AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Nga vijnë turistët në Shqipëri?!

Ndonëse turizmi i huaj ka njohur rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit, ka shumë gjasa që statistikat zyrtare regjistrojnë si “të huaj” emigrantë shqiptarë të pajisur me dokumente greke apo italiane.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
turistë
Turiste duke ecur me valixhe ne duar ne sheshin Skenderbej.

Gjatë katërmujorit të parë të këtij viti, gati 1.7 milionë shtetas të huaj hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë për t’u numëruar si “turistë”. Në krahasim me vitin paraardhës, numri i vizitorëve të huaj është rritur me 56%. Shoqëruar kjo me lajme të publikuara në median britanike për “miliona turistë” britanikë që pritet të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe konkurrencës së ashpër të kompanive ajrore me kosto të ulët Wizz Air dhe Ryanair për fluturime nga dhe për në Rinas, duket sikur gjërat po ecin mbarë. Dhe me të vërtetë deri në një farë mase nuk po ecin keq dhe Shqipëria dukshëm ka potencial për zhvillimin e turizmit, pasi është një vend ende me çmime të ulëta në një kontinent të pasur me mbi 500 milionë konsumatorë. Vetëm se të dhënat e detajuara të bazës të së dhënave të INSTAT, të para më me vëmendje, sugjerojnë se këta miliona turistë nuk janë me të vërtetë aq miliona.

Për shembull, nga 1.68 milionë vizitorët e huaj të regjistruar në Shqipëri, 41% e tyre janë nga Kosova. Natyrisht që Kosova është një treg i rëndësishëm për turizmin shqiptar, por kosovarët vijnë në Shqipëri jo vetëm për pushime. Por është grupi i dytë më i madh ai që të bën më shumë përshtypje. Sipas statistikave zyrtare, grekët janë vizitorët më të numërt të Shqipërisë pas kosovarëve këtë vit. Gjatë periudhës janar-prill, 165 mijë grekë vizituan Shqipërinë dhe u regjistruan si turistë. Gjatë vitit 2022, nga Greqia mësohet të kenë ardhur 484 mijë “grekë”. Kjo është disi e pazakontë nëse marrim parasysh se Greqia është edhe vetë vend turistik me burime shumë të larmishme të turizmit detar, kulturor dhe të natyrës. Dukshëm ka shumë gjasa që një qytetar shqiptar që ka emigruar në Greqi para shumë vitesh dhe tashmë është natyralizuar me dokumente greke, nëse e viziton Shqipërinë për arsye familjare, pra që të takojë familjarët këtu, numërohet statistikisht si turist.

Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se nga 7,54 milionë vizitorët “e huaj” që vizituan Shqipërinë dhe u klasifikuan si turistë, 3.2 milionë janë nga Kosova, 678 mijë nga Maqedonia, 610 mijë nga Italia, 484 mijë nga Greqia dhe 441 mijë nga Mali i Zi. Në total, këto vende fqinje zënë 72% të të gjithë vizitorëve të huaj. Pas kësaj vijnë Gjermania me 188 mijë vizitorë, Polonia me 173 mijë dhe Mbretëria e Bashkuar me 167 mijë vizitorë.

Në të gjitha këto raste, dallimi mes shqiptarëve që kthehen për të vizituar familjen por përdorin pasaportën e vendit ku janë natyralizuar nga turisti që vjen për qëllime turistike, është i vështirë të bëhet. I vetmi grup i madh që mund të themi se janë me të vërtetë turistë, duket se janë polakët, një vend ku shqiptarët nuk kanë emigruar në numra të mëdhenj gjatë viteve të shkuara.

Gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri kanë hyrë edhe 39 mijë ukrainas. Ndonëse ukrainasit kanë qenë edhe më parë një treg jo i vogël për turizmin shqiptar, gjasat janë që një pjesë jo e vogël e vizitorëve të vitit të kaluar erdhën me qëllim që t’i shpëtonin luftës atje dhe jo thjeshtë për të shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë. Megjithatë, mënyra se si mblidhen statistikat e turizmit e bëjnë të pamundur që të dallohet turisti nga refugjati, refugjati nga emigranti apo shqiptari me dokumente greke nga turisti.

Instituti i Statistikave publikon edhe një informacion tjetër, i cili mblidhet nga një anketë me ndërmarrjet që operojnë në tregun e turizmit dhe që përsëritet çdo muaj. Anketa e strukturave akomoduese [Link] tregon se gjatë vitit 2022 të huajt në Shqipëri kanë kaluar afro 2.5 milionë netë turistike, nga 887 mijë vizitorë jorezidentë. Kjo natyrisht që është gati nëntë herë më pak se sa numri i përgjithshëm i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit të kaluar.

Etiketa: AnketaGjermaniaGreqiGreqiaINSTATInstituti i StatistikaveItaliaKosovakostolajmeMaliMali i ZiMaqedoniaMbretëria e BashkuarParaPoloniapushimeRinasRyanairshqipShqipëriShqipëriaStatistikatTregturistWizz Air
Tjetri
Alfred Balla

Si e ‘shpëtoi’ KPK kreun e KLP-së nga vetingu

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.