AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD kërkon shkarkimin për së dyti të prokurorit Sali Hasa

Gati dy vjet pasi u shkarkua nga KPK për probleme me pasurinë, ILD kërkon shkarkimin e Hasës për shkak të dënimit të tij me formë të prerë për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:45 | 03/07/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë një seance në KLP. Foto: ILD.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD kërkoi të hënën më 3 korrik në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, për shkak të dënimit të tij me formë të prerë për korrupsion dhe fshehje pasurie, pas hetimeve të SPAK ndaj një grupi të trafikut të drogës, që e çuan në pranga më 19 qershor 2021.

Afro dy vjet më parë, më 3 shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pasakta dhe kontradiktore për pasurinë, se kishte mungesë të burimeve, si dhe ishte përpjekur t’i fshehë ato. Pranimi i një sipërfaqe toke në bregdet dhe i favoreve të tjera u konsideruan në cënim të besimit të publikut tek drejtësia nga ana e KPK.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën në KLP, përfaqësuesja e ILD-së, Alma Tafani sqaroi se ndaj Hasës ishte filluar hetimi disiplinor me iniciativë, pas dënimit me formë të prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 2 vjet e 4 muaj heqje lirie për korrupsion dhe fshehje pasurie. Duke sjellë në vëmendje se dënimi penal i formës së prerë cilësohet si shkelje e rëndë disiplinore, Tafani kërkoi shkarkimin e Hasës nga detyra.

Përfaqësuesi ligjor i Hasës, avokati Ermir Dobjani kërkoi pezullimin e procedurës me argumentin se kishin depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë dhe se duhej të pritej kjo vendimarje. Ai u ndal gjatë në themelin e çështjes për të cilën është dënuar Hasa, duke pretenduar se i përfaqësuari prej tij është i pafajshëm. Megjithëse iu kërkua nga Këshilli që të jepte qëndrimin e tij lidhur me kërkesën e ILD-së, Dobjani vijoi të akuzonte SPAK për hetime të padrejta duke pretenduar se korrupsioni ishte kryer nga një tjetër prokuror. Ai kërkoi të dëgjohet për ato që do të thoshte dhe solli në vëmendje të Këshillit se nëse nuk do lejohej, do ta shpërndante në medie. “Pezulloni marrjen e vendimit derisa të zbardhet problematika”, përfundoi Dobjani.

KLP vendosi ta shtyjë vendimarrjen për më datë 17 korrik, në orën 10:00.

Etiketa: Alma TafanibregdetDrejtësiaErmir DobjaniFshehje pasurieGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëhashetimeILDInspektori i Larte i DrejtesiseKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKorrupsionKorrupsioniKPKprokurorProkuroria e Rrethit SarandëSali HasaSarandështatorSPAK
I mëparshmi

‘Kunati i shokut Xhemal’: KLP finalizon transferimin e motrës së Felajt në Tiranë

Tjetri

OPDAT dhe BE kundërshtuan (vet)promovimin e anëtarëve të KLP dhe KLGJ

Tjetri
Akuza dhe tension në KLP për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Tiranës

OPDAT dhe BE kundërshtuan (vet)promovimin e anëtarëve të KLP dhe KLGJ

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.