AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

OPDAT dhe BE kundërshtuan (vet)promovimin e anëtarëve të KLP dhe KLGJ

Edhe pse kërkesa e këshillave për amendimin e ligjit u hodh poshtë nga ndërkombëtarët, KLP dhe KLGJ bënë një sy qorr duke bërë transferimin paralel të tre anëtarëve nga rrethet në Tiranë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një seancë me Komisionin e Çështjeve Ligjore në Kuvend. Foto: LSA

Ekspertët ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian dhe misionit amerikan, OPDAT kanë kundërshtuar një propozim që ka ardhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të ndryshuar ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,” i cili ndalon transferimet paralele dhe rritjet në detyrë të anëtarëve të këtyre këshillave.

Sipas një dokumenti të siguruar nga BIRN,  ‘EU-JUST’ dhe ‘OPDAT’ e cilësojnë “të parekomandueshëm” një ndryshim të tillë, duke kërkuar që të ruhet standardi i vendosur në reformën e drejtësisë, e miratuar me konsensus politik në vitin 2016.

“Transferimi paralel nga gjykata/prokurori jashtë Tirane për në Tiranë apo gjykata/prokurori të tjera afër saj, konsiderohet zhvillim (ecuri) në karrierë,” theksohet në dokument.

“Ky është një standard i vendosur në reformë dhe këshillohet të ruhet”, shtojnë ndërkombëtarët në opinionin drejtuar një grupi pune në Komisionin e Ligjeve.

Ligji “Për statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i miratuar në vitin 2016, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi, ndalon rritjen në karrierë për anëtarët e këshillave gjatë kohës që janë në detyrë dhe për një periudhë 3-vjeçare pasi u ka mbaruar mandati.

Reforma në drejtësi premtonte rikthimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë përmes një procesi të përkohshëm vetingu dhe krijimit të institucioneve të reja si KLGJ dhe KLP, të cilat duhet të luftonin korporatizmin, të forconin pavarësinë dhe llogaridhënien.

Megjithatë, në shtator 2022, KLGJ dhe KLP dërguan në Kuvend një sërë propozimesh ligjore për të “korrektuar” reformën në drejtësi, 6 vite pasi ajo u miratua me konsensus të gjërë politik dhe mbështetje të ndërkombëtarëve.

Në propozimet e dërguara në Kuvend të dy këshillat kërkojnë që të ulet kohëzgjatja për promovin e anëtarëve dhe ndryshimi i ndalimit për transferimet paralele.

“Ulja pjesërisht e kohëzgjatjes së ndalimit për ngritjen në detyrë të ish-anëtarëve të Këshillit si dhe heqja e ndalimit për transferimet paralele synon të adresojë vakancat në sistem,” argumentojnë ata.

“Magjistratët që përmbushin kriteret për tu bërë anëtar Këshilli, vlerësojnë më atraktive ngritjen në detyrë në gjykata më të larta se sa anëtarësinë (që pasohet nga një ndalim për ngritje në detyre dhe transferim)”, theksojnë ato.

Edhe pse kanë qënë të vetdijshëm që ligji nuk i lejonte transferimet paralele të anëtarëve, KLGJ dhe KLP kanë bërë një sy qorr ndaj ligjit.

Në kundërshtim me ndalimet ligjore, në prill KLP vendosi të transferojë në Tiranë nga rrethet dy anëtaret e veta, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi.

Më 31 janar 2023, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me votë unanime të anëtarëve të pranishëm që të transferonte anëtaren e vet, Marçela Shehu, nga Gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës.

Etiketa: BEBIRNEloida GoxhiEsmeralda KeshiEU-JUSTGjykataGjykata e KurbinitGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKLPKuvendMagjistratMagjistratëtMarçela ShehumbështetjendalimOPDATprokurorProkuroriReformashtatorTiranëVetinguzhvillim
Tjetri
Klinton dekorohet në Tiranë për rolin në luftën e Kosovës

Klinton dekorohet në Tiranë për rolin në luftën e Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.