AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ambasadorët e emëruar marrin kritika për anësinë politike për mungesë të karrierës diplomatike

Kandidatët e qeverisë për ambasadorë, të zgjedhur mes radhëve të ish-deputetëve të Partisë Socialiste, janë kritikuar nga deputetët e opozitës gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme, për politizim të diplomacisë së vendit dhe mungesë eksperience në diplomaci.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Jashtëm i Kuvendit gjatë intervistave me ambasadorët. Foto:Malton Dibra/LSA

Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend nisi të premten seancat dëgjimore me kandidatët për ambasadorë të propozuar nga qeveria, ku spikasin emrat e ish-deputetëve të partisë socialiste dhe kandidatë pa karrierë diplomatike.

Sipas propozimeve të dërguara në parlament nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka, komisioni dëgjoi fillimisht Meri Kumben, aktualisht zëvendësministre e Kulturës, kandidate për ambasadore në Izrael, juristja Zhaklina Peto për kandidate për në Malin e Zi, ish-deputetët socialistë, Ervin Bushati, për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vasilika Hysi për drejtimin e zyrës diplomatike pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.

Përzgjedhja e emrave u prit me kritika nga opozita, por veçanërisht dy kandidatët që vini  nga radhët e PS-së, për shkak të politizimit të tyre dhe mungesës së përvojës në fushën e diplomacisë.

“Do të doja kandidatë që vijnë nga administrata e Ministrisë së Jashtme, që kanë ndërtuar një karrierë në diplomaci”- tha Dritan Shehi.

Ndërsa, Tomorr Alizoti vuri në dyshim paanshmërinë politike në kryerjen e detyrës së përfaqësuesit diplomatik dhe i cilësoi “qoka” politike të kryeministrit Rama emërimet e reja. “Politika e jashtme nuk i përket PS-së”- iu drejtua ai Bushatit.

Nënkryetari i komisionit, Agron Gjekmarkaj, vuri në dyshim dhe integritetin e emërimeve të reja. “Në diplomaci pa hequr ndonjë emër cilësor, ka shumë mediokritet”- tha ai duke in kujtuar Bushatit se ai kishte qenë publikisht aktiv në mbrojtje të qeverisë dhe nuk ofronte garanci për paanshmëri politike si ambasador.

Bushati u përgjigj se detyrën e ambasadorit e shikonte si një mision patriotik. “Kam mësuar që çështjet patriotike kryesore të Shqipërisë, jashtë dyerve të politikës na bëjnë gjithmonë bashkë”- tha ai.

Gjatë seancës me Vasilika Hysin, deputetët e opozitës vlerësuan karrierën e saj jashtë politikës si mbrojtëse e të drejtave të njeriut, që sipas tyre ishte më e dobishme për vendin se sa emërimi si ambasadore.

“Meqë kur ka qenë PD në pushtet keni kërkuar të drejtat e njeriut do t’u bënte dhe më të moralshme tani që është PS në pushtet, të vini në detyrë të drejtat e njeriut”- i tha Alizoti.

Hysi tha se emërimi si ambasadore nuk do ta zbehë rolin e saj për forcimin e të drejtave të njeriut, pasi puna që do të bëjë lidhet me organizatat dhe misionet ndërkombëtare që vëzhgojnë zbatimin e të drejtave të njeriut.

Në listën e kandidatëve të rinj është dhe Fatmir Velaj, ish-deputet dhe këshilltar i kryeministrit Rama, për të drejtuar misionin diplomatik në Austri, gazetari Mustafa Nano, si dhe lëvizje paralele të konsujve apo ambasadorëve aktualë në përfaqësi të tjera diplomatike.

Etiketa: AdministrataAgron GjekmarkajambasadorambasadoreAustriAustriadeputetEdi RamaErvin BushatiFatmir VelajGjenevëIzraelKandidatekandidatëtKuvendmbrojtjeMeri KumbeMustafa NanoOlta XhaçkaOpozitaOrganizata e Kombeve te BashkuaraparlamentPartisë SocialistePDPSPunaQeveriaRamaSHBAshqipShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTomorrTomorr AlizotiVasilika HysiZhaklina Peto
Tjetri
Ylli Bashaj, pasuria

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ylli Bashaj – Prokuroria e Tiranës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.