AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ligji për mjekët e rinj pritet me kritika në Kuvend

Projektligji i qeverisë është futur me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, edhe pse ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se “nuk jemi ende në emergjencë për mungesë mjekësh” dhe se kostot e studimit nuk janë përcaktuar. Deputetët e opozitës e kundërshtuan atë si cënim i të drejtave të njeriut.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:27 | 17/07/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentët e mjekësisë në protestë kundër punës së detyrueshme pas diplomimit. Foto: Nensi Bogdani.

Komisioni i Ligjeve dhe ai për Media dhe Edukim diskutuan të hënën projektligjin e qeverisë për mjekët e rinj, që tenton të ndalojë eksodin e mjekëve duke i kushtëzuar ata me kontrata paraprake detyruese për të punuar në Shqipëri.

Projektligji i qeverisë i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri përpara se të marrin diplomën, një kusht që po kundërshtohet përmes protestave nga studentët, dhe që u kritikua dhe nga deputetë të opozitës si cënim i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Projektligji u fut me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit duke i paraprirë vitit të ri akademik, edhe pse ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se nuk ishin akoma në kushtet e një emergjence kombëtare për mungesë mjekësh.

“Nuk jemi në emergjencë, por mund të jemi pas 2 vitesh ose më vonë,” tha ajo në Komisionin e Ligjeve, por pranoi nëpërmjet shifrave që kushtëzimet e parashikuara në ligj vinin nga nevoja për më shumë mjekë në sistemin shëndetësor.

“Aktualisht kemi 5400 mjekë në sistem, që i bie 1.93 mjekë për 1000 banorë, shumë larg vendeve të OECD,” tha Kushi.

Sipas ministres së Arsimit, shkalla e emigracionit ishte 20 për qind e mjekëve të diplomuar dhe se nga vendi ynë drejt vendeve të BE-së, SHBA, Britani e Madhe e Kanada, janë larguar 1200 mjekë në vitet e fundit.

Ajo këmbënguli se projetkligji kishte dy objektiva; motivimin e mjekëve të rinj që të punonin në Shqipëri  dhe gjetjen mekanizmit për të parandaluar emigracionin e mëtejshëm të tyre.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan projektligjin dhe fajësuan qeverinë se nuk ka marrë masa të tjera, si rritje pagash dhe përmirësim infrastrukture për ta bërë punësimin në vend një ofertë ndaj  eksodit të mjekëve.

Deputetja Dhurata Çupi kërkoi që studentët të dëgjoheshin si palë e interesuar gjatë seancës me ministren, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga mazhoranca.

“Cili është qëllimi i inciativës tuaj?” iu drejtua ajo ministres, duke shtuar se “nuk keni marrë parasysh interesat e studentëve”.

Kushi këmbënguli disa herë se kontrata nuk ishte detyruese dhe se studentët mund të zgjidhnin të paguanin kostot e studimit nëse nuk e firmosnin, por ajo nuk dha një shifër se sa ishte kostoja e një viti akademik në Mjekësi.

“Këshilli i Ministrave do të miratojë metodologjinë e përllogaritjes së kostos dhe do të jetë universiteti që do të nxjerrë në bazë të saj koston për çdo vit akademik,” tha ajo.

Deputeti i PS-së Eduart Ndreca e vlerësoi në tërësi ligjin, por ngriti pikëpyetje mbi kufizimin e dhënies së diplomës dhe masat që qeveria po merr për profesione të tjera që mund të rrezikohen nga emigrimi.

“Mund të kishim gjetur klauzola të tjera që ta detyronim studentin të respektonte marrëveshjen, pa i ndaluar dhënien e diplomës,” tha ai, por Kushi u përgjigj se ishte e hapur të pranonte një zgjidhje tjetër efektive që mund të propozonte komisioni.

Duke përdorur terminologjinë “Trajtimi i veçantë” dhe “Punësim me prioritet”, në fakt projektligji parashikon klauzola detyruese për gjithë studentët e rinj dhe për ata që janë aktualisht duke ndjekur studimet.

Nëpërmjet marrëveshjeve qeveri-student, kandidatët për degën “Mjekësi e Përgjithshme” do të duhet të bien dakord që diplomën ta tërheqin vetëm pas përmbushjes së kushtit të punësimit jo më pak se 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas përfundimit të studimeve. Detyrimi për punësim përfshin sektorin publik dhe atë privat.

“Pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare,” thuhet në projektligj.

Parashikimet ligjore prekin dhe studentët e tjerë nga viti i dytë deri në të katërtin, të cilët do të jenë detyruar të nënshkruajnë marrëveshje para nisjes së vitit të ri akademik duke pranuar të punojë jo më pak se 3 vite në vend.

Ndërsa për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, detyrimi i punësimit në Shqipëri është deri në 2 vite.

Për ata studentë që nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë do të aplikohet pagesa e vlerës së plotë të kostos së studimeve, e cila nuk bëhet e ditur në projektligj.

 

Etiketa: BEBritanideputetDhurata ÇupiEduart NdrecaEksodi i mjekëveEmigrimiEvis KushiKanadakandidatëtKomisioni i LigjeveKomisioni per Media dhe EdukimKuvendLigjmarrëveshjeMasaMediaMinistria e Arsimit dhe ShkencësMjekmjekëOECDParaProjektligjProjektligjiProjektligji i qeverisëPSPunëQeveriaSHSHBAshqipShqipëristudent
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Agim Dalipaj

Tjetri

Gjuha e Kodit Penal shqiptar ruan stigmën rreth homoseksualitetit

Tjetri
Gjuha e Kodit Penal shqiptar ruan stigmën rreth homoseksualitetit

Gjuha e Kodit Penal shqiptar ruan stigmën rreth homoseksualitetit

shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.