AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbi 100 profesorë kundër ‘vendimit arbitrar’ të qeverisë për mbylljen e ASA

Përmes një letre të hapur, akademikët, aktivistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile e konsiderojnë vendimin e njëanshëm të qeverisë në shkelje të lirisë akademike dhe në dëm të dijeve albanologjike.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:32 | 06/06/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dhe Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë konferencës jubilare për 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit. | Foto: LSA

Më shumë se 100 akademikë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile kundërshtuan  përmes një letre të hapur vendimin e Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ASA.

Firmëtarët, ku spikasin emra studiuesish jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga universitetet europiane, e cilësojnë vendimin “arbitrar dhe të dëmshëm”.

“Ndajmë mospajtimin tonë me këtë vendim arbitrar dhe të dëmshëm për të ardhmen e Studimeve Albanologjike, të cilin po ashtu e konsiderojmë cënues për lirinë akademike dhe zhvillimin e mendimit teorik në humanitete, specifikisht në dijet albanologjike krahasuese dhe kritike,” thuhet në letrën e publikuar nga ASA.

Firmëtarët vlerësojnë gjithashtu punën dhe rëndësinë që ka ASA dhe katër institutet e saj kërkimore “jo vetëm për akademinë dhe publikun shqiptar, por dhe për kontributin e hulumtuesve/eve që punojnë aty në  pluralizimin e dijes në nivel rajonal e global”.

Akademikët vlerësojnë punën e deritanishme që ka bërë kjo Akademi, pavarësisht kritikave që mund të bëhen për fuqizimin dhe përmirësimin e punës dhe funksionimit të saj si institucion i arsimit të lartë.

“Është e papranueshme që ndryshime dhe ristrukturime të përmasave të tilla të ndërmerren në mënyrë të njëanshme, pa u bazuar në ligj, pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përfillur interesat akademike, dhe jo në përputhje me interesat e gjera publike,”apelohet në letër.

Akademia e Studimeve Albanologjike është institucioni ku bëjnë pjesë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

Javën e shkuar, qeveria vendosi të shkrijë këtë institucion për ta kaluar në varësi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pavarësisht kritikave ndaj këtij projekti.

Akademia e Shkencave drejtohet aktualisht nga Skënder Gjinushi, një politikan, i cili u zgjodh në këtë pozicion pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetë socialistë kanë propozuar ndërkohë ndryshime të mëtejshme ligjore për t’i mundësuar Gjinushit të ketë një mandat tjetër si kryetar, pasi ligji ekzistues, i miratuar nga vetë socialistët, parashikonte ndryshe.

Etiketa: Akademia e ShkencaveAkademia e Studimeve AlbanologjikeakademikeAkademisë së Studimeve AlbanologjikeaktivistASAdeputetEdi RamaIAKSAInstituti i Antropologjisë KulturoreInstituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të ArtitInstituti i ArkeologjisëInstituti i Gjuhësisë dhe i LetërsisëKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistravekryetarLigjndryshime ligjorePartiaPartia SocialistePunëQendra e Enciklopedisë ShqiptareQeveriashqipShqipëriashqiptareSkënder GjinushiVendim
I mëparshmi

Gjyqtari Sami Ujkashi thyen rekord me raportet mjekësore në KLGJ

Tjetri

Kushi minimizon pasojat e rrjedhjes së tezës së anglishtes

Tjetri

Kushi minimizon pasojat e rrjedhjes së tezës së anglishtes

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.