Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Shqipëria forcon mekanizmat mbrojtës në hapësirën kibernetike

Autoritetet shqiptare dhe estoneze morën pjesë në provën ushtrimore mbi përforcimin e mekanizmave të kundërpërgjigjes ndaj sulmeve potenciale kibernetike në hapësirën kibernetike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nensi BogdaniNgaNensi Bogdani
12:29 | 12/06/2023
Në Lajme
Kohe leximi: 1 min për lexim
A A
0
kibernetike

Prova kundër sulmeve kibernetike | Foto kortezi nga BE

Share on FacebookShare on Twitter
kibernetike

Ditën e premte Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me presidentin e Estonisë, Alar Karis, morën pjesë në një provë ushtrimore mbi aftësitë e qeverisë për të reaguar kundrejt sulmeve kibernetike.

“Jeta jonë e përditshme varet nga qëndrueshmëria e hapësirës digjitale. Duke u praktikuar mbi reagimet ndaj sulmeve kibernetike në një mjedis të stimuluar krize është një mënyrë e mirë për të zgjeruar  sigurinë kibernetike të strukturës dhe shërbimeve tona”, tha Merle Maigre, drejtuese e projektit nga akademia “Estonian e-Governance Academy”.

Ky trajnim u organizua nga akademia “Estonian e-Governance Academy” dhe kompania estoneze e sigurisë kibernetike “Cybexer Technologies”,  mbi sigurinë dhe fleksibilitetin kibernetik në Ballkanin Perëndimor në kuadër të një projekti të financuar nga BE.

Aktiviteti u dha pjesmarrësve përvojë praktike mbi mbrojtjen e sistemeve të IT-së në rast të sulmeve kibernetike.

“Duhen përpjekje të përbashkëta për të forcuar qëndrueshmërinë e hapësirës kibernetike të partnerëve të Ballkanit perëndimor, dhe për të rritur ndërgjegjësimin e autoriteteve publike të rajonit mbi sigurinë kibernetike”, tha ambasadorja e Delegacionit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Edhe përfaqësuesit e autoriteteve shqiptare pranuan rëndësinë e trajnimeve të tilla, sidomos pas episodeve të sulmeve kibernetike që Shqipëria ka hasur në vitet e fundit.

“Eksperienca të tilla na japin mundësi unike të parashikojmë skanarë të kudërsulmeve kibernetike”, u shpreh Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Çertifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike në Shqipëri.

Etiketa: Alar KarisAutoriteti Kombëtar i Çertifikimit Elektronik dhe Sigurisë KibernetikeBajram BegajChristiane HohmannCybexer TechnologiesEstoniaEstonian e-Governance AcademyIgli TafaKibernetikeMerle Maigre
Tjetri
Të dhëna, spiunë dhe indiferencë: Si i mbijetoi Mitsotakis “Watergate”-it të tij

Të dhëna, spiunë dhe indiferencë: Si i mbijetoi Mitsotakis “Watergate”-it të tij

Më të lexuarat

kibernetike

Shqipëria forcon mekanizmat mbrojtës në hapësirën kibernetike

12:29 | 12/06/2023
Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

13:04 | 06/12/2023
‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

14:25 | 06/12/2023
Prokurorja Françeskina Lekani përballet me probleme për pasurinë dhe profesionalizmin

Shkarkohet nga KPK prokurorja Françeskina Lekani

11:57 | 06/12/2023

KLGJ shtyn vendimmarrjen për dy kandiatët për në Gjykatën e Lartë

17:05 | 04/12/2023
Prokurori Ritvan Suka jep shpjegime për bilancet negative të pasurisë

Prokurori Ritvan Suka jep shpjegime për bilancet negative të pasurisë

17:00 | 05/12/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.