AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

45 të arrestuar dhe 7 në kërkim pas një aksioni antidrogë në Elbasan

Policia përdori autobus për të transferuar të arrestuarit e një aksioni që sekuestroi 51 milion lekë dhe pak më shumë se 3 kilogramë drogë e ndarë në sasi kokaine, heroinë, kanabis e metadoni. Policia deklaroi se bëhej fjalë për grupe kriminale, por prokuroria tha se kjo do të provohej pas hetimeve.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lëndë narkotike, armë dhe para të sekuestruara nga policia e Elbasanit. Foto nga video e Policisë së Shtetit.

Përmes një video ku shfaqet ndër të tjera një karvan makinash policie i filmuar me dron ndërsa udhëton nga Tirana në Elbasan, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 45 personave, shpalljen në kërkim të shtatë të tjerave dhe procedimin penal për 29 të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në shitje dhe trafik narkotikësh.

Policia bëri me dije se të arrestuarit u kapën pas një hetimi tre mujorë, në të cilin u përfshin agjentë të infiltruar të policisë. Ilir Proda, drejtor i policisë në Elbasan tha se hetimet nisën para  tre muajsh dhe janë përdorur metoda proaktive. “Në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune hetimore tremujore, te ndjekur me metoda proaktive, u bë e mundur goditja e një rrjeti që ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të armëmbajtjes pa leje”, tha Proda.

Në komunikatë për shtyp policia tha se bëhej fjalë për 4 grupe kriminale, një prej të cilëve ishte shkatërruar plotësisht. “Si rezultat i këtij megaoperacioni, është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht 3 grupe të tjera kriminale”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria e Elbasanit, që lëshoi urdhër arrestet, është e rezervuar sa i përket këtij cilësimi. Prokurori Kreshnik Ajazi tha në një bisede telefonike se ende nuk mund të thuhej nëse bëhej fjalë për grupe kriminale në kuptimin ligjor. “Kjo do të vërtetohet gjatë hetimeve, por është një term i përdorur nga policia nga dokumentimi i veprimtarisë kriminale të deritanishme”, tha Ajazi.

Policia vuri në dukje se ishin sekuestruar në aksionin e pagëzuar “Rrjeti”, 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

Burime në dijeni të hetimit i thanë BIRN se termi “mijëra doza” i përdorur në njoftim u referohej sasive të narkotikëve të blera nga agjentë të infiltruar të policisë dhe sasia e tyre nuk ishte llogaritur ende. Sipas të njëtit burim secilit prej të arrestuarve u ishte blerë nga policia të paktën dy doza narkotiku, që dokumentonte aktivitetin e tyre në shpërndarje.

Operacioni policor, ku morën pjesë rreth 450 punonjës policie, u përqendrua në disa lagje të qytetit të Elbasanit si Vullnetari, 5 Maj, 11 Nëntori, Skëndërbej edhe pse disa prej të ndaluarve nuk banonin në Elbasan por në Cërrik, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec dhe banesat e tyre kanë qenë objekt kontrolli.

Drejtuesi Proda thekson se këta shtetas, prej disa vitesh, ushtronin veprimtaritë kriminale. “Ata vepronin të ndarë në disa grupe kriminale dhe kishin ndarë gjithashtu edhe zonat e influencës ku e ushtronin veprimtarinë e tyre kriminale”, tha ai. Nga një analizë e policisë 11 prej tyre kanë qenë të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Etiketa: ArmëBelshBIRNCërrikdozaDrejtoria e Policisë së Shtetit Elbasandy dozaelbasanEuroFARAHashashheroineHetimetIlir ProdakanabisKanabisikokaineKontrolliKreshnik AjaziKrimeLibrazhdMetadonNarkotiknarkotikëNarkotrafikoperacionipaktParaPërrenjasPogradecPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriProkuroriaProkuroria e ElbasanitSHTiranaTrafikvideo
Tjetri
KPK shkarkon gjyqtarin Petraq Çuri

KPK: Gjyqtari Petraq Çuri cënoi besimin e publikut tek drejtësia

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.