AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjedhje 2023, rezultatet Bashkia Vlorë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak (Infografik)

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në Bashkinë Vlorë me 71% të votave të vlefshme, rezultati më i thellë i realizuar ndonjëherë në një bashki tradicionalisht të majtë. Gjithsesi, rezultati i thellë në përqindje maskon një të dhënë të dytë: pjesëmarrjen jashtëzakonisht të ulët, vetëm 25%.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
19:49 | 30/05/2023
në Zgjedhje 2023 Rezultatet
0
595
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bashkia Vlorë

Kandidati i Partisë Socialiste Ermal Dredha fitoi zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë Vlorë me 28 mijë vota. Në fakt, për nga numri i votave, ky është rezultati më i keq i socialistëve për më shumë se një dekadë. Socialistët patën fituar 35 mijë vota në vitin 2021, 29 mijë në zgjedhjet pa garë të vitit 2019 apo 32 mijë në vitin 2015. Duhet të shkosh pas në vitin 2007 për të gjetur një palë zgjedhje në të cilat, kandidatët socialistë për kryebashkiakë apo kryekomunarë, të kenë fituar më pak vota se sa këtë vit, pa marrë parasysh këtu që lista e zgjedhësve në këtë bashki ka qenë atëhere shumë më e shkurtër nga sa është sot.

Megjithatë, për nga rezultati në përqindje, Dredha rezulton më i suksesshmi mes kandidatëve socialistë që kanë qeverisur Vlorën. Ai fitoi gati 71% të votave të vlefshme. Ajo që shpjegon këtë kontradiktë, pra fitore e ulët në numër votash dhe e lartë në përqindje është që pjesëmarrja në tërësi në Bashkinë Vlorë, ishte këtë herë edhe më e ulët se sa zakonisht. Të dielën më 14 maj, vetëm 25% e 168 mijë qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja ra me gati 20 mijë vetë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, ku votuesit braktisën në masë Partinë Socialiste, por braktisën krahasimisht më shumë kandidatin e opozitës, Hysni Sharra, i cili garoi për koalicionin Bashkë Fitojmë dhe mori gati 9 mijë vota më pak nga sa kishte fituar Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim sëbashku në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak, Partia Socialiste mori 33 nga 51 vendet anëtare me 60% të votave të vlefshme ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë mori 9 mandate me 16% të votave. Partia Demokratike mori 3 mandate me 6% ndërsa Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, mori dy mandate me gati 4% të votave.

Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Partia Demokracia Sociale dhe Aleanca Progresiste L.ZH.K, morën secila nga një mandat.

Më poshtë gjeni listën e anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak Vlorë.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Vlorë

Anëtari Subjekti
1 Atird Nuri Hoxha Bashkë Fitojmë
2 Anxhela Shuko Shenaj Bashkë Fitojmë
3 Arjan Mynyr Isufi Bashkë Fitojmë
4 Alta Abdul Haluci Bashkë Fitojmë
5 Dikens Gjolek Bushaj Bashkë Fitojmë
6 Liri Muhamet Dëma Bashkë Fitojmë
7 Erëmal Petrit Arapi Bashkë Fitojmë
8 Refie Kastriot Laze Bashkë Fitojmë
9 Klodian Ebehet Xhyheri Bashkë Fitojmë
10 Brikena Sazan Puka Partia Socialiste
11 Ervis Vasil Moçka Partia Socialiste
12 Liljana Arshi Breshani Partia Socialiste
13 Ardian Haki Musta Partia Socialiste
14 Elca Qemal Bezhani Partia Socialiste
15 Simbol Sulo Pazaj Partia Socialiste
16 Anisa Krenar Ceno Partia Socialiste
17 Gëzim Elmas çapoj Partia Socialiste
18 Frosina Vangjel Qyrdeti Partia Socialiste
19 Ilir Servet Aliaj Partia Socialiste
20 Mujo Andon Shakaj Partia Socialiste
21 Ledja Flamur Shollaj Partia Socialiste
22 Eglantina Hyso Aliaj Partia Socialiste
23 Grigor Napolon Dede Partia Socialiste
24 Aurora Jani Qarri Partia Socialiste
25 Sokol Qeverim Kushta Partia Socialiste
26 Brikena Kastriot Sika Partia Socialiste
27 Edison Remzi Kapaj Partia Socialiste
28 Briseida Krenar çakërri Partia Socialiste
29 Bujar Lefter Osmanaj Partia Socialiste
30 Vjola Eqerem Xhafaj Partia Socialiste
31 Endri Namik Hyseni Partia Socialiste
32 Evis Qëndro Allushi Partia Socialiste
33 Shkëlqim Bejkush Leskaj Partia Socialiste
34 Edlira Azem Kapllanaj Partia Socialiste
35 Vullnet Sadik Bilbilaj Partia Socialiste
36 Jerina Skënder Dervishaj Partia Socialiste
37 Novrus Dulo Rrokaj Partia Socialiste
38 Elpiniqi Viron Mërkuri Partia Socialiste
39 Lorel Ritvan Canaj Partia Socialiste
40 Roland Mantho Strakosha Partia Socialiste
41 Marsela Anastas Dashi Partia Socialiste
42 Englantina Engjëll Imeraj Partia Socialiste
43 Eda Ridvan Begaj Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
44 Geron Agim Gunbardhi Partia Republikane e Shqipërisë
45 Simo Koço Petromilo Partia Demokracia Sociale
46 Gjergji Nikë Nika Partia Demokratike
47 Eneida Kristaq Vera Partia Demokratike
48 Myzafer Servet Elezi Partia Demokratike
49 Arsen Tare Belaj Aleanca Progresiste L.ZH.K
50 Besmir Gezim Brahimi Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
51 Rajmonda Kamber Zoto Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Etiketa: AnxhelabashkiBashkiaBashkia VlorëBIRN InfografikdemokraciaErmal DredhafitoreHysni SharraImerajIntegrim dhe UnitetkandidatëtKryebashkiakLëvizja Socialiste për IntegrimMASPartiaPartia AgrarePartia Agrare AmbientalistePartia DemokratikePartia DrejtësiPartia RepublikanePartia SocialistePartisë SocialisterepublikaneSazanshqipVlorëVotavotuesitzgjedhjeZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

ONM rekomandon ankimin në Kolegj të prokurorit Urim Buci

Tjetri

Qeveria shpall mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Tjetri
Një gjuhë që nuk ndryshon, është një gjuhë që nuk vlen

Qeveria shpall mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.