AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

KPK dëgjon gjyqtaren Ëngjëllushe Tahiri

Gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri pati një seancë të shkurtër në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ndërsa kundërshtoi një bilanc negativ në shumën 200 mijë lekë të konstatuar nga KPK, si dhe dha shpjegime për çështje të denoncuara nga publiku.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Engjëllushe Tahiri pas seancës dëgjimore. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN

Gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, e cila punon si ndihmësmagjistrate në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatë të Lartë, u përball të premten me 16 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për një balancë negative në shumën 200 mijë lekë të konstatuar në një vit, si dhe për disa çështje të denoncuara nga publiku. Tahiri mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Ëngjëllushe Tahiri po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Ëngjëllushe Tahiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Krujë. Në vitin 2020, Tahiri u komandua në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Lartë, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.

Relatori Lulzim Hamitaj nuk konstatoi probleme në blerjen një apartamenti me sipërfaqe 90 m2 në Yzberisht të Tiranës në vitin 2015 për çmimin 5 milionë lekë, pasuri që është regjistruar në emër të subjektit dhe anëtarëve të familjes së origjinës, ku secili zotëron ¼ pjesë takuese.

Megjithatë Hamitaj tha se nga analiza financiare paraprake ka rezultuar balancë negative totale në shumën 200 mijë lekë.

Gjyqtarja Tahiri e kundërshtoi analizën e Komisionit. Ajo vërejti se bilanci negativ është konstatuar në vitin 2016 kur jetonte me prindërit të cilët ishin pensionistë. Sipas saj, shpenzimet e tyre ishin përllogaritur më të larta nga ato të përcaktuara prej INSTAT-it. Subjekti pohoi se në atë periudhë ajo dhe familjarët nuk kishin krijuar asnjë pasuri dhe se rezultonte me bilanc pozitiv. Tahiri shtoi se kjo balancë e konstatuar, nuk mund ta ndëshkojë pasi është në vlerë të vogël.

Në vijim, subjekti dha shpjegime për gjetjet e konstatuara në disa prej 13 denoncimeve të depozituara nga publiku.

Lidhje me një vendimmarrje për mospranim padie kur e ushtronte funksionin në Krujë, Tahiri sqaroi se kishte vlerësuar se kompetente për shqyrtimin e çështjes ishte Gjykata e Tiranës. Ajo pohoi se lidhur me këtë denoncim kishte një vendimmarrje nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që e kishte arkivuar ankesën e kryer nga i njëjti denoncues.

Për rrëzimin nga Apeli të një vendimmarrje të saj, ku Tahiri i ka dhënë të drejtë prokurorisë për pushimin e një çështjeje, ajo shpjegoi se bëhej fjalë për dy detyra të lëna nga shkalla e dytë, që në fakt ishin kryer nga prokuroria përpara se të mbyllej hetimi. “Në vendimin tim është e qartë se prokuroria i ka kryer këto dy veprime hetimore”, pohoi ndër të tjera subjekti.

Në përfundim, gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 19 qershor, në orën 09:40.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëApeliBrunilda BekteshiDenoncimElka EkmenkovaElka ErmenkovaEngjellushe TahiriEtleda ÇiftjaGjykataGjykata e Rrethit KrujeGjykata e TiranësGjykatëGjyqtareINSTATKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKlulzim hamitajProcesi i vetingutProkuroriaSHTiranëVendimiVëzhguesit
Tjetri
Mbetjet plastike dhe peshkatarët kërcënojnë mbijetesën e breshkave detare

Speciet e rralla të brigjeve shqiptare kërcënohen nga ndotja dhe peshkatarët

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.