi sugjeroi një zgjidhje. Në fund të takimit, Djordjeviçi ngriti çështjen e “spastrimit” të terrenit në Kosovë. GJPNJ-ja më vonë zbuloi se kjo ishte një referencë e qartë për fshehjen e krimeve të luftës të kryera në Kosovë. Sipas GJPNJ-së, Millosheviçi më pas urdhëroi ministrin e brendshëm Vlajko Stojiljkoviç që “të marrë masa për të zhdukur të gjitha gjurmët që mund të tregojnë ekzistencën e provave të krimeve të kryera”. Nga ana tjetër, Stojiljkoviçi ia caktoi ndihmës ministrit të tij – Djordjeviçit – këtë detyrë.

Djordjeviçi pranoi. Të dhënat e GJPNJ-së tregojnë se ai ishte orkestruesi kryesor i operacioneve të fshehjes së krimeve. Ai këmbënguli që trupat të zhvarroseshin nga Kosova dhe të transportoheshin në kamionë frigoriferikë për t’u rivarrosur në vende të veçanta në Serbi dhe autorizoi shpenzimet e personelit. Kur kamionët ekzistues u mbushën, ai porositi kamionë të tjerë shtesë. Djordjeviçi urdhëroi që të paktën një nga këta kamionë frigoriferë të shkatërrohej për të mbuluar vetë mbulimin e krimeve.

Edhe pse operacione të veçanta u kryen nga ushtria, policia dhe forcat më të parregullta serbe, të gjitha ato u kryen në një mënyrë shumë të koordinuar të cilën Djordjeviçi e mbikëqyrte. Në fund, Djordjeviçi u dënua për fshehjen e rreth 1000 vrasjeve në çdo varr masiv në Serbi që ishte gjetur deri në kohën e aktakuzës së ngritur ndaj tij.

Pothuajse të gjithë udhëheqësit serbë të dënuar nga GJPNJ-ja, të cilët ishin të përfshirë në operacionet e mbulimit të krimeve, si komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave, Vlastimir Lazareviç, dhe zëvendëskryeministri Nikola Sainoviç, tashmë janë liruar dhe janë pritur si heronj në Serbi. Të tjerë, si ish-shoku i zyrës i Djordjeviçit, Goran Radosavljeviç, një komandant  stërvitjeje në Petrovo Selo që ishte vendi i një prej varreve masive, nuk janë përballur kurrë me drejtësinë.

Eprorët e Djordjeviçit, presidenti Millosheviç dhe ministri Stojiljkoviç, kanë vdekur të dy. Kjo e bën Djordjeviçin një nga njerëzit e fundit të akuzuar për përfshirje në operacionet e fshehjes së krimeve dhe të vetmin person të dënuar për orkestrimin e tyre që është ende në burg.

Megjithatë, rreth 1,000 shqiptarë të Kosovës janë ende të zhdukur. Në Serbi ka ende varre masive të pazbuluar. Djordjeviçi di më shumë.

Koha po mbaron

Billbord i personave të zhdukur në Prishtinë, Kosovë në vitin 2014. Foto: BIRN

Autoritetet gjermane nuk duhet ta anashkalojnë këtë mundësi. Ata tashmë kanë shpenzuar përpjekje të konsiderueshme për të ndihmuar në zgjidhjen e fateve të personave të zhdukur në kuadër të “Procesit të Berlinit” dhe dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kancelarja Angela Merkel nënshkroi një Deklaratë rajonale për Personat e Zhdukur në vitin 2018 dhe kancelari Olaf Scholz vazhdoi rolin e rëndësishëm të Gjermanisë gjatë angazhimit të tij me liderët rajonalë verën e kaluar. Veçanërisht, Kosova dhe Serbia u zotuan secila të zbatojnë plotësisht të njëjtën deklaratë të vitit 2018 në pikën e parë të deklaratës së tyre të vitit 2023. Ajo është ende i detyrueshme për të gjitha palët, përfshirë Gjermaninë.

Si pjesë e Procesit të Berlinit, Gjermania ndihmoi në hapjen e një baze të dhënash rajonale të rasteve aktive të personave të zhdukur nga konflikti vetëm gjashtë muaj më parë. Duke qenë një nënshkruese kryesore e deklaratës së vitit 2018, veçanërisht, angazhimet e saj janë ende shumë aktive.

Qasja dhe aftësia e Gjermanisë për të ndikuar te Djordjeviçi që ai të flasë është unike. Ai do të lirohet në vitin 2025 dhe praktikisht nuk ka asnjë shans që ai të ndihmojë viktimat që krijoi pasi të jetë i lirë. Historia e kohëve të fundit tregon se ai ka shumë më tepër gjasa të mbulohet me lavdërime sesa me kritika në Serbi.

Gjermania ka një dritare të vogël për të inkurajuar Djordjeviçin dhe për të ndihmuar në gjetjen e varreve të reja masive. 350,000 shqiptarë të Kosovës që përbëjnë diasporën e saj në Gjermani, sigurisht që do ta shihnin me sy të mirë një përpjekje të tillë.

Në atë takim të vitit 1999 me Millosheviçin dhe gjithashtu gjatë seancës së dënimit të tij në Hagë në vitin 2011, Djordjeviçi u përball me kërcënimin real të përgjegjësisë penale. Çdo herë, Djordjeviçi veproi në interesin e tij më të mirë – duke zgjedhur të mbulonte krimet e tij në vitin 1999 dhe duke pranuar fajin për të marrë një dënim më të butë gjatë seancës së tij në 2011.

Gjermania ka tani një shans të fundit për ta detyruar Djordjeviçin të flasë. Koha nuk është një aleat. Prindërit në Kosovë po vdesin nga pleqëria pa e ditur se çfarë ka ndodhur me djemtë dhe vajzat e tyre. Një brez është rritur nën hijen e humbjes dhe pikëllimit. Autoritetet gjermane duhet t’i bëjnë të qartë Djordjeviçit se është në interesin e tij më të mirë të ofrojë ngushëllim për këto familje.

Praveen Madhiraju është drejtor ekzekutiv i Pretrial Rights International, një OJQ me bazë në SHBA që përfaqëson rastin e Vëllezërit Bytyqi. Ai mund të gjendet në Tëitter @BytyqiBrothers

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: aktakuzëAngela MerkelBEBIRNBosnjeBrukselBurgFamiljeGjermaniGjermaniaGJPNJGjurmëtGjykataGjykata e HagesGjykatëGjykatësHageheronjkamion frigoriferikKosovaKosovëKrimekrime lufteLufteMarrëveshjamarrëveshjeMasaMerkelMillosheviçMinistria e BrendshmeNATOohritOKBOLAFOlaf ScholzpaktPoliciaSerbiSerbiaSHBASllobodan Millosheviçspastrim etniksulm ajrortë drejtate pagjeturtë zhdukurUCKUshtriavarrvarr masivvarre masiveVladimir Djordjevic
Tjetri
Petrit Hysa

Prokurori Petrit Hysa shkarkohet nga detyra

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.