AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK arreston 20 persona për trafik droge nga Lindja e Mesme

Pas dy vitesh hetime, SPAK urdhëroi ndalimin e anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike me vlerë rreth 2.7 milionë euro nga vendet e Lindjes së Mesme, drejt Italisë dhe shteteve të tjera të Bashkimit Evropian. Mes të ndaluarve është dhe një punonjës i Policisë së Shtetit, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:06 | 27/06/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorët e SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Preçi bashkë me përfaqësuesit e antimafias italiane gjatë konferencës për shtyp. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 27 qershor realizimin e një operacioni antidrogë në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane dhe të koordinuar nga EUROJUST, të kurorëzuar me ndalimin e 20 personave të akuzuar si pjesë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike nga Lindja e Mesme në Shqipëri dhe me destinacion vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali. Ndërkohë, një prej personave nën hetim nuk është gjetur dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Prokurori i SPAK, Vladimit Mara njoftoi gjatë një konference për shtyp, se hetimi është bazuar në shkëmbimin e të dhënave me seksionin Antimafia në Prokurorinë e Firences në Itali, lidhur me këtë grup të strukturuar kriminal.

“Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal është konstatuar se të dyshuarit e këtij aktiviteti kriminal kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke trafikuar lëndë narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme,Turqi, Greqi, si dhe vende të tjera drejt Shqipërisë e më pas me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së”, deklaroi Mara.

Ai shtoi se pas një hetimi dy vjeçar, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal për 21 anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë, risinë që është siguruar nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së. Sipas Marës, janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike që të gjitha së bashku arrijnë një vlerë të përafërt rreth 2.7 milionë euro.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal për 21 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Për korrupsion akuzohet një punonjës i Policisë së Shkodrës.

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular, si dhe vlera monetare.

Etiketa: antimafiaBEDritan PrençiDrogeEuroEurojustGjykataGjykata e PosaçmeGreqiHetimItalikonferenceKorrupsionKorrupsioniKorrupsioni pasivLindjaLindja e MesmeLindje e MesmeMaqedoni e VeriutNarkotiknarkotikëoperacioniOrganizata kriminaleProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e FirencesProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarshqipShqipëriShqipëriaSPAKTrafikTrafik DrogeTurqiVladimir Mara
I mëparshmi

“Too much”, KLP i hap rrugën për në Prokurorinë e Tiranës familjares së katërt të deputetes socialiste

Tjetri

Çështja ndaj Olta Xhaçkës kthehet ‘në pikën zero” në Kuvend

Tjetri
PS mbron Xhaçkën nga kërkesa për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese

Çështja ndaj Olta Xhaçkës kthehet ‘në pikën zero” në Kuvend

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.