AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Profesorë të arkeologjisë nga SHBA kërkojnë anulimin e vendimit për shkrirjen e ASA

Në një letër publike 17 profesorë nga një dyzinë universitetesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë punuar si arkeologë në Shqipëri, i bëjnë thirrje qeverisë të anulojë shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Helmeta ilire e afishuar në ekspozitën që po mbahet në Field Museum, një projekt ku merr pjesë edhe Instituti i Arkeologjisë. Foto nga Filed Museum.

Një grup profesorësh dhe arkeologësh amerikanë publikuan të enjten një letër të hapur në të cilën kundërshtojnë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ASA.

17 profesorë të arkeologjisë nga mbi një dyzinë universitetesh amerikane, ngrenë shqetësimin se vendimmarrja e qeverisë është bërë pa u konsultuar me kolegët e tyre shqiptar dhe arsyetojnë se ajo vë në rrezik lirinë akademike të arkeologëve dhe cënon arritjet e deri tanishme.

“Arkeologët e Institutit të Arkeologjisë nuk janë konsultuar mbi këtë plan, i cili do të ndikojë shumë ata dhe aftësinë e tyre për të punuar. Vendim i vendosjes së ASA dhe Institutit të Arkeologjisë nën Akademinë e Shkencave pa një marrëveshje do të shtojë burokracinë dhe mbikëqyrjen, duke cënuar lirinë akademike dhe kërkimin”, ngrihet ndër të tjera si shqetësim në letër.

Letra e nënshkruar nga arkeologë që kanë punuar më herët në Shqipëri dhe njohin shqetësimet e kolegëve të tyre, vë në dukje se plani i qeverisë është jo transparent sa i përket ndikimit financiar dhe se do të ndikonte negativisht në zhvillimin e arkeologjisë shqiptare.

“Në vitet e fundit, arkeologjia shqiptare, e drejtuar nga arkeologët e Institutit të Arkeologjisë, ka zënë më në fund vendin e vetë në arenën ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar se vendosja e ASA nën Akademinë e Shkencave do të nxjerrë nga shinat këtë frymë të re”, thuhet në letër.

Profesorët kanë renditur edhe projekte të përbashkëta të suksesshme, përfshi ekspozitën “Mbretërit e Parë të Europës”. Ata i bëjnë thirrje qeverisë të rishohë vendimmarrjen dhe të konsultojë arkeologët mbi të ardhmen e arkeologjisë shqiptare.

Letra i bashkohet një tjetre të nisur më herët nga mbi 100 akademikë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Europa që kundërshtuan shkrirjen e ASA.

Akademia e Studimeve Albanologjike është institucioni ku bëjnë pjesë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

Një javë më parë, qeveria vendosi të shkrijë këtë institucion për ta kaluar në varësi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pavarësisht kritikave ndaj këtij projekti.

Akademia e Shkencave drejtohet aktualisht nga Skënder Gjinushi, një politikan, i cili u zgjodh në këtë pozicion pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetë socialistë kanë propozuar ndërkohë ndryshime të mëtejshme ligjore për t’i mundësuar Gjinushit të ketë një mandat tjetër si kryetar, pasi ligji ekzistues, i miratuar nga vetë socialistët, parashikonte ndryshe.

Etiketa: Akademia e ShkencaveAkademia e Studimeve AlbanologjikeakademikeAkademisë së Studimeve AlbanologjikeaktivistAmerican School of Classical Studies at AthensarkeologArkeologjiaASAAttila GyuchaBoston UniversityBritney KyleCurtis N. RunnelsDavid R. HernandezdeputetEuropaField Museum of Natural HistoryGiulia Saltini SemerariIAKSAInstituti i Antropologjisë KulturoreInstituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të ArtitInstituti i ArkeologjisëJack L. DavisJohn K. PapadopoulosJohn MarstonKarl PetrusoKathleen LynchKëshillit të MinistravekryetarLaurie ReitsemamarrëveshjeMichael L. Galatyndryshime ligjorePanagiotis KarkanasPartiaPartia SocialisteQendra e Enciklopedisë ShqiptareQeveriaRobert SchonrrezikSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareSkënder GjinushiSusan E. AllenUniversity of ArizonaUniversity of CaliforniaUniversity of CincinnatiUniversity of GeorgiaUniversity of Illinois at ChicagoUniversity of MichiganUniversity of North CarolinaUniversity of Northern ColoradoUniversity of Notre DameUniversity of Texas at ArlingtonVendimWayne E. LeeWilliam A. Parkinson
Tjetri

Shkeljet e ligjit nga Vangjush Dako janë të dukshme nga satelitët në hapësirë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.