AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Propozimi i Edi Ramës për Asosacionin e Komunave Serbe është iniciativë private

Dokumenti nuk është arkivuar nga Këshilli i Ministrave dhe nuk ka kaluar procedurat standarde protokollare dhe arkivore në Shqipëri, ndërsa ekspertët e vlersojnë si inciativë private të kreut të qeverisë shqiptare.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama duke folur gjate nje konference per shtyp | Foto: LSA

Më 8 qershor kryeministri Edi Rama thirri një konferencë urgjente dhe të rrallë shtypi me gazetarët dhe me tone dramatike mbi fatin e Kosovës, ku njoftoi se ai u kishte propozuar presidencës franceze dhe kancelarit të Gjermanisë “një draft të asociacionit” për komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Rama tha në konferencë se drafti ishte konfidencial dhe se për të, siç edhe u konfirmua më vonë nuk ishin në dijeni as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe as Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por megjithë pretendimet e kryeministrit për sekret shtetëror, BIRN ka zbular që jo vetëm që dokumenti nuk është i klasifikuar por as i arkivuar nga Këshilli i Ministrave.

Bazuar në ligjin “Për të drejtën e informimit”, BIRN i kërkoi Këshillit të Ministrave draftin në fjalë ose arsyetimin ligjor për shpalljen e tij sekret shetëror.

Në një përgjigje zyrtare nëpërmjet postës elektronike, Këshilli i Ministrave deklaroi se dokumenti nuk ekzistonte në arkivat e qeverisë shqiptare.

“Në përgjigje të kërkesës tuaj, dëshiroj t’ju informoj se Autoriteti Publik nuk e ka në zotërim, këtë propozim, të cilit ju i referoheni”, shkruhet në përgjigjen e Koordinatores për të Drejtën e Informimit pranë Këshillit të Ministrave.

BIRN gjithashtu pyeti Këshillin e Ministrave nëse propozimi në fjalë ishte dërguar apo jo në emër të qeverisë shqiptare apo si propozim personal i Edi Ramës. Përmes një zëdhënësi qeveria refuzoi ta sqaronte se kujt i përkiste propozimi.

“Kryeministri Rama e ka bërë të qartë për se, si, dhe se për çfarë bëhet fjalë,” tha zëdhënsja e kryeministrit Manjola Hasa.  “Nuk kemi asnjë koment më shumë”, shtoi ajo.

Për ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, propozimi i Edi Ramës për komunat serbe nuk duket se vjen nga shteti shqiptar dhe as nga Këshilli i Ministrave.

“Që të ishte propozim i Shqipërisë duhej të kalonte përmes Presidencës dhe nëse do bëhej nga qeveria duhej të votohej në Këshillin e Ministrave”, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë.

Krasniqi tha se dukej që bëhej fjalë për “një propozim personal” të kryeministrit që faktorizon këtë të fundit.

Propozimi i Ramës për komunat serbe u prit me skepticizëm dhe ironi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe po ashtu nga Presidenti i Serbisë Vuçic.

Megjithatë Rama e prezantoi atë si një përpjekje ekspertësh amerikanë e europianë, që do të zgjidhte “nyjën gordiane të dialogut” dhe që do i hapte rrugë njohjeve të reja të Kosovës.

Etiketa: Afrim KrasniqiAlbin KurtiAleksandër VuçiçAsosacioni i Komunave SerbeBIRNEdi RamEdi RamagazetarKëshillit të MinistraveKosovëKryeministri Edi RamaManjola HasaQeveriaRamasekretSHshqipshqiptare
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ejona Lazellari – Gjykata e Fierit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ejona Lazellari – Gjykata e Fierit

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.