AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi ndaj Fatmir Mediut shtyhet për të pestën herë në tre muaj

Verifikimi i prokurave të lëshuara kohë më parë nga familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit u bë shkak për një tjetër shtyrje të procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:55 | 07/07/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatmir Mediu në SPAK | Foto: LSA

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 7 korrik të shtyjë për për të pestën herë seancën lidhur me procesin penal në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Shtyrja u krye pasi avokati Dorjan Matlija nuk u legjitimua nga gjykata si avokat i 109 të dëmtuarve apo trashgimarëve ligjorë të viktimave në tragjedinë e Gërdecit, për të cilët kishte paraqitur prokura të posaçme përfaqësimi të nënshkruara vite më parë.

Në seancën parardhëse më 22 qershor, gjyqtarja Irena Gjoka pranoi përfaqësimin nga avokati Matlija të tre familjarëve të viktimave, ndërsa e shtyu seancën për verifikimin e prokurave për 106 të tjerë.

I pyetur nga gjykata të premten, prokurori i pranishëm, Klodian Braho u shpreh se vetëm një prej 109 personave që kanë lëshuar prokurë nuk rezultonte të kishte pasur dëme apo të ishte trashëgimtar ligjor i ndonjë prej viktimave të Gërdecit. Lidhur me këtë rast, avokati Matlija shpjegoi se zonja e cila ka lëshuar prokurën, atëherë ka qenë shtatëzënë dhe ka humbur fëmijën.

Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm në seancë. Ndërkohë, përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha ngritën pretendime ndaj vlefshmërisë së prokurave. Sipas Vishës, prokurat janë lëshuar shumë vite më parë dhe se disa prej tyre janë përpiluar për fëmijë të mitur nën kujdestarinë e prindërve, ose në raste të tjera janë nënshkruar nga individë në moshë të madhe që duhet verifikuar nëse jetojnë ende.

Avokati Matlija vërejti se proceset gjyqësore zgjasin me vite dhe se në këtë rast çështja në fjalë vijon prej 15 vitesh, ndërsa prokurat nuk kanë më shumë se 10 vjet. Sipas tij, nuk ka kuptim që të ripërsëriten dhe duhet të konsiderohen, pavarësisht datës kur janë lëshuar.

Pasi u tërhoq për verifikim të prokurave, gjykata konstatoi të meta dhe ftoi avokatin që të kryejë korrigjimet përkatëse.

Në këtë moment, Matlija deklaroi revokimin e kërkesës së tij për përfaqësimin e personave që kanë lëshuar prokurë, por që nuk janë të pranishëm. Ai tha se për procesin është e mjaftueshme përfaqësimi i familjarëe të viktimave që janë në sallë dhe kërkoi që të vijojë gjykimi.

Edhe prokurori Klodian Braho kërkoi legjitimimin e mbrojtësit të familjarëve të viktimave dhe të të dëmtuarve

Në vijim, avokati i Mediut, Ardian Visha kërkoi që të njoftohen të dëmtuarit dhe familjarët e viktimave për revokimin e avokatit të tyre. Matlija theksoi se kërkesa për revokim ishte kryer vetëm për shkak se nuk donte shtyrje të procesit.

Pasi u tërhoq, gjyqtarja Gjoka konstatoi se prokurat janë lëshuar në kohë të hershme, se një pjesë e tyre ishin lëshuar për përfaqësime në procese civile, ndërkohë që disa prej autorizuesve kishin qenë të mitur. Bazuar në këto rrethana, ajo vendosi të mos e legjitimojë avokatin Matlija si përfaqësues të të dëmtuarve apo trashëgimtarëve ligjorë ku janë konstatuar të metat, si dhe të bëhet njoftim me anë të shpalljes publike për të lajmëruar të interesuarit për këtë fakt.

Në vijim, Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 18 korrik, në orën 14:00.

 

Etiketa: Ardian VishaDorian MatlijaFamiljarët e viktimaveFatmir MediuGërdecGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjyqGjyqiHenrik LigoriIrena GjokaKlodian BrahoMetaProkurProkuroriProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarShtyrjetë miturTragjedia e Gerdecitverifikim
I mëparshmi

Mandati i Xhaçkës, PS vazhdon piruetat për zvarritjen e vendimit të Kushtetueses

Tjetri

Mbetjet urbane dhe të ngurta dëmtojnë imazhin turistik të Valbonës

Tjetri
Turistë të huaj në Valbonë

Mbetjet urbane dhe të ngurta dëmtojnë imazhin turistik të Valbonës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.