AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata konfirmon arrestin me burg për Vangjush Dakon

Gjykata e Posaçme konfirmoi masat e sigurisë për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe personat e arrestuar bashkë me të për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimin e vulave e stampave. Gjykata zbuti masat për tre nga të akuzuarit, ndërsa avokatët pretenduan se masat ishin të pajustifikuara.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetarja e Bashkise Durres Valbona Sako me ish-kryetarin Vangjush Dako duke dale nga nje takim i Partise Socialiste ne Tirane me 21 korrik 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjykata e Posaçme konfirmoi të enjten masën e sigurisë të arrestit me burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndaj të cilit SPAK ka ngritur dy akuza për shpërdorim detyre. Njëra në lidhje me një leje ndërtimi për një pallat të dëmtuar nga tërmeti dhe ndërtuar në mënyrë të paligjshme, dhe tjetra mbi shpërdorimin e 18.3 milion lekëve për pagesën e një projekti për një shëtitore. Dako dhe avokati i tij kërkuan një masë më të butë sigurie, pasi ngritën pretendimin se nuk kishte prova për akuzat, por kjo është rrëzuar nga gjykata.

Për të akuzuarit e tjerë gjykata po ashtu mbajti përgjithësisht të njëjtin qëndrim, përveç tre të akuzuarve ndaj të cilëve masa e sigurisë u zbut për arsye familjare dhe shëndetësore. Sa i përket grupit të arrestuar për akuzën e “falsifikimit të formularëve” në lidhje me lejen e ndërtimit të pallatit në Durrës, gjykata la në fuqi masën e arrestit me burg për  Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k dhe masat e arrestit shtëpiak për arkitekten Meri Selimi (Priftuli) dhe kolauduesen e pallatit Ferzilet Hajdëri. I akuzuari tjetër në këtë grup Adrian Bulku përfitoi zbutje të masës së sigurisë në arrest shtëpiak, për shkak të arsyeve famijare.

Ndërkohë ish-shefi i Urbanistikës, Adhurim Qehajaj që ashtu si Dako ka dy akuza të shpërdorimit të detyrës dhe të akuzuarit Ermal Lama e Fatmir Ejupi, janë ende në kërkim.

Masa u zbut edhe për dy anëtarët e komisionit të vlerësimit që sipas prokurorisë kanë shpërdoruar shumën prej 18.3 milion lekësh. Djana Dedja, për arsye shëndetësore u la në masë sigurimi “detyrim paraqitje”, ndërsa Adnand Toçila, kaloi nga masë sigurimi në burg në arrest shtëpie.

SPAK ka bërë bashkë dy çështje të ndryshme në të cilat është i akuzuar Dako. E para ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi pasi ndërtimi ishte përfunduar duke legalizuar paligjshmërinë dhe e dyta me shpërdorimin e 18.3 milion lekëve. Të akuzuarit i kanë mohuar akuzat në gjykatë. Avokati i Dakos Petrit Ismaili pretendoi para mediave se bëhej fjalë për vendime kolegjiale.

Gjyqtari Erjon Bani, i cili mori vendimin për masat e sigurisë dhe pati pranuar kërkesat e SPAK për arrestimin e Dakos arsyetoi në këtë vendim të parë se arresti me burg justifikohej nga pasojat e veprave penale, që sipas vendimit ishte “rrezikimi i jetës së banorëve, të cilët kanë jetuar në objektin që është legalizuar me leje ndërtimi dy vite pasi ai është ndërtuar”.

Në vendimin që BIRN e ka gjyqtari po shprehet se shpërdorimi i detyrës ishte në këtë rast rrethanë rënduese, ndërsa thekson rrezikun e prishjes së provave, duke veçuar në këtë pikë Dakon dhe lidhjet e tij me pushtetin. “Ka dyshime se mund të ndikojë tek provat, duke marrë në konsideratë jo vetëm pozicionin zyrtar që ai ka patur, por dhe influencën e tij tek administrata e shkuar dhe aktuale e Bashkisë Durrës,” shkuan gjyqtari i Gjykatës së Posaçme.

Vangjush Dako është kryebashkiaku jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019. Ai është akuzuar nga opozita dhe ka rezultuar në përgjime me elementë të krimit të organizuar, të cilët veç narkotrafikut dyshohet se ndikuan në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës në vitin 2017.

Në dukje ai është tërhequr nga politika aktive, por opozita ka pretenduar se ai ka qenë i përfshirë dhe vijon të ishte drejtues i fushatave të socialistëve në qytetin e Durrësit përfshi edhe në atë të 14 majit. Kryeministri Edi Rama, i pyetur për qëndrimin ndaj Dakos pas shpalljes së tij “non grata”, i premtoi publikisht miqësi të përhershme. “Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë miku im”, tha Rama.

Etiketa: Adhurim QehajajAdministrataAdnand ToçilaAdrian BulkuAkuzaArrestarrest shtëpieBanorëBashkia DurrësBashkia e DurrësitBashkisë DurrësBIRNbregdetBrryli DurrësBulevardin DyrrahBurgCurrilaDakoDASHDepartamenti Amerikan i ShtetitdetyrimDiana DedjaDurrësEdi RamaErjon BaniErmal LamaFakle sh.p.kFatmir EjupiFerizlet HajdëriFiqiri FarrukuGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësGoogle EarthKLSHKryeministri Edi RamaLeje ndërtimiMASMasaMeri Seliminon grataOpozitaPallatParaPartisë SocialisteProkuroria e PosaçmeRamaSHShpërdorim detyreSigurimiSPAKVangjush DakoVendim
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Ramazan Avdiu

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Ramazan Avdiu

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.