AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Kunati i shokut Xhemal’: KLP finalizon transferimin e motrës së Felajt në Tiranë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 6 vota pro dhe 3 kundër transferimin në Prokurorinë e Tiranës të prokurores Eranda Felaj, edhe pse anëtarët në pakicë e konsideruan këtë një situatë të konfliktit të interesit dhe cenim të besimit të publikut te drejtësia.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:15 | 03/07/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë votimit për transferimin e motrës së deputetes Felaj nga Vlora në Tiranë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën me gjashtë vota pro dhe tre vota kundër transferimin e prokurores Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës.

Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj.

Në favor të transferimit votuan gjashtë prej anëtarëve të pranishëm: konkretisht zëvendëskryetari Tartar Bazaj; Bujar Sheshi; Esmeralda Cami; Eloida Goxhi; Arta Mandro dhe Ledina Riza. Kundër votuan anëtarët Sokol Stojani, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani.

Ndërkohë, nuk ishin të pranishëm në mbledhje kryetari i KLP-së, Alfred Balla dhe anëtari Zeqir Hoda.

Votimi për transferimin e Felajt u parapri nga diskutime mes anëtarëve të KLP-së për shkak të mbledhjes në të njëjtën prokurori të katër familjarëve të ngushtë të deputetes Felaj.

Anëtarja Nurihan Seiti tha se Këshilli “duhet të jetë i ndjeshëm ndaj ndjeshmërisë së kësaj situate”.

“Ndryshe nuk jemi në funksion të ligjit,” vërejti Seiti dhe kërkoi që Këshilli të kujdeset për besimin e publikut, që të mos duket sikur nuk ka ndryshuar asnjë gjë krahasuar me prokurorinë e mëparshme që ishte organ i centralizuar. Ajo kërkoi kohë për trajtimin e transferimit të Felajt, duke sugjeruar që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjetur zgjidhje.

Zëvendëskryetari Tartar Baze ndërhyri duke konstatuar se në Gjykatën Kushtetuese dërgohen për interpretim vetëm ato pjesë të legjislacionit që janë të paqarta. Ndërsa Mandro propozoi që të bëhet studim për të evidentuar nëse ka raste të ngjashme dhe se çfarë impakti kanë sjellë në funksionimin e prokurorisë. Ajo vërejti se KLP nuk ka ende një rregullore që të përcaktojë situatat e papajtueshmërisë ambjentale, megjithëse ligji e detyron të hartojë një të tillë.

Anëtari Bujar Sheshi evidentoi se Gjykata Kushtetuse e kishte shfyqizuar nenin e mëparshëm, duke e konsideruar si pengesë për zhvillimin e karrierës dhe se më vonë, në vitin 2019, Kuvendi kishte miratuar ndryshimet përkatëse.

Në vijim paraqiti mendimin e tij edhe anëtari Sokol Stojani. Sipas tij, një prej qëllimeve të reformës në drejtësi ishte edhe goditja e burokracive dhe situatave të tilla.

“Ne jemi vend i vogël dhe aty janë disa familjarë në një prokurori. As në diktaturë nuk është lejuar nepotizmi. Papajtueshmëria ambjentale është përcaktuar për të rritur besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është lidhje nepotike,” tha ai dhe shtoi se ishte mirë që po trajtohej kjo situatë, pasi në këtë mënyrë mund t’i tërhiqej vëmendja edhe ligjvënësit.

“Të mos bëhemi qesharakë. Edhe në kohën e diktaturës situata të tilla u trajtuan dhe goditën nëpërmjet humorit, si në rastin e ‘Kunatit të shokut Xhemal’”, solli Stojani në vëmendje të Këshillit skeçin humoristik të mirënjohur të estradës shkodrane.

“Ne duhet të kujdesemi për konfliktin e interesit. Kjo kërcet. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur, mund të vijë dhe baxhanaku dhe kunati i motrës,” vijoi ai.

Ndërsa anëtarja Riza u shpreh se nuk dihej nëse kjo çështje do të diskutohej kaq shumë, po të mos ishte mbiemri në fjalë. Por menjëherë ndërhyri Seiti, e cila i kërkoi të mos e ngatërronte situatën me mbiemra. Sipas kësaj të fundit, i rëndësishëm është fakti se janë persona me lidhje familjare në një institucion.

Anëtarja Bogdani tha se do të kishte qenë më mirë që projektakti për transferimin e prokuores Eranda Felaj të pezullohej. Ajo theksoi se shqetësohej për besimin e publikut tek Këshilli dhe solli në vëmendje se një pjesë e magjistratëve janë shkarkuar pikërisht për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Por pavarësisht shqetësimeve të ngritura në Këshill, kreu i KLP-së, Alfred Balla deklaroi thuajse në të njëjtën kohë gjatë raportimit të tij në Kuvend, se “ne i lidhte emrat e prokurorëve me deputetë”.

“Neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale. Duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj, i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit të Gjykata Kushtetuese i ka bërë këtij neni. Ne e kemi diskutuar dhe rasti i fundit që e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie kunat, motër vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës. Ka qenë një koincidencë që në këtë prokurori të madhe të aplikojnë,” tha Balla.

Lidhur me këtë situatë pati replika të hënën mes ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetëve të tjerë të opozitës dhe deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

“Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi zotëri. Se magjistrat të bënë shkolla, nuk jemi plepista, nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista,” tha Felaj.

Katër familjarët e deputetes socialiste u transferuan në Prokurorinë e Tiranës brenda katër viteve të fundit. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës. Të hënën më 3 korrik u transferua nga Vlora edhe motra e deputetes socialiste, prokurorja Eranda Felaj.

Etiketa: Alfred BallaAlma FelajArmando FelajArsimiArta MandroBledar ValikajBujar SheshideputetDrejtësiaEloida GoxhiEranda FelajErmonela FelajEsmeralda Cami.GjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKonflikti i interesitkushtetueseKuvendKuvendiLedina RizaLidhje nepotikeLigjMagjistratMbledhjeMirela BogdaniNurihan SeitiPartisë SocialistepresidentprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeSali BerishashkollaSokol StojaniTartar BazajTiranëVloraVotaVotimiZeqir Hoda
I mëparshmi

Qendra Ndërkombëtare e Hetimit do të hetojë krimet kundër Ukrainës

Tjetri

ILD kërkon shkarkimin për së dyti të prokurorit Sali Hasa

Tjetri
KLP shkarkon prokurorin Shkëlqim Kokona për shkelje të përsëritura

ILD kërkon shkarkimin për së dyti të prokurorit Sali Hasa

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.