AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Mbetjet urbane dhe të ngurta dëmtojnë imazhin turistik të Valbonës

Pronarët e bujtinave në Valbonë shprehen se autoritetet duhet ti forcojnë përpjekjet për pastrimin e mbejteve urbane dhe inerte, të cilat kërcënojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në luginë.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
3 years më parë
në Artikull kryesor, Mjedisi, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Turistë të huaj në Valbonë
Turistë të huaj në Valbonë | Foto : Bashkia Shala / BIRN

Tropojë | Jonuz Vokshi ka udhëtuar nga Gjakova bashkë me familjen e tij të madhe për në luginën e Valbonës, vendi i tij i preferuar për të pushuar gjatë diteve të nxehta të verës.

“Më pelqen shumë natyra, klima, uji i kristaltë i Valbonës,” shprehet Jonuzi, i cili me krenari pohon se e ka vizituar luginën 30 herë bashkë me familjen. “Por kam vërejtje për mbeturinat dhe inertet  që janë të hedhura gjithandej”, shtoi ai me keqardhje.

Motra e Jonuzit, Arbnora Morina jeton në shtetin Wisconsin në SHBA. Ajo vjen çdo vit për pushime në Gjakovë dhe gjatë pushimeve frekuenton disa herë Valbonën.

“Dora e Zotit ka rregulluar gjithçka përfekte, por mbeturinat janë problem,” tha ajo, ndërsa shtoi se ka parë që në kontenierët e mbeturinave ushqehen kuajt dhe ato i shperndajnë mbeturinat përreth.

“Ka ndërtime pa plan dhe inerte të hedhura gjithandej”, u ankua Arbnora.

Bashkëshortja e Jonuzit, Vjollca kujtoi se ndërtimi i dy HEC-eve në lumin Valbona gjithashtu ka ndikur në mënyrë negative rrjedhën tij.

“Shoh herë pas here që me ndërtimin e këtyre HEC-eve është pakësuar edhe uji në një pjesë të madhe të shtratit të lumit”, tha ajo.

Bashkia e Tropojës pranon se ekzistojnë problemet me ndotjen dhe mbetjet, por përfaqësues të qeverisjes vendore dhe prefekturës po punojnë për ta mbajtur mjedisin të pastër.

“Ka mbetje të hedhura edhe në lumenj të tjerë, por kemi disa projekte për t’i pastruar,” tha Aranit Ymeri, përgjegjës në sektorin e turizmit në bashkinë e Tropojës.

“E rëndësishme është që të mos prishet imazhi i turizmit,” theksoi ai, ndërsa shtoi se vitin e kaluar 75 mijë syresh e kanë vizituar Valbonën.

Ymeri theksoi se në zonat turistike të bashkisë Tropojë, veçanërisht në Valbonë, janë krijuar të gjitha kushtet për tërheqjen e mbetjeve urbane.

“Praktika jonë e punës është që të fillojmë pastrimin e territorit para se të fillojë sezoni turistik, si në qytet por edhe në rrugët që kanë destinacion turistik,” shpjegoi ai.

Ymeri shtoi se bashkia ka vendosur kontenierë në të gjitha pikat turistike dhe mbetjet i terheqim dy herë në javë. Ai e konsideron si me mjaft rëndësi përfundimin e impiantit të pastrimit të ujrave të zeza, megjithëse në këtë projekt nuk është e përfshirë e gjithë zona turistike.

“Tashmë këto ujra derdhen të pastruara në lumin Valbona”, theksoi Ymeri.

Valbonë
Tabelë ndërgjegjsuese në hyrje të fshatit Valbonë | Foto: Bashkim Shala
Familja Vokshi nga Gjakova
Familja Vokshi nga Gjakova për pushime në Valbonë | Foto: Bashkim Shala
Valbonë
Pleh bagëtishë në anë të rrugës në Valbonë | Foto: Bashkim Shala

Hysni Selimaj
Hysni Selimaj, pronari I Guesthouse “Hysa” Valbonë
Valbonë
Kosh mbeturinash urbane në Valbonë | Foto: Bashkim Shala
Kelmend Selimaj
Kelmend Selimaj pronar I Bar Restorant Guesthouse Jezerca, Valbonë | Foto: Bashkim Shala

Operatorët turistikë në Valbonë shprehen të kënaqur me numrin e turistëve, kryesisht të huaj edhe këtë vit, por janë të pakënaqur me trajtimin e mbetjeve dhe inerteve që sipas tyre po dëmtojnë imazhin e turizmit në Valbonë.

Kelmend Selimaj, pronar i bujtinës Jezerca tha se duhet bërë më shumë përpjekje për trajtimin e mbetjeve në zonën turistike të Valbonës.

“Turistët e huaj janë shumë të ndjeshëm ndaj mbeturinave të cilat ekspozohen më shumë gjatë dimrit, pasi në periudhën e verës ambjenti është i veshur me gjelbërim duke i maskuar disi,” tha ai, ndërsa shtoi se duhet të pastrohen të gjitha vatrat e ndotura.

Sipas Selimajt një problem i madh janë edhe inertet e hedhura vend e pa vend si pasojë e ndërtimeve të vazhdueshme në Valbonë.

“Jemi shumë të vonuar në trajtimin e mbetjeve në zonat turistike,” tha ai. “Në këtë kohë duhet të ishim në fazën e seleksionimit të mbetjeve dhe jo të diskutonim nëse ato terhiqen ose jo”, theksoi Kelmendi.

Hysni Selimaj, një tjetër operator turistik, i tha BIRN se pastrimi i mbetjeve lë shumë për të dëshiruar dhe se situata e mbetjeve dhe inerteve është veçanërisht e papranueshme për turistët e huaj.

“Ka mungesë kontenierësh, ku edhe ato ekzistues janë të amortizuar dhe të prishur,” tha Hysniu, pronar i bujtinës Hysa në Valbonë.

“Behen punime në kulmin e sezonit turistik dhe nuk pastohen inertet”, u ankua ai.

Të njejtin shqetësim shpreh edhe vëllai i tij, Lis Selimaj njëherazi ortak në biznesin famlijar.

“Në të gjithë zonën nuk ka kosha të vegjël”, u ankua ai.

Vëllezërit Selimaj listojnë si shqetësim edhe mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike në Valbonë.

“Energjia elektrike mungon sidomos në fundjava atëherë ku ka më shumë turistë,” tha Hysniu.

“Është një ujësjellës që ka një kapacitet shumë të vogël, sa për të furnizuar fshatin e dikurshëm të para viteve 90-të, ndërkohë që aktualisht në Valbonë janë 1,800 shtretër të regjistruar, pa marrë parasysh turistët ditorë dhe ato që kampojnë me autokampingje”, përfundoi ai.

Etiketa: Arbnora MorinaArianit YmeriBashkiaBashkia TropojëBIRNBujtina JezercaBujtina SelimajEnergjiaenergjia elektrikeGjakovaHECHysni SelimajJonuz VokshiKelmend SelimajLis SelimajmbetjeMbetjet urbaneMjaftMjedisiMorinaParaPunëpushimeSelimajSHSHBAturistTuristët e huajUjësjellësValbonaValboneValbonësWisconsin
Tjetri
Prokurori Përparim Vukaj gjendet me probleme në kriterin e pasurisë

Prokurori Përparim Vukaj gjendet me probleme në kriterin e pasurisë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.