AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e avokatit të Zotos shtyn gjyqin për inceneratorin e Fierit

Gjykata shtyu leximin e konkluzioneve të mbrojtjes në procesin ndaj ish-ministrit Lefter Koka dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre në ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të të gjithë të akuzuarve dhe në total mbi 53 vjet burg për ta.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
15:03 | 03/07/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Trupa gjykuese që po shqyrton çështjen me të akuzuar ish-ministrin Lefter Koka, ish-depuetit Alqi Bllako dhe biznesmenin Klodian Zoto, vendosi të hënën të shtyjë seancën për në datën 10 korrik, pasi u konstatua mungesa e një avokati.

Gjyqi për aferën e inceneratorit të Fierit është në fazën e leximit të konkluzioneve të mbrojtjes për 15 të akuzuarit, pasi më herët prokuroria kërkoi në pretenca shpalljen fajtorë të të gjithë të akuzuarve dhe dënimin e tyre me një total prej 53 vjetësh burg duke përfshirë uljen nga gjykimi i shkurtuar dhe një vendim dënimi të pezulluar.

Por gjatë seancës së kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, pjesë e trupës me anëtar gjyqtaren Elsa Ulliri dhe gjyqtarin Erjon Çela, pas leximit të apelit të palëve, u vu në dukje se përfaqësuesi i biznesmenit Klodian Zoto, i cili është arratisur dhe gjykohet në mungesë, nuk ishte i pranishëm. Gjyqtarja tha se avokati Ardian Leka, kishte kërkuar shtyrje të procesit pasi nuk ndodhej në Shqipëri për shkak të një problemi shëndetësor.

Prokurori Dritan Prençi, i cili përfaqësonte akuzën në seancë, kundërshtoi kërkesën dhe kërkoi vijimin e leximit të mbrojtjes për të akuzuarit e tjerë dhe caktimin e një avokati kryesisht. Gjykata e konsultuar në vend vendosi që procesi të shtyhej, duke arsyetuar se avokati në fjalë nuk ishte bërë më herët arsye për pengimin e procesit dhe se me shtyrjen u jepej kohë mbrojtësve të sillnin qëndrimet përfundimtare në seancën e radhës. Gjykata po ashtu u kërkoi mbrojtësve të ish-ministrit Koka të shpreheshin me mendim mbi një kërkesë të bankës Raifaissen për tu cilësuar palë e tretë në proces.

Të akuzuar në proces janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, biznesmeni Klodian Zoto dhe zyrtarët e lartë Pëllumb Abeshi e Etleva Kondi, të cilët janë duke u gjykuar nga Gjykatra e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, edhe për aferën e incineratorit të Elbasanit.

Nën akuzë janë edhe anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri dhe Erjon Murataj akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa supervizori  Arben Dervishaj akuzohet edhe për “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë, drejtues dhe administratorë të “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k. dhe disa kompanive fiktive akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, dhe pastrim parash. Në listë janë Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza dhe drejtues të kompanive të dyshuara fiktive Regan Merdani e Gentian Zifla.

Etiketa: Alqi BllakoArbër DeniziArenc MyrtezaniArjola KodraAzem ShateriBurgDritan PrençiElsa UlliriErjon ÇelaErjon MuratajEtleva KondiFierFlorjan MuçajGiuseppe CiaffaglioneGjykataGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjyqiInceneratori i FieritIntegrated Technology Waste Treatment FierKlodian ZotoKorrupsionkorrupsion pasivKorrupsioniLefter KokaLoran DushaMjedisitPartisë SocialistepasojaPastrim parashPëllumb AbeshipretencaProkuroriProkuroriaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRudina PallojSabina CenameriSHshqipShqipëriShtyrjeVendim
I mëparshmi

Prigozhini është një simptomë

Tjetri

Qendra Ndërkombëtare e Hetimit do të hetojë krimet kundër Ukrainës

Tjetri
Qendra Ndërkombëtare e Hetimit do të hetojë krimet kundër Ukrainës

Qendra Ndërkombëtare e Hetimit do të hetojë krimet kundër Ukrainës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.