AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Këshilli i Mandateve shtyn mbledhjen mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj

Pas katër orë debatesh politike deputetët e Partisë Socialiste i dhanë edhe orë më shumë kolegut të tyre dhe ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj duke pranuar një kërkesë të avokatëve për shtyrje të seancës së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve që duhet të votojë për të miratuar ose jo arrestimin e Ahmetajt.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministi Edi Rama dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në Kuvendin e Shqipërisë më 21 prill 2022. Foto: LSA

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve në Kuvend vendosi të martën që të shtyjë vendimmarrjen për kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit socialist Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër në disa ministri, i akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Mbledhja që zgjati 4 orë u shty për të mërkurën pasdite  me kërkesë të avokatëve mbrojtës, Sajmir Visha e Henrik Ligori, të cilët kërkuan kohë për të paraqitur mbrojtjen.

Mbledhja u bë me dyer të mbyllura, siç ishte kërkuar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pavarësisht këmbënguljes së deputetëve të opozitës që ajo të ishte e hapur për publikun.

Prokurorët e çështjes, kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe prokurorja Enkeleda Millonai mësohet se parashtruan para  Këshillit gjetjet e hetimit, ku sipas tyre bazohet kërkesa ndaj Kuvendit për arrestimin e tij.

Komunikimi i vetëm me mediat u bë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili akuzoi mazhorancën se me shtyrjen e vendimit po mbronte deputetin e saj dhe po i jepte atij kohë t’i fshihej drejtësisë.

Sipas Bardhit, avokatët kishin pranuar se Ahmetaj ndodhej jashtë Shqipërisë. “Kam pyetur Dumanin se ku ndodhet Ahmetaj, por nuk kam marrë përgjigje nëse ai ndodhet në Kanada apo jo,” tha Bardhi.

Kuvendi njoftoi të hënën se kishte marrë kërkesën e SPAK, për autorizimin e arrestimit dhe kontroll banese ndaj deputetit Ahmetaj dhe dosjen voluminoze të hetimit ndaj tij.

Hetimi i prokurorisë kundër ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ka zbuluar prona dhe investime të padeklaruara të tij në dy dekada si dhe pagesa të tërthorta të marra nga biznesmenët e inceneratorëve me vlerë 491 mijë euro si dhe një vilë në Hamallaj.

Prokuroria bën të ditur se ka identifikuar gjithashtu një vilë në Green Coast në Palasë, të cilën dyshohet se Ahmetaj e ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga biznesmeni Mond Begaj.

Etiketa: AhmetajAltin DumaniArben AhmetajBiznesmendeputetEnkeleda MillonaiEuroGazmend BardhiGazment BardhiGreen CoastHamallajHenrik LigoriInceneratorinvestimeKanadaKëshilli i Mandateve dhe RregulloresKlodian ZotoKorrupsioniKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperiseMirel MertiriMond BegajParaPartia DemokratikePartisë DemokratikePastrim i produkteve penalePastrim parashprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarpronashqipSPAK
Tjetri
Diell, det dhe çmime “të frikshme”: Kambana alarmi për turizmin në Kroaci

Diell, det dhe çmime “të frikshme”: Kambana alarmi për turizmin në Kroaci

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.