AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos seksuale në zyrë

Kryetari i sapo zgjedhur i bashkisë së Kukësit Safet Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të një video që e tregon atë në një raport seksual në zyrë. SPAK tha se ka nisur një procedim penal, por pa bërë me dije për cilat akuza.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici. Foto faqja zyratre në Facebook.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dha dorëheqjen të premten pasi  në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e kryetarit të bashkisë.

Video që është filmuar në zyrë dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale mban datën 6 qershor 2023. Pas publikimit të saj SPAK njoftoi nisje të një procedimi penal, por pa bërë të qartë se për çfarë akuze kishin filluar hetimet.

Vetë Gjici dha dorëheqjen disa orë pas publikimit. Në një mesazh në faqen e tij në Facebook ai kërkoi ndjesë dhe pretendoi se kishte rënë pre e një kurthi. “Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”, shkroi ai duke fajësuar rivalët politikë.

Gjici më tej pranoi që ishte në një marrëdhënie me gruan që shfaqet në video, por tha se në këtë situatë nuk kishte vlerë asnjë lloj justifikimi. Më tej ai shkroi se jepte dorëheqjen. “Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë”, shkroi ai dhe e cilësoi ngjarjen një “mendjelehtësi të pafalshme”.

Ndërkohë pasi Gjici pati njoftuar dorëheqjen, ministrija e Financave Delina Ibrahimi njoftoi se Këshilli i Ministrave kishte vendosur shkarkimin e menjëhershëm të Gjicit nga detyra.

Gjici i fitoi zgjedhjet lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Qarku i Kukësit është ndër më të varfrit në Shqipëri dhe vazhdon të eksportojë një numër të lartë emigrantësh, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një anketimi të organizatës Sëisscontact, popullsia e Kukësit ka rënë me 13% gjatë dekadës së fundit dhe gati 37% e banorëve të mbetur po planifikojnë gjithashtu të emigrojnë.

Gjici është kryebashkiaku i dytë Socialist në 10 vitet e fundit që dorëhiqet pas një ngjarje të ngjashme. Pasi u arrestua në maj 2016, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit,  për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua pas transmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale.

Etiketa: BanorëBashkia DibërBashkia KukesBurgdiberdoreheqjeFacebookHetimetKryetar i BashkisëLokaleProcedimirrjete socialeSafet GjiciSHshqipShqipëriShukri XheliliSPAKvideozgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Rama në takim me Orban kërkon lirimin e 3 oficerëve të policisë së Kosovës që mbahen në burg nga Serbia

Rama në takim me Orban kërkon lirimin e 3 oficerëve të policisë së Kosovës që mbahen në burg nga Serbia

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.