AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kolegji vendos përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës

Kolegji Zgjedhor vendosi të enjten të shpallë të pavlefshme kutinë e votimit në burgun e Rrogozhinës dhe urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri. Në rastin e Belshit, Kolegji vendosi të rrëzojë ankimin e koalicionit opozitar.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
NJë votuese në Tiranë i drejtohet kutisë së votimit | Foto ilustruese: Nensi Bogdani

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor vendosi të enjten që të shpallë të pavlefshme zgjedhjet vendore në Bashkinë e Rrogozhinës dhe urdhëroi ripërsëritjen e tyre për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë.

Vendimi u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për njohjen e tyre.

Përmes një njoftimi për shtyp, Kolegji tha se ka vendosur “shfuqizimin e vendimit të KAS” dhe “shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore të datës 14 maj 2023 në Zonën e Administrimit Zgjedhor Nr. 43, për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, duke urdhëruar përsëritjen e këtyre zgjedhjeve”. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Esmeralda Xhili, Blerona Hasa, Emona Muҫi, Edlira Petri dhe Marsela Dervishi.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati i tyre për kryebashkiak, Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin me votat në shumicë dërrmuese pëer kandidatin e Partisë Socialiste në pushtet.

Ata i kërkuan Kolegjit që të miratonte tabelën përmbledhëse të rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkie, duke mos përfshirë rezultatin zgjedhor të kësaj qendre votimi, që sipas tyre ishte ngritur në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe që ishin lejuar të votonin persona që nuk i lejonte ligji.

Sipas koalicionit “BF”, në burg ishin regjistruar si votues të dënuar që ishin transferuar në këtë burg pas miratimit të listës së zgjedhësve.  Kutia e burgut u numërua e fundit gjatë procesit të numërimit dhe ishte ajo që ktheu përmbys rezultatin e ngushtë mes dy kandidatëve, duke i dhënë fitoren kandidatit socialist, Edison Memolla.

KAS gjatë shqyrtimit të ankesave për këtë bashki,  e cilësoi të vlefshëm dhe ligjor votimin në burg, dhe dhe në vendimin e zbardhur argumentoi se BF kishte dështuar të ofronte prova që vërtetonin shkeljet ligjore të pretenduara në këtë qendër votimi.

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e komentoi vendimin si një “vendim drejtësie më në fund”.

“Nuk mund të përcaktohet qytetari i parë i Rrogozhinës nga rezultati i IEVP, në të cilën ka vetëm 2 të  burgosur me vendbanim Rrogozhinë,” tha Ivi Kaso pas vendimit të Kolegjit.

Ndërkohë, KAS kishte pranuar një kërkesë të dy anëtarëve të tij për të rinumëruar votat në këtë bashki, rinumërim i cili nuk solli ndryshim rezultati, por vetëm sa ngushtoi dhe më shumë diferencën mes dy kandidatëve me vetëm 21 vota më tepër për kandidatin socialist.

Sipas tabelës së re të rezultateve, për këtë bashki janë 10237 vota të vlefshme, 273 vota të pavlefshme, 5129 vota për kandidatin Edison Memolla dhe 5108 vota për Shkëlqim Hoxhën e “BF”-së. Kutia e burgut, e cila u numërua e fundit,  ishte ajo që i dha fitoren kandidatit të PS-së në Rrogozhinë, pasi nga 92 vota në total, 80 ishin në favor të tij.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi një kërkesë të ngjashme të BF-së për bashkinë Belsh, ku kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në QV nr. 2565/01 IEVP Burgu Kosovë, që i përket zonës zgjedhore të kësaj bashkie.

Kolegji Zgjedhor mori vendim të ndryshëm në rastin e Belshit, duke mos pranuar kërkesën e BF-së për ripërsëritje zgjedhjesh.  Në një seancë tjetër të enjten, Kolegji vendosi lënien në fuqi të vendimmarrjes së KAS-it për Belshin. Në rezultatet e Belshit, diferenca mes dy kandidatëve ishte 48 vota dhe kutia e votimit në burg kishte vetëm 29 vota në total.

 

Etiketa: Bashke FitojmebashkiBashkia RrogozhinëBelshBFBlerona HasaBurgBurgu i RrogozhinësEdison MemollaEdlira PetriEmona MuҫiEridian SalianjiEsmeralda XhiligjyqtarIEVPIvi KasokandidatëtKASKodi ZgjedhorKolegjiKolegji ZgjedhorKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveKryebashkiakkryetarKryevidhLekaj dhe GosëMarsela DervishiPartia SocialistePartisë SocialistPartisë SocialistePDPSQarku TiranëRrogozhinëRrogozhinësShkëlqim HoxhaShkumbinSinaballajVendimVendimiVotaVotimiVotuesZgjedhje 2023Zgjedhjet
Tjetri
Pasardhësit e minoritetit boshnjak në Durrës ndjekin gjurmët e të parëve

Pasardhësit e minoritetit boshnjak në Durrës ndjekin gjurmët e të parëve

foto 4

KShH: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve

16:41 | 03/07/2026
nje autobus i transportit publik ne kryeqytet ne trafik. foto nensi bogdani (1)

Transporti publik me flotë të vjetëruar dhe mungesë financimi

15:08 | 03/07/2026
braho ne klp

Kreu i SPAK nuk përjashton një tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut

14:40 | 03/07/2026
bienalja

Zhdukja e ngadaltë e gazetarisë kulturore

08:18 | 03/07/2026
foto 3

Tërheqje zvarrë dhe shkopinj gome, si u shpërnda protesta te Parlamenti

20:06 | 02/07/2026
“Represiv”, Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draft-kodin e ri për Penal

KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm

16:51 | 02/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.