AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria arreston biznesmenin dhe inxhinierin për ryshfetin te Shëndetësia

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur të dielën se ka arrestuar një biznesmen, pronari i kompanisë që fitoi tenderin për të cilën Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua më parë. Kompania në fjalë rezulton se ka fituar 51 procedura prokurimi gjatë vitit 2022.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e SPAK, Tiranë. Foto: SPAK.

Pronari dhe administratori  i një kompanie mbikëqyrjesh punimesh u arrestua bashkë me një punonjës gjatë fundjavës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën dyshimin se kanë paguar një  ryshfet me vlerë 330 mijë lekë te Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, me qëllim, fitimin e një tenderi me vlerë 672 mijë lekë.

“Në vijim të njoftimit të datës 03.06.2023, informojmë se në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023,  hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 03.06.2023 dhe 04.06.2023 urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj shtetasve V. T. dhe S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nene 245 dhe 25 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e SPAK.

“…janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases L. Sh., e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, J. D., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt,” vijon më tej njoftimi.

Operacioni i SPAK tërhoqi vëmendjen për shumën e pazakontë të ryshfetit, të dyshuar, pasi kompania fituese rezulton se ka dhënë 330 mijë lekë për një tender me vlerë totale 672 mijë lekë. Me pak fjalë, gjysma e shumës që pritej të përfitohej nga kontrata dyshohet se është dhënë ryshfet. Tenderi në fjalë kishte të bënte me Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës dhe në të patën marrë pjesë tetë kompani. Autoriteti prokurues skualifikoi për mosplotësim kriteresh të ndryshme gjashtë nga tetë kompanitë pjesëmarrëse para se të shpallte fituese kompaninë Dricons.

E themeluar në vitin 2015, kompania ka fituar 50 procedura prokurimi me vlerë totale 31 milionë lekë gjatë vitit 2022 dhe 59 procedura prokurimi me vlerë 19.5 milionë lekë gjatë vitit 2021, sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Etiketa: Byroja e Kombëtare e Hetimit. BKHDurrësJoana DuroKodi PenalKodit PenalKorrupsionKorrupsioniministria e shendetesiseoperacioniParaProkuroriaQarqetQendra shëndetësoreryshfetsekretarjaSHshëndetësiaSPAKtender
Tjetri
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Ëndrra me diell: Bumi turistik i Shqipërisë rrezikohet nga mangësitë në sektor

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.