AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Klinton dekorohet në Tiranë për rolin në luftën e Kosovës

Presidenti i 42-të i SHBA-ve u dekorua me medaljen e Yllit të Mirënjohjes nga kryeministri Edi Rama, në një cermoni ku morën pjesë qindra qytetarë. Klinton e cilësoi vizitën një ëndërr dhe theksoi marrëdhënien e veçantë me shqiptarët.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i 42-të i SHBA Bill Klinton gjatë fjalimit në Tiranë. Foto:Nensi Bogdani/BIRN

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte rrethuar me gardh sigurie te hënën pasdite, ndërsa  qindra njerëz, pasi kalonin përmes detektorëve metalikë u grumbulluan para kryeministrisë për të pritur Bill Klinton presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prej këtu dëgjohej muzikë e zgjedhur amerikane dhe ngrihej një podium me ngjyra kuq e blu të flamurit të SHBA. Flamuj amerikanë e shqiptarë shpërndaheshin vazhdimisht në turmë nga pjesëtarë të ekipit organizues të ceremonisë.

“Një herë në jetë të jepet mundësia të shohësh një president amerikan”, – i tha BIRN Estref Agolli, një punonjës i administratës së Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa kolegu i tij, po punonjës i bashkisë Gëzim Xhemo  shtoi se për Klinton ishte edhe më e fortë dëshira për të qenë të pranishëm në shesh.

“Atë që ka bërë ai për ne, për Kosovën” – tha ai duke parë prezencën e tij si falënderim për ndërhyrjen e NATO-s në konfliktin e Kosovës në vitin 1999.

Si dy burrat, një pjesë e pjesëmarrësve brenda perimetrit të sigurisë duket se vinin nga administrata, por të pranishëm ishin edhe qindra qytetarë që kishin dalë të prisnin ish-presidentin.

Qytetarë të Tiranës gjatë pritjes për presidentin Klinton. Foto:Nensi Bogdani, BIRN

Klinton shihet si një faktor vendimtar në fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999, që detyroi Sllobodan Millosheviç të pranonte kushtet për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake, e cila përfshinte spastrime dhe vrasje masive etnike të civilë shqiptarë.

Ai u ftua për një vizitë dy ditore në Shqipëri nga qeveria dhe u prit me nderime zyrtare në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama i akordoi atij medaljen e Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike, për të vlerësuar ndihmesën e tij në fillimet e demokracisë në Shqipëri, si dhe rolin e tij të veçantë në ndalimin e dhunës në Kosovë në vitin 1999.

Në ceremoni ishin pjesëmarrës të gjithë ish-presidentët e Shqipërisë, veç rivalëve të Ramës në politikë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ky i fundit i shpallur “non grada” nga SHBA. Po ashtu të pranishëm ishin edhe figura të politikës shqiptare, kryesisht të Partisë Socialiste dhe deputetë të opozitë përfshi ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Klinton u njoh me dhjetëra të rinj e fëmijë që mbanin si emër Klinton ose Hilary, bashkëshortja e tij, ish-Sekrerare e Shtetit në SHBA. Ata kishin udhëtuar nga Kosova për të falënderuar presidentin për rolin e tij për lirinë e Kosovës, në një kohë kur ata ndoshta nuk kishin lindur akoma.

Gjatë një fjalim emocional Klinton e quajti këtë vizitë një ëndërr që kishte që kur ishte një djalë i ri dhe studionte për luftën e ftohtë dhe Shqipërinë nën diktaturë.

Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton, bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, ish-Presidenti Alfred Moisiu dhe anëtarë të qeverisë gjatë cermonisë për nder të Klinton në Tiranë. Foto:Nensi Bogdani/BIRN

Ai preku në fjalën e tij dhe konfliktin aktual në Veri të Kosovës duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të punojnë bashkë në të mirë të humanizmit. “Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do doja të mos kishte ndodhur kurrë”, tha Klinton.

Ai megjithatë u duk më afër me qeverinë e Kosovës në qëndrime se sa kryeministri Edi Rama në muajt e fundit. Klinton tha se 4 bashkitë në Veri të Kosovës ishin krijuar për t’u dhënë “4 kryebashkiakë më tepër” pakicës serbe të Kosovës dhe shtoi se ata kishin bërë gabim që nuk kishin marrë pjesë në votime.

Megjithatë ai bëri thirrje për të gjetur një zgjidhje për të ulur tensionet duke i ftuar shqiptarët të toleronin. “Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke patur tension? Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë që të kenë një qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet “ju duhet të votoni’’ gjithmonë”, tha Klinton, ndërsa theksoi marrëdhënien e tij të veçantë me shqiptarët.

Ai po ashtu tha se ishte besim plotë për zhvillimin e vendit. “Sot pra më dhatë një dhuratë të madhe, më të madhe madje edhe sesa nderi. Më latë të shoh çfarë bëhet për të ardhmen në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë”, tha ai.

Presidenti i 42-të i SHBA dhe kryeministri Edi Rama gjatë cermonisë në Tiranë. Foto:Nensi Bogdani/ BIRN.

Ndërsa Rama mbajti një fjalim të gjatë ku veçoi për rolin që Klinton luajti 24 vite më parë për çlirimin e Kosovës. “Në shqiptarët kemi patur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë në lëkurën e kombit tonë forcën rrëqethëse të fjalës së Presidentit Klinton në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999”, tha Rama, duke lavdëruar më pas oratorinë e Klinton dhe lexuar pjesë nga fjalimet e tij të vitit 1999.

Rama po ashtu u mburrur se PS-ja që ai drejton ishte ndër të paktat forca politike që ndiqnin “Rrugën e tretë” të Klinton dhe ish-kryeministrit Britanik Toni Blair. “Shqipëria është një nga të paktat vende rreth e rrotull, ku një parti e rrugës së tretë, vazhdon të qeverisë prej vitesh”, tha kryeministri.

Më pas Klintonit iu dha medalja e Yllit të Mirënjohjes, të cilën Rama e prezantoi si medalja më e lartë që jep Këshilli i Ministrave. Ish-presidenti i SHBA do të qëndrojë në Shqipëri edhe të mërkurën, por detaje të agjendës nuk janë bërë publike.

Etiketa: AdministrataAlfred MoisiuBamir TopiBashabesimBill KlintonBIRNdeputetDëshmorët e KombitDhunëEdi RamaHillari KlintonIlir MetaKosovaKosovëKryebashkiakKryeministri Edi RamaLulzim BashaMedaljeMetaMillosheviçNATONensi BogdaniParaPartisë SocialistePDpresidentPSQeveriaRamaRexhep MejdaniSali BerishaSerbiaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareShteteve të Bashkuara të AmerikësTiranëToni Blairvrasje
Tjetri
Gentiana Xhelili përballet me pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.