AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KPA mbyll hetimin gjyqësor për prokurorin Bledar Bejko

Kolegji vendosi të administrojë dokumentacionin për tre çështje të hetuara nga prokurori i Durrësit, për të cilat ngrihen pretendime nga tre denoncues dhe mbylli hetimin gjyqësor. Bejko kërkoi që çështjet që janë jashtë periudhës së rivlerësimit dhe për të cilat nuk ngrihen shkaqe prej Komisioneres Publike, të mos trajtohen nga Kolegji - megjithatë mbajti qëndrim edhe për pretendimet e denoncuesve.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Bledar Bejko pas seancës në KPA. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 19 qershor të administrojë si prova dokumentacionin e tre çështjeve të denoncuara nga publiku ndaj prokuorit të Durrësit Bledar Bejko, pas konfirmimit të këtij të fundit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, si dhe u mbyll hetimi gjyqësor.

Prokurori Bledar Bejko u konfirmua në detyrë më 26 maj 2022 nga KPK, por Komisionerja Publike Irena Nino e vlerësoi vendimmarrjen e shkallës së parë të vetingut të pambështetur në vlerësim të drejtë të fakteve, provave dhe legjislacionit për vetingun e magjistratëve. Ajo kreu ankim në të cilin kërkon shkarkimin e tij për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

Në fillim të seancës publike të hënën, kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Albana Shtylla sqaroi se ishin administruar si prova dokumentet e dorëzuara nga subjekti dhe listoi dokumentacionin e përcjellë nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit. Komisionerja Irena Nino dhe prokurori Bledar Bejko konfirmuan njohjen e tyre me dokumentacionin e administruar nga Kolegji. Nino u shpreh se nuk kishte ndonjë qëndrim, duke theksuar se denoncimet nuk ndikonin në konkluzionet e saj përfundimtare të bazuara në shkaqet e ankimit. Komisionerja e la në çmim të KPA vendimarrjen për administrimin ose jo trë këtyre provave.

Ndërsa prokurori Bledar Bejko paraqiti qëndrim juridik mbi këto denoncime, si dhe mbi pretendimet e ngritura. Ai theksoi se legjislacioni për vetingun e magjistratëve përcakton konkretisht periudhën se kur mund të kryhet rivlerësimi profesional. Subjekti këmbënguli se nuk mund të hetohen çështje që i përkasin periudhës pas hyrjes në fuqi të legjislacionit të rivlerësimit kalimtar.

Po ashtu, Bejko shtoi se Kolegji nuk mund ta shtrijë hetimin gjyqësor tej shkaqeve të ngritura në ankimin e Komisioneres Publike. Sipas subjektit, për gjithë çështjet apo denoncimet për të cilat nuk janë ngritur shkaqe në ankim, konsiderohet se është hequr dorë.

Megjithatë, ai parashtroi qëndrimin e tij edhe lidhur me pretendimet e ngritura nga denoncuesit. Ai renditi hetimet që kishte kryer lidhur me një denoncim të kryer nga banorët e një pallati në qytetin e Durrësit, të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Ai shtoi se në këtë periudhë kishte pasur edhe ngarkesë të lartë pune për shkak të mungesës së 8 prokuorëve në prokurorinë ku ai punon.

Lidhur me pretendimet e një pale në proces për shtyrje të seancave për shkak të mosprezencës së prokurorit Bejko, ky i fundit sqaroi se shtyrjen kishin ardhur si pasojë e mungesës apo heqjes dorë të avokatëve të të pandehurit. Subjekti deklaroi se në një rast ishte duke pritur të fillonte seanca, por për arsye të pavarura prej tij nuk po niste ndërkohë që kishte marrë informacion se i pandehuri kishte deklaruar se nuk njihej me kërkesën e prokurorisë ndaj tij dhe për këtë arsye kishte kërkuar të mbrohej me avokat. Bejko theksoi se në kushtet kur nuk dihej se kur do të fillonte seanca, si dhe për shkak të ngarkesës në punë ishte larguar.

Në dy seanca të tjera ai tha se nuk ishte paraqitur për arsye objektive, pasi ishte njohur me faktin se nuk do të paraqiteshin avokatët si dhe me kërkesën e të pandehurit për të pasur përfaqësues ligjor. Bejko theksoi se mosparaqitja e tij kishte qenë për arsye objektive dhe se nuk ka sjellë pasoja për palët në process, pasi seancat do të ishin shtyrë edhe nëse do të kishte qenë i pranishëm, për shkaqe të pavarura prej tij. Ai shtoi se kishte konsideruar edhe efektivitetin në punë, për shkak të ngarkesës së madhe që ka pasur gjatë viteve të fundit.

Lidhur me një çështje të pezulluar, Bejko tha se i kishte rifilluar. Ai pohoi se ishte duke pritur një akt ekspertimi dhe një letër porosi nga autoritetet belge, prandaj nuk kishte konkluduar.

Në përfundim, prokurori Bejko kërkoi që rivlerësimi profesional të kryhet brenda afateve të përcaktuara në legjislacionin për vetingun e magjistratëve. Ai nënvizoi se sipas ligjit, shkarkimi për aspektin profesional mund të kryhet vetëm kur provohet se subjektet e rivlerësimit nuk mund të përmirësohen nga trajnimi 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Ai i kërkoi KPA-së që të konsiderojë edhe ngarkesa e madhe në punë për shkak të mungesave të prokurorëve.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues i Kolegjit vendosi të administrojë si prova aktet e dërguara nga prokuoria dhe gjykata e Durrësit, si dhe mbylli hetimin gjyqësor. Pasi palët nuk ishin të gatshme për të vijuar me konkluzionet përfundimtare, Kolegji e shtyu seancën për më datë 22 qershor, në orën 10:00.

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimBanorëBledar BejkoDenoncimGjykataGjykata e DurrësitGjyqHetimetIrena NinoKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPKPAKPKMagjistratpasojaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit TiranëProkuroria e TiranësrivlerësimiSeancashkarkimiShtyrjeVetingu
Tjetri
Një gjuhë që nuk ndryshon, është një gjuhë që nuk vlen

Projektligji që i zgjat mandatin Skendër Gjinushit pritet me kritika në Kuvend

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.